Ç’mendon ish-truproja i Lady Dianas për performancën e Kristen Stewart në ‘Spencer’?

12 Nëntor 2021, 17:00Lifestyle TEMA
Ç’mendon ish-truproja i Lady Dianas për performancën e

Ish-truproja i Lady Dianas, Ken Wharfe foli për portretizimin e princeshës së ndjerë nga Kristen Stewart dhe vlerësoi performancën e saj në dramën e Pablo Larraín të vitit 2021, “Spencer”.

Wharfe shërbeu si oficer i mbrojtjes personale të Princeshës së Uellsit nga viti 1989 deri në vitin 1993, që do të thotë se ai ishte truproja i saj në kohën kur zhvillohet filmi: në vitin 1991.

“Nga të gjithë njerëzit që kanë luajtur Dianën gjatë 10 viteve të fundit, ajo është më e afërta me të”, tha ai për People duke iu referuar Kristen. “Ajo arriti të përsosë sjelljet e saj.”

Filmi përshkruan disa nga betejat me të cilat Diana hasi mes martesës së saj të vështirë me Princin Charles, si dhe të qenit nënë për djemtë e saj, William dhe Harry.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje