Austria rikthen në karantinë të pavaksinuarit, Schallenberg: Turp për normën e ulët të vaksinimit

14 Nëntor 2021, 16:29Bota TEMA

Qeveria austriake ka urdhëruar një bllokim mbarëkombëtar për njerëzit që nuk janë vaksinuar kundër COVID-19, një masë që synon të ngadalësojë përhapjen e shpejtë të sëmundjes në vend.

Lëvizja, e cila hyn në fuqi në mesnatën e së dielës, ndalon individët e pavaksinuar më të vjetër se 12 vjeç që të largohen nga shtëpitë e tyre, përveç aktiviteteve bazë si puna, pazaret ushqimore, të shkojnë për një shëtitje ose të vaksinohen.

Autoritetet janë të shqetësuara për rritjen e vdekjeve dhe se stafi i spitalit nuk do të jetë më në gjendje të përballojë fluksin në rritje të pacientëve me COVID-19.

“Është puna jonë si qeveri e Austrisë të mbrojmë njerëzit,” u tha kancelari Alexander Schallenberg gazetarëve në kryeqytetin, Vjenë, të dielën. “Prandaj ne vendosëm që duke filluar nga e hëna  do të ketë një bllokim për të pavaksinuarit.”

Bllokimi prek rreth 2 milionë njerëz në vendin me 8.9 milionë banorë, raportoi agjencia e lajmeve APA.

Bllokimi fillimisht do të zgjasë për 10 ditë dhe policisë i është kërkuar të kontrollojë njerëzit jashtë për t’u siguruar që ata janë të vaksinuar, tha Schallenberg, duke shtuar se oficerë shtesë do të shkojnë në patrullë për të kontrolluar bllokimin. Personat e pavaksinuar mund të gjobiten deri në 1,450 euro (1,660 dollarë) nëse nuk respektojnë kufizimet.

Austria ka një nga normat më të ulëta të vaksinimit në Evropën Perëndimore, me rreth 65 për qind të popullsisë totale të vaksinuar plotësisht.

“Me normat e vaksinimit siç janë, ne do të qëndrojmë të mbërthyer në një rreth vicioz. Numri turpësisht i ulët në vaksinim duhet të ngrihet sa më lart”- tha ai.

Javët e fundit, vendi është përballur me një tendencë shqetësuese të infeksioneve me koronavirus. Të dielën, ajo raportoi 11,552 raste të reja, nga 8,554 një javë më parë.

2 komente në “Austria rikthen në karantinë të pavaksinuarit, Schallenberg: Turp për normën e ulët të vaksinimit”

  1. Gjoja keta, ju dhimbsen njerezit - Duan ti vrasin me helmin qe ju injektojne says:

    Vazhdon maskaralleku kunder aryre qe jane te shendetshem. Keta gjoja jane te shqetesuarc per ata qe nuk jane te vaksinuar. As qe i rruhet fare politikaneve nese vdesin njerezit e pavaksinuar. Axhendat jane te tilla qe kerkojne te vrasin sa me shume njerez permes asaj qe quhet “terapi gjenesh” ose me mire terapi me helme te tmerrshme, qe nuk ka lidhje fare me vaksinat.

  2. KuqeZi says:

    Mire do ishte qe per kete krim kunder jetes, dinjitetit, lirive dhe te drejtave te njeriut te kishe fundin e Hitlerit..te te digjej me zjarr mishi i trupit me benzine..po te mos ishe i vdekur po i gjalle!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje