Një ngjarje tronditëse është ajo që ka ndodhur këtë të martë në fshatin Mujalli të Fierit. Një fëmijë vetëm 8 vjeç u rrëmbye rreth orës 9 të mëngjesit për tu gjetur më pas i groposur në shtëpinë e fqinjit të tij. Autor i dyshuar i ngjarjes së rëndë është Klodian Çalamani, i cili mësohet se jetonte i vetëm.
Ai u arrestua nga policia. Denoncimi në polici është bërë rreth orës 15:30 të së martës nga nëna e djalit, shtetasja F. V. se 8-vjeçari nuk ishte kthyer në banesë.
“Sot rreth orës 15:30 është bërë njoftim nga shtetasja F. V se nuk është kthyer në banesë djali i saj i vitlindjes 2013.
Me marrjen e njoftimit shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier kanë bërë shpalljen në kërkim dhe në mënyrë të menjëhershme nga veprimet në terren, duke vlerësuar maksimalisht situatën dhe rëndësinë e saj, kanë marrë informacion, kanë punuar në grumbullim dhe administrim të provave dhe kanë bërë të mundur gjetjen e vendit të dyshuar ku mund të ndodhej fëmija i humbur.
Mbi bazën e vlerësimit të provave, në banesën e shtetasit Klodian Çalamani,38 vjeç, pas kontrollit, është bërë e mundur gjetja e trupit të fëmijës së dyshuar i humbur, i mbuluar me baltë.
Menjëherë është bërë kapja dhe shoqërimi i autorit të dyshuar në Komisariatin e Policisë Fier dhe nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Fier po punohet për kryerjen e veprimeve të plota procedurale, zbardhjen e rrethanave të ngjarjes dhe motiveve të saj”, bën me dije Policia.
Fëmija ishte zhdukur që prej orës 09:00 të mëngjesit të sotëm. Autori Klodian Çalamani mësohet se jetonte i vetëm.
O Zote çfare bëhet keshtu ?????? Une për veti jame pa fjale Laluce TALIBANE
calamani ky geek inposhtet…shqipfols eke ngen
OOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOOHHHH ZOTE NE C’FARE BOTE PO JETOJME.PREJE KETYRE FEMIJEVE QENDRON NE KEMBE NJE BOTE E TERE..SI JA BENE ZEMRA NJE NJERIU TE KTHEHET NJE MOSTER I TILLE ..NUKE MUNDE TE KETE MESHIRE MBI KETA MOSTERA QE TE JETOJNE NE TOKE ,NE KETE PLANET.
O pedofil muti…kete eshte per ta kryqezuar…me ja pre organet gjenitale edhe me ja var ne surrat qe tja hane korbat…Moter qire muti., shkerdhate njeri…
Ti nxirren syte dhe te lihet ne pyll ta shqyejn egersirat