Teksa 'arinjtë' grinden, 'minjtë' majmen

14 Nëntor 2021, 10:55Blog TEMA

Eduard Zaloshnja

Teksa vemendja e opinionit publik është mbërthyer në betejën epike mes “babës” Berisha dhe “birit” Basha, në komisionet e Kuvendit të Shqipërisë diskutohen paketa fiskale dhe buxheti publik i vitit të ardhshëm. Diku shtohen ca fjalë e diku hiqen; diku modifikohet ndonjë shifër apo shfuqizohet ndonjë nen. Dhe pas të gjitha këtyre ndryshimeve mund të gjesh gjyrmët e bizneseve të mëdha e të mesme, që përfitojnë prej tyre.

Pasi të miratohen përfundimisht ndryshimet në Kuvend, këto biznese do të punojnë me vetmohim çdo ditë (si minjtë që gërryejnë me durim ushqimin e tyre), për të paguar edhe më pak se sa parashikojnë vetë ndryshimet e lobuara prej tyre…

Kështu ka ndodhur kur grindej Meta me Nanon, Nano me Berishën, Berisha me Ramën, Rama me Bashën, e kështu vazhdon edhe sot.

Në 20 vjetët e fundit, në Thesarin e Shtetit është futur vetëm 24%-28% e vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto (përmes tatimeve, taksave doganore, akcizave, etj). Ndërkohë, disa shtete fqinje me srtukturë të ngjashme ekonomike e fiskale me tonën, si p.sh., Mal i Zi, Bosnja dhe Serbia, kanë grumbulluar gjatë kësaj periudhe në buxhetin shtetëror 37%-43% të vlerës së Prodhimit të Brendshëm Bruto.

Në qoftë se Shqipëria do të kapte mesin e intervalit të fqinjëve (40%), në Thesarin e Shtetit tonë do të futeshin 2 miliardë dollarë në vit më shumë se ç’futen aktualisht. Që do të thotë se në 4 vjetët e ardhshme, do të futeshin të paktën 8 miliardë dollarë më shumë.

Me 8 miliardë dollarë ekstra në 4 vjet mund të realizohen të gjitha premtimet e qeverisë Rama 3 (madje edhe ca të tjera), pa marrë kredi dhe pa bërë partnerite private-publike. Por problemi është se ne nuk po i ngremë dot të ardhurat buxhetore as mbi nivelin 28% të vlerës së Prodhimit të Përgjithshëm Bruto. Ndërkohë decibelët e grindjeve mes “arinjve” të politikës vazhdojnë të rriten pa ndërprerje.

 

2 komente në “Teksa ‘arinjtë’ grinden, ‘minjtë’ majmen”

  1. Pike. says:

    Nuk fuksionon ekonomia keshtu sic e pershkruan ti.
    Sido qe ta perdredhesh, futen apo nuk futen leket ne buxhet, ato jane dhe ngelen po ne ekonomi.
    Futen ne banka, perdoren per aheng apo per makina, per kurva apo per ti bere gruas guzhinen e endrrave?prap rreth e rrotull jane. Deklarohen apo jo, kjo pak rendesi ka per ekonomine.
    Mos doje te thoje se qe te besh shtet, duhet te rriten te mbledhurat?
    Qe te besh shtet, duhet te filloi nga lart, te mos vjedhin ne kulm, te vjedhin sa te kalojne nje jete normale. Kur tjetri shikon se e vjedhin, domosdo do beje te gjitha perpiekiet qe te mos i deklaroje.
    Satistike e bankes boterore: Ne shqiperi xhirohen rreth 17 miliarde € ne vit, nga keto deklarohen 6 milarde€.
    Kjo ndodh pothuajse ne te gjitha shtetet, ku anglia ka dhe qarkullimin me te madh te pa deklaruar.
    Satistika tjeter: kur mungojne lek ne sistemin bankar, grihet alarmi….buçet me sakte.
    Kjo do te thote: nqs mungojne lek nga kolumbia dhe keto lek per 2-3 dite shfaqen prap ne angli, zvicer, turqi, itali, zrilanka apo kudo, banka boterore rri e qete.
    Nqs terhiqet nje shume rreth 300 mije € kudo dhe kjo shume nuk shfaqet diku brenda 2-3 diteve, aty fillon banka boterore e kerkon leket.
    Perfundimi: asnje shqiptar ne shqiperi nuk shpenzon 300mije euro per te rene kambana,keshtu qe rri i qete.

  2. Erjon braçeja says:

    Nga paketa fiskale dhe evazioni fiskal perfitojne kryesisht bizneset e medha, q spaguajne taksa tatime e sigurime shoqerore sa çpaguajne ato n vendet fqinje. Si rezultat qeveria i fton ato n PPP, ku fusin leket e evazionit.
    Dhe barra u mbetet shumices s popullit t thjeshte e brezit t ardheshem. Eshte kaq e thjeshte.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje