Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë

15 Nëntor 2021, 18:40Kronika TEMA

Statistikisht në Shqipëri ndodhin mesatarisht 4 aksidente rrugore çdo ditë. Në to mbesin të dëmtuar shtatë persona, ndërsa thuajse çdo 24 orë, një njeri humb jetën.

Thuajse në të gjitha rastet, aksidenti shkaktohet nga pakujdesia e drejtuesve të automjeteve.
Për të ndërgjegjësuar përdoruesit e automjeteve, e njëherazi sensibilizuar qytetarët, 15 nëntori vlerësohet si Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Viktimave nga Aksidentet Rrugore.

Për ekspertin Artur Sulçe, reduktimi i aksidenteve rrugore dhe fataliteteve si pasojë e tyre mund të ndodhë nëpërmjet një “recete” me tre kushte:

“Duhet rritur kultura e sigurisë rrugore te përdoruesit e automjeteve dhe këmbësorët; duhet menaxhuar trafiku në rrugët urbane dhe interurbane; të gjithë institucionet që kanë pjesë te elementi aksident, duhet të punojnë në grup dhe në mënyrë sistematike”, shprehet ai për A2.

Referuar të dhënave nga Policia e Shtetit, grupmosha 18-25 vjeç përbën edhe numrin më të madh të të përfshirëve në aksidente rrugore.

Vdekjet si pasojë e aksidenteve rrugore përllogariten në vlerën e rreth 1,5% të vdekjeve totale të ndodhura në vend, kjo është një prej arsyeve se pse Shqipëria renditet ndër vendet me numrin më të lartë të humbjes së jetës nga aksidentet rrugore në raport me popullsinë.

2 komente në “Shqipëria, ndër vendet me numrin më të lartë të vdekjeve në rrugë”

  1. didi says:

    Sigurisht qe eshte vendi me me shume aksidente sepse kembesoret jane shpellare dhe drejtusit e mjeteve katundare….

  2. dyshuesi says:

    Mire do ishte te na nxirrnit mdonje tabele krahasuese qe te kuptonim se ku jemi dhe ku duam te shkojme . I vetmi lajm i sakte eshte se paska nje date perkujtimore per vimtimat e trafikut 15 nentori. Por edhe kjo date nuk na thuhet se kush dhe si u caktua.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje