Kina prezanton vaksinën pa shiringë

14 Nëntor 2021, 11:37Bota TEMA

Pas vaksinave të para dhe pilulave (Merck dhe Pfizer), Kina ka krijuar vaksinën që nuk ka nevojë për shiringë.

Kështu, në vendin aziatik tashmë janë 3 vaksina të aprovuara, pas atyre të Sinopharm dhe Sinovac. Vaksina e re që thithet është krijuar nga ekspertët e sëmundjeve infektive të ushtrisë, së bashku me ndërmarrjen e bioteknologjisë CanSino Biologics.

Kjo vaksinë bëhet vetëm me një dozë dhe është efektive, sipas ekspertëve kinezë, njësoj si vaksina që merret me shiringë.

Vaksina me thithje është në fazën e dytë të testimeve, por është aprovuar për raste emergjencash.

 

2 komente në “Kina prezanton vaksinën pa shiringë”

  1. Labi says:

    Kur një vend i madh, miliardësh, ka arritur të jetë sot superfuqi në botë, para, apo pas Amerikës kjo nuk ka pikë rëndësie, kur Kina e Revolucionit Kulturor e varfërisë, tashmë është vendi që ka superfiçitin e madh ekonomik në marrdhëniet tregtare me SHBA, kur popullsia prej 1 miliard e 400 milion banorësh nuk ka nevojë për bukën e gojës, kur 30 milion ujgurët, kanë të drejtë të protestojnë për liritë e të drejtat e tyre sikundër ngulmojnë një milion serbët e Bosnjës për republikë, e të tjerë popuj kudo nëpër shtete të konsoliduara, përse të mos ekuilibrohet bota e mirëqënies, e teknologjisë, e shkencës, e bashkëpunimit, e interesave, – kur Kina dhe Rusia tashmë nuk janë vende diktatoiriale, por me miliardierë që blejnë industri, bujqësi, ekipe futbolli si në Itali, e porte në të gjithë botën, sikundër është porti i Los Angeles në SHBA, a i Pireut në Greqi, kur po këta hedhin satelitë e prodhojnë vaksina kundër COVID-!19, të mos jenë miq me njeri-tjetrin si Franca e Gjermania, por të vijojnë ende Luftën e Ftohtë duke ndikuar në vendet e varfëra në se duhet të jenë me Kinën a SHBA kurse ata bashkëpunojnë ekonomikisht me njeri-tjetrin? Përse kjo ndarje globale, kur mund të kishte një bashkëpunim global, siç ndodhi së fundmi në Samitin e Gllasgout për klimën? Përse duhet të vijojmë të jemi armiq e miq në këtë botë ku kemi nevojë për njeri tjetrin, për të fuqishmit e të varfërit, sepse kapitalizmi e dikton këtë?

  2. @Labi says:

    Se pse ne mes eshte politika paraja pushteti Shtetet dhe njerzit kane agjenda prosonale dhe nuk e kane problem fare për te tjer.. Ne themi djalli djalli por njerzit Jane më te poshte se vet djalli

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje