Kompjuteri i parë Apple shitet për vlerën e lartë

12 Nëntor 2021, 14:39Lifestyle TEMA

Një nga modelet e kompjuterit të parë, i krijuar nga themeluesit e Apple, u shit në ankand në SHBA.

Kompjuteri Apple-1 u krijua në 1976 nga Steve Jobs, Steve Wozniak dhe disa njerëz të tjerë. Një nga modelet e krijuara me dorë është ofruar nga shtëpia e ankandeve “John Moran Auctioneers”.

Kompjuteri u ofrua me një çmim fillestar prej 200 mijë dollarësh dhe pritej të arrinte dy deri në trefishin e çmimit. Oferta përfundimtare ishte 400 mijë dollarë.

Ky nuk është çmimi rekord me të cilin është shitur një model Apple-1, sepse në vitin 2014, kompjuteri në ankand arriti çmimin prej 905 mijë dollarë.

Kompjuterët Apple-1 u krijuan midis viteve 1976 dhe 1977 në një garazh në Kaliforni. Ato janë montuar me dorë, janë zbukuruar me një kuti druri dhe janë krijuar vetëm 200 modele.

 

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje