Shqipëria mes “Green Pass” dhe vaksinës

15 Nëntor 2021, 16:23Sociale TEMA

Nëse situata epidemiologjike në vend do të rëndohej, autoritetet njoftuan vendosjen e “Green Pass” në bare dhe restorante. Aktualisht në Shqipëri po regjistrohen shifra të larta infektimesh dhe humbje jete.

Sipas ekspertëve kjo ka ardhur për shkak të mos respektimet të masave anti-Covid, grumbullimeve në ambiente të brendshme dhe stepja e qytetarëve për t’u vaksinuar kundër Covid-19.

“Maqedonia ka disa muaj që e ka vendosur si masë. Është si në Gjermani, për shembull kërkohet certifikatë vaksinimi. Atëherë ka qenë rreth 22% tani eshtë 42% është rritur me 20%. U ndje ato ditë që e vendos kjo masë sepse njerëzit e Europës Lindore qëndrojnë shume në bare dhe restorante dhe autoritetet e kanë cekur se qëllimi që vendoset është për të rritur vaksinimin. Nuk do ulen rastet por do rrisë vaksinimin”, thotë pedagogu Egzon Ademi.

Shqipëria ishte vendi i parë në rajon që nisi procesin e vaksinimit më 11 Janar dhe aktualisht ka vaksinuar afro 37 % të popullsisë.

Ndërsa Maqedonia e Veriut e nisi procesin e vaksinimit në 17 Shkurt, por ka avancuar më shumë.

“Aktualisht është 42 % e totalit të popullsisë të Maqedonise janë të vaksinuar. Këtu shkalla e vaksinimit është më e lartë se në Shqipëri. Kosova e ka pak më të lartë, 48% të totalit të popullsisë. Asnjë vend i Ballkanit nuk ka arritur 50%”.

Rritja e numrit të vaksinimeve ka ardhur edhe për shkak të vendosjes së masave detyruese për hyrjen në bare, restorante dhe institucione të ndryshme.

“Në momentin kur u vendos masa prej 500 mijë të vaksinuar, numri i të vaksinuarve u rrit për 700. Që do të thotë për dy deri në tre javë janë vaksinuar 200 mijë qytetarë. Dhe pastaj sërish ra interesimi për vaksinim. Duhet ta dinë qytetarët me ndërgjegjien dhe përgjegjësinë e tyre japin kontribut të madh”, shprehet ministri i Shëndetësisë në Maqedoninë e Veriut, Venko Filipçe.

Deri tani 17 shtete kanë vendosur me detyrim përdorimin e “Green Pass” në hyrje të bareve e restoranteve. Ndërsa në rajon përdorimi i certifikatës për të hyrë në bare restorante dhe institucione është vendosur në Kosovë, Malin i Zi, Maqedoni e Veriut, Serbi, Greqi dhe Itali.

1 komente në “Shqipëria mes “Green Pass” dhe vaksinës”

  1. Tetovari says:

    O zoti i madh ua ndalt frymmarjen këtyre dexhalve despotve te njerzimit që kan shpif keto semundje djallzore kuner njerzimit, do vnoje por zoti xh sh nuk haron.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje