Klodian Çalamani, autori i vrasjes së fëmijës 8-vjeç në Fier, në vitin 2006 kishte rrëmbyer për 20 minuta fqinjen e tij 16-vjeçare, bashkë me shokun e tij Florian Vasiu, në atë kohë 25-vjeç.
Shkak i kësaj ngjarjeje ishte bërë ngacmimi i përsëritur i Florianit ndaj vajzës, atëherë 16 vjeçe, e cila ndiqte vitin e dytë në gjimnazin “Perikli Ikonomi” në Fier.
Bezdisjet e herëpashershme që Floriani kishte kryer ndaj 16-vjeçares N.R., ishin vërë re rastësisht nga i dashuri i saj, E.N, nga Fieri, i cili e kishte takuar atë duke i thënë që të mos e shqetësonte më të dashurën e tij.
Në këtë kohë ka ndërhyrë Klodian Çalamani dhe i ka ndarë. Floriani dhe Klodiani, duket se kanë planifikuar ndëshkimin e fqinjës së tyre të mitur, duke e kërcënuar se do t’ia dëmtonin pjesë të ndryshme të trupit të saj, pikërisht gjoksin, duke ia prerë me biçak, raporton ABC News.
Nga hetimet e Prokurorisë së Fierit ka rezultuar se për të arritur qëllimin e tyre, një prej të dënuarve, Klodiani, ka kërcënuar edhe motrën e tij, E. Çalamani, e cila është përdorur për të futur në kurth adoleshenten.
Dy të rinjtë u dënuar nga Gjykata e Fierit, me nga katër vjet burgim për veprën penale të heqjes së lirisë të kryer në bashkëpunim, bazuar në nenin 110/2 të Kodit Penal.
Sa jane shtuar keto mostrat qe nga koha qe eshte hequr denimi me vdekje. Denimi me vdekje per vrasesit seriale si ky, per pedofilet dhe gjithe kriminelat psikopate duhet kthyer menjehere ne fuqi,
Po pse nuke ishte ne burge??? A po djetesija e jone djetesi talibaneshe