FOTOT/ Luanë deti, peshkaqenë dhe zogj të rrallë, lumi i Londrës nga i vdekur kthehet në “parajsë” mjedisore

12 Nëntor 2021, 14:40Lifestyle TEMA
FOTOT/ Luanë deti, peshkaqenë dhe zogj të rrallë, lumi i

Në vitet ‘50, kur në Britaninë e Madhe kryeministër ishte ende një personazh si Winston Churchill, autoritetet mjedisore e kishin cilësuar Tamizin, lumin që përshkon dhe karakterizon Londrën, si të vdekur nga pikëpamja biologjike. 

Por natyra na ka mësuar të gjej shërim edhe aty ku duket e pamundur, dhe 60 vjet më vonë situata duke tërësisht ndryshme, madje jashtë pritshmërive.

Sipas Shoqatës Zoologjike të Londrës, gjithmonë e më shumë në brigjet jo larg Big Bënit po duken pendat e peshkaqenëve, por edhe format e pazakonta të fokave dhe luanëve të detit.

Shumë prej tyre po spostohen nga shkrirja e akujve në veriun e kontinentit, duke gjetur një “habitat” komod në Tamiz, ujërat e të cilit janë dukshëm më të pastra, pas mbylljes ndër dekada të industrisë së rëndë dhe minierave përgjatë saj.

Sipas autoriteteve mjedisore britanike, tashmë janë  mbi 115 lloje peshqish dhe 92 specie zogjsh jetojnë në mënyrë të qëndrueshme në ujërat e lumit të njohur.

 

1 komente në “FOTOT/ Luanë deti, peshkaqenë dhe zogj të rrallë, lumi i Londrës nga i vdekur kthehet në “parajsë” mjedisore”

  1. I.Hoti says:

    LIGJI & DREJTESIA krijojne qyteterim!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje