Çifti i njohur në muzikë i viteve ’90-të, Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi, i kanë dhënë fund martesës në mënyrë aspak të zakontë, 25 vite pasi u bënë të famshëm në publik për romancën e tyre.
Ai, një kijues muzike, dhe ajo ekonomistja që u afirmua si këngëtare me koncertin recital të parë në Shqipëri, ishin ndër të paktat çifte të asaj kohe, që e zbuluan historinë e tyre para kamerave, gjatë një realizimi filmik të transmetuar në ekranin e RTSH-së. Tashmë prindër të dy fëmijëve, Erës dhe Drinit, ata i kanë dhënë fund kësaj historie të gjatë mes artistësh.
Mediat zbuluan se ata ishin divorcuar, pasi nuk e ndiqnin më njëri-tjetrin në “Instagram”, nga ku kishin fshirë dhe fotot në çift. Por historia e ndarjes ka filluar më herët, që kur ata kishin pak kohë që ishin vendosur në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Por ca mosmarrveshje e çuan në konflikt marrdhënien e tyre, derisa Shpëtimi vendosi të rikthehej në Shqipëri para pandemisë, ku dhe investoi për studio muzikore në Tiranë, me aparatura të fjalës së fundit. Shpenzimet e shumta për biznesin e ri, krijuan dhe krisjen e marrëdhënies së tyre, duke bërë që Shpëtimi të marrë vendimin për të qëndruar në Tiranë, ndërsa Mira me dy fëmijët, në SHBA.
Pavarësisht ndarjes Shpëtimi duket se ruan marrëdhënie të mirë dhe shumë të afërt me fëmijët, sidomos me vajzën, së cilës dhe i ka komentuar në “Instagram”, ku e pyet se kur do të vijë në Shqipëri pasi e ka marrë malli shumë.
Ndërsa me të birin, Drin, nuk dihet sa të afërta i ka marrdhëniet pasi ai është këngëtar i muzikës rap dhe krijon vetë gjithçka, edhe pse e ka babain muzikant.
SHPËTIMI LA AMERIKËN PAS DIVORCIT QË E MBAJTI SEKRET, VJEN REAGIMI I FORTË I MIRËS
Divorcit të Shpëtimit dhe Mirës i doli tani tymi, por në fakt ka ndodhur më herët. Kompozitori Saraçi u kthye në Shqipëri, nga ku iku i zhgënjyer para katër vitesh, kurse këngëtarja po provon muzikën në New York. Shpëtim Saraçi dhe Mira Konçi janë dy artistë për vite rrëmbyen zemrat e shqiptarëve.
Çifti që rreth katër vite më parë vendosën të shpërnguleshin në SHBA, nuk e kishin menduar se në kontinentin e largët do t’u ndaheshin dhe rrugët e jetës pas çerek shekulli bashkë. Saraçi u largua nga vendi i tij i zhgënjyer duke u shprehur: “Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapëseprapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh ai pasi e nxorrën pa punë në RTSH.
Por duket se kjo shpërngulje për një jetë më të mirë solli probleme në jetën familjare të çiftit të artistëve. Shpëtimi dhe Mira i dhanë fund martesës së tyre në SHBA dhe këtë verë kompozitori u rikthye në Shqipëri, por i vetëm.
Në fakt, Saraçi ishte rikthyer pas problemeve me bashkëshorten e tij dhe zgjodhi bregdetin për të rimarrë veten pas një ndarjeje jo të lehtë. Duket se ai kishte vendosur të rikthehej në vend, ku dhe nisi menjëherë punën si kompozitor, në studion për të cilën kishte investuar shuma të mëdha parash, shpenzime që ishin kthyer në mollë sherri për çiftin.
Në rrjetet e tij sociale ai shfaq foto përgjatë punës së tij në studio, duke lënë të kuptohej që kthimi ishte përfundimtar. Nga ana tjetër në rrjetet sociale për herë të parë është shfaqur edhe Mira Konçi, e cila prej vitesh kishte zgjedhur të ruante një profil të ulët në media.
Aktualisht këngëtarja po përgatit këngën “Era” (njësoj si emri i vajzës së tyre), për t’u rikthyer kështu edhe në skenë. Ndarja mes çiftit të famshëm duket se nuk ka qenë e lehtë, pasi të dy as nuk ndiqen më në rrjetet sociale. Tashmë si për Mirën ashtu edhe për Shpëtimin ka nisur një jetë e re, Mira si këngëtare në New York, ndërsa Shpëtimi si kompozitor në Tiranë.
Në lidhje me lajmet e ndarjes, asnjëri s’ka folur publikisht, por Mira ka zgjedhur të flasë me nënkuptime. Një “InstaStory” në profilin e Mira Konçit ishte një kunjë e vërtetë, pasi të gjithë po mendojnë se ia ka drejtuar Shpëtim Saraçit.
“Asnjëherë mos bëj sërish mik një person që është përpjekur të të shkatërrojë karakterin, paratë apo marrëdhëniet e tua. Një gjarpër thjesht ndërron lëkurën e tij për t’u bërë një gjarpër më i madh”, shkruhet në shprehjen që ka shpërndarë ajo.
Rreth 4 vite më parë, shpërngulja e kompozitorit të njohur Shpëtim Saraçi dhe bashkëshortes së tij, këngëtares Mira Konçi në Shtetet e Bashkuara të Amerikës bëri mjaft bujë në mediat shqiptare, për faktin se ai u shpreh se ndjehej i zhgënjyer si artist me emër në vendin e tij.
Dy nga artistët më të njohur shqiptarë, u larguan për të ndjekur ëndrrën amerikane dhe aktivitetet e tyre të para ishin pjesëmarrja në aktivitete për shqiptarët. Së fundmi, në një postim të grimieres Lili Ismaili u shfaq Mira Konçi, komplet e kuruar. Konçi dukej rrëzëllitëse, teksa grimohej nga Lili dhe duket sikur vitet nuk kanë lënë asnjë gjurmë në portretin e këngëtares shqiptare.
E ëmbël njësoj si në fillimet e karrierës së saj, Mira që është nënë e dy fëmijëvë të rritur tek të 20-at duket si motra e tyre, tashmë që i ka dhënë dhe fund martesës. Mira Konçi dhe Shpëtim Saraçi janë ndër figurat më të njohur të viteve ’95 ajo si këngëtare e ai kompozitor i dhjetëra hiteve.
Çifti së bashku me dy fëmijët lanë Shqipërinë kur vendosën të shpërngulen përfundimisht në USA. I pyetur asokohe rreth këtij vendimi Shpëtim Saraçi u shpreh se ka të bëjë edhe për të ardhmen e fëmijëve të tyre, për t’u dhënë një mundësi më të mirë shkollimi atyre në Amerikë.
“Ajo që është e sigurt është që po mundohemi të ndihmojmë fëmijët të shkollohen në një sistem arsimor të konsoliduar dhe jemi në kohën kur çdo familje në botë e bën këtë gjë… Për të tjerat, çdo gjë është fakultative. Di që departamentin e punës në RTSH, që drejtoja, na e shkrinë në emër të krijimit të ca strukturave të reja që nuk ekzistojnë në asnjë vend të botës. Di që megjithëse punova me gjithë shpirt e pasion, për rreth 30 vite në Shqipëri, prapë se prapë përfundova duke mbrojtur të drejtën time nëpër gjyqe. Megjithatë, njerëzit e vendit tim i dua dhe i respektoj pafund”, u shpreh Saraçi.
RRËFIMI I SARAÇIT PASI MPOSHTI SËMUNDJEN: RIKTHEHEM NË MË SHUMË BESIM NË ZOT DHE TE FAMIJA!
Kishte kaluar kohë të vështira Shpëtim Saraçi kur dha këtë intervistë, pasi kaloi një sfidë të vërtetë jete dhe mposhti sëmundjen. Ai nuk e dinte se në pikun e punës do të goditej nga një ishemi cerebrale, që do t’i rrezikonte seriozisht shëndetin. Iu desh të shkëputej për pak, të kurohej jashtë vendit, që të mund të riaftësohej…
Një periudhë kur vuri vetën në provë, atë që ishte, ato që kishte. Një provë për veten, por edhe për miqtë.
“Miqtë e mirë duken në ditë të vështira”. Ky ishte mesazhi që i qëlloi Shpëtim Saraçit. “Unë nuk thashë asgjë”, tha ai gjatë një interviste vite më parë.
Veçse ndihet se gjatë periudhës së rikuperimit, ka kaluar jo pak, ka humbur dhe ka fituar dhe mes gjithçkaje edhe miq. Në një intervistë për ‘Panorama’ ai tregoi ndjesitë në atë periudhë të vështirë të jetës.
“Kalova një ishemi cerebrale, e cila më ka prekur sistemin e koordinimit dhe shpresoj në një rikuperim të ngadaltë, por të sigurt. Së paku kështu është është prognoza. Le të shpresojmë për më të mirën. Ky moment më shërbeu për të vërtetuar lidhjen e fortë që kam me besimin në Zot. Por më shërbeu për të kuptuar edhe më fort vlerën e familjes”.
Sipas Saracit, në të tilla raste njeriu ndjen nevojën për miq e familjen. “Në të tilla raste njeriu ndjen mall pa fund për cdo shok të vërtetë dhe pjestarë të familjes”.
A ka pasur zhgënjime? Saraçi shprehet kështu: “Fatmirësisht mund t’ju konfirmoj që lista e miqve të mi pas kësaj situate, mua m’u bë shumë më e gjatë se më parë dhe sinqerisht dua t’i falënderoj të gjithë. Ka pasur dhe zhgënjime, por kam dëshirë t’i lë në mjerimin e tyre”.
I lindur në Shkodër në vitin 1970, Shpëtim Saraçi është i njohur si autor këngësh dhe instrumentist shumë i njohur. Shpëtim Saraci është kompozitor i njohur shqiptar. Ai ka një krijimtari të pasur artistike dhe është pjesëmarrës në të gjitha aktivitet kulturore të rëndësishme të vendit.
Saraçi është vlerësuar me shumë çmime, duke dhënë një kontribut të pazëvendësueshëm në muzikën shqiptare dhe festivalet e fundvitit. Ndërsa Mira Konçi, dy vite më e re nga ai, ka lindur në Tiranë dhe tani jeton në SHBA. Talenti i Mira Konçit u zbulua në fundin e viteve ’80-të nga kantautori Gjergj Leka.
U organizua një koncert recital për prezantimin e saj në publik dhe u transmetua nga Radio Televizioni Shqiptar. Një mega-koncert, një megaprezantim që bëri xhelozë këngëtarët më me zë të asaj kohe. Mira sillte një frymë të re në muzikën e atyre viteve që e kishte të nevojshme ndryshimin.
Pas atij prezantimi, Mira Konçi u bë protagonist e festivaleve të viteve në vazhdim. Njohja me Shpëtim Saraçin, bëri që ata të dominonin skenën e muzikës shqiptare për vite me radhë duke sjellë këngë që këndohen edhe sot. Pas martesës me Shpëtimin, Mira u largua nga muzika për t’iu dedikuar familjes së saj. Pjsëmarrja e fundit në një festival, ishte në nëntor 2009, ku mori pjesë në “Kënga Magjike 2009” me këngën “Sy Femije”.(Panorama Plus)
Mira Konci me Shpetim Saracin
Mira Konci
Mira Konci me familjen
Nuk i njoh nga afer por keto fjale mendoj qe jane te teperta nga ana e Mires.
Ne moshen e tyre emigracioni te shkaterron. Normale qe ishte me mire per Shpetimin te kthehej ne Shqiperi. Edhe une do ta beja. Parate jashte sic i fiton ashtu te ikin dhe jeta eshte kot fare.
Kam neveri per kete femer qe kur dikur nga 91-92 ne nje interviste me mendjelehtesin qe e karakterizon tha se Vace Zela i ka kenduar komunizmit,,…..dhe kjo biba si kengetare kur kendonte vetem te acaronte nervat,pavarsisht qe kenget ja bente i shoqi (Shpetimi) i cili gjithmon ka qene person serioz dhe me dinjitet.
Nje ze si gervishtje teneqeje me kenge mediokre nga Shpetim Saracit.
Ate budallekun e Vaces nuk ja morem seriozisht se ishte 19 vjec dhe keshtu e mesuan ne RTSH qe te binte me shume ne sy.
Amerika eshte nje test i forte i aftesive dhe karakterit.
Shumica shqiptareve degradojne se nuk e perballojne dot, por te rikthehen ne Shqiperi e kane edhe me te veshtire.
Nese Mira dhe Shpetimi kane patur krisje ne jeten e meparshme, ato ne USA jane bere thyerje.
Gjithsesi dy artista super medioker, te pompuar dhe te mbivleresuar ne Shqiperi fale aftesive te larta skuthiste te Shpetimit.
O Zot i madhe se çfare populli jemi??? Kure dalin lajemet per vjedhjet dhe demet që i bën Shqiprise dhe kombit Shqiptare politikanet si Edi Rama Sali Berisha ilir Meta Lulzim Basha a po të tjer të gjith heshtin dhe nuk komentone njeri ose dali militantet dhe hajdute e njëres pale dhe Shane dhe mallkone palen tjeter ose heshtin… Kure dalin lajme koti ose bëhet fjale për jeten private të dikujet të gjith turren si mizat në ???.. Kët gje të (vyre) na kane lën trashigimie Pushtimi Otomane Turke dhe Komunistat Enver Hoxha.. Edhe pse kemi ca kohe që i kemi kaluare keto 2 kohe barbare prap ne nuk po mundem ta marrim veten po ikni more idjote e shifni pune më të rensishme se keto lloje lajmeshe dhe komentoni per gjëra më të rensishme…
Nuk komentojme më, se dikur komentohej me mend ne koke dhe patriotizem per politiken, tani jane militantet kamikaze, trushplaret, qaramanet, nepunesit ne shtet qe ja u kerkon shefi, perversat, etj qe ne cdo artikull per politiken, fillojne me te Shkerdhefsha, vazhdojne me cdo fyerje dhe shpifje qe mban truri.
Ti brenda mesazhit tend e ke gjetur sakte se pse nuk komentojne më qytetaret. Ndihen te neveritur nga debati.
Mira po kapka tallavan tani,duhet me ja mesy dasmave neper Amerike.
Turp per Miren qe shprehet ne kete forme per babain e femijve bashkeshortin e 25 vjeteve. Mira duhej te kthehej me bashkeshortin ne Tirane, femijet kishin jeten e tyre. Tani as me shume e as me pak do veje te kendoje ne dasma. Nuk eshte jeta leke Mira, eshte nder dhe dinjitet. Ju nuk qenkeni grua fisnike.
Kur shkon ne Amerike, mbas pak kohesh e kupton sesa posesive eshte jeta ne Shqiperi, sidomos kur ke nje bure qe te frenon te realizosh deshirat e tua! Nese eshte i tille rasti, Mira ka bere shume mire qe eshte ndare! I uroj gjithe te mirat dhe nje karriere te sukseshme nese do te mundet. Me mire vone se kurre!
Amerika i kthen shumicen e shqiptare e ne adhurues te dollarit….
Jeta eshte Dollar, dalin fis dhe tregojne fytyrat e tyre dhe pangopesine.
I ke rënë pikes Loku! Jo per nje gje po eshte ashtu siç thua ti. Te gjithë ke takova ne amerike vetrm per leke flisnin.
E turpshme
kjo eshte baxhelle me buz tefryme pa lidhje VK
Shpresjme t emos beje kamarieren apo kengetaren neper sallone shqiptare me qeleshe ne New York. Se per art, s’besoj se Amerika ka mbetur per zerin e MK qe s’ka ditur ndonjehere te kendoje. SHS, mire e beri. Me mire pa leke e te besh pak muzike ne Tirane se kamarier, taksixhi apo lavapjates en New York. Nje shok klase i Liceut per violine, sot merret me vajra e rrota makinash ne Boston. Mekanik Iliri. I shkreti.
Kurajo Shpetim.
Shume cifte qe nisen bashke nga Shqiperia perfundojne ne divorce ne SHBA. Sepse femrat genjehen. Mendojne se do te bejne para tashme dhe nuk do kene me nevoje per burrat e tyre. Dhe behen iniciatore te konflikteve deri sa perfundojne ne divorce. Por pasi e kuptojne qe jeta eshte jete kudo qe te shkosh ne kete planet me te mirat dhe te keqijat e saj. Pendohen shume shpejt pasi burri i thote “Ciao”. Sepse perballen te vetme me jeten. Dhe kur zgjohen nga gjumi eshte shume vone. Dhe fillojne e shpifin e shajne per ish burrat e tyre si puna e Mires per Shpetimin.
E sakte.
O Mira, muhabetet e shtepise nuk nxirren n’pazar mi goc. Duhet ta dish kete shprehje se je dhe tironce?
Do i sygjeroja Mires te kapi ndonje me leke si puna ime qe ta mbaj se eshte ne prag pensioni se per karrier ‘is mision imposible’.
Kur iken nuk lane gje pa thene duke mallkuar shqiperine..mendonin se do gjenin parajsen dhe grupi i injoranteve te kafeneve e llogjeve te Tiranes qe ju thonin ‘”ikni se do shpetoni”. Te vjen keqe sa shume njerez merren ne qafe nga naiviteti i tyre. Artiste shume te mire, intelektual te zote dhe te tjere njerez me kapacitete qe bejne nje jete mediokre ne Amerike dhe thjesht kane ngecur aty.
Le te jete nje mesim i mire sidomos per njerezit e artit, te kultures dhe te tjeret qe kane nje jete stabile ne shqiperi. Bejini mire llogarite se emigracioni eshte varreza e shpirtit.
Varreza jo por, te themi burgu… sa per te lene nje shteg shprese?
Sa nga ju e dijne ceshte dashuria? Sipas nje njeriu te mencur Dashuria eshte nje ndjenje para se ta njohesh partnerin. Nuk eshte faji i amerikes qe ciftet ndahen. Eshte proces i natyrshem qe i ndodh njeriut. Nje shoku im u nda heret nga gruaja dhe une e pyeta pse u nda, a mos e tradhetonte gruaja? Me tha qe nuk e dinte e tradhetonte a jo, por mu be si mamaja me tha. Nuk e zija dot me me dore, me dukej sikur prekja mamane. Shume cifte perfundojne ne ate menyre, koha kalon dhe ndjenjat e tyre veniten ne neveri. Pra Shpetimi ka kaluar te njejtin proces si miliona njerez neper bote. Per moshen e Shpetimit emigrimi ishte gabim. Amerika ka dyndje te madhe emigrantesh dhe eshte bere e veshtire per te gjithe. Edhe une jetoj ne Amerike, por erdha heret dhe atehere beja pune te rendomta, por tani nuk i bej dot me. Besoj do jete gabim ne qofte se Shpetimi shfrytezon famen dhe merr grua me te re. Pra e bera kete postim per tju thene se mos i paragjykoni! Eshte nje fenomen qe shumica e njerzve e kalojne. Ne Amerike rreth 60% e cifteve ndahen. Nje pjese e mire nuk ndahen per hir te femijeve por bejne jete vec e vec. Por kohes shumica e cifteve ne kushtet e lirse se plote nuk i rezistojne. Shumica ndahen. Shkaqet jane biologjike.
Sa eshte shkredhyer kjo.. po ti kthente ne lek do ja kalonte dhe bezos te amazon
emigracioni seshte per kedo. shume keq qe prish familjet.
Te shkaterroi duket se te ka
mbajtur mire duke punuar dhe duke te mbeshtetur ty ne karrieren tende ‘brilante’ me nje ze si te pules kur i vjen te beje ve.
Me pak fjale
Llotaria amerikane eshte gjeja me e shemtuar
E CA e vrisni trurin me keto lajme qe as I japin buke njeriu.
Pastaj ci duhet gazetave me jeten e nje cifti qe mir a keq Jane ndare?
Nuk shofim cmimet,apo vjedhjet e vrasjet po kaluam ne marredheniet ne cift.
Fenomen i femrave shqiptare sot. Sa dalin jashtë Ju del turpi, ju pëlqen vetja, mbivlersojnë veten, bëhen materialiste, kujtojnë se i mësuan të gjitha dhe harojnë nga kan ardhur dhe ku janë.
Në Fund prishin familjen dhe bëhen preh e gjahtarëve të regjur.
Por ka gra të tjera që e ruajnë dinjitetin e familjes dhe të bashkëshortit, fatëkeqsisht janë pakica. Shumë e trishtë kjo.
Nje shkrim I sterzgjatur e bere terkuze! Nje paragraf qe perseritet e perseritet…e perseritet. Cifti I famshem…qe beri buje….ndarja e dhimbshme…..dokrra pa fund!…
Pertej ketij cifti vajtja jashte me nje popullsi mikse eshte shkaterrim per femijet ne rradhe te pare.
Keta i cuan ne Amerike dhe tani ata shoqerohen me lloj lloj plehtash te zinj. O Zot, cfare demi i shkaktohet te rinjve. Jane komplet jasht kontrollit.