Drejtoresha e Institutit të Shëndetit Publik, Albana Fico, ka folur mbi situatën epidemiologjike në vend. Në një deklaratë për mediat Fico ka deklaruar se autoritetet shëndetësore po mbajnë nën mbikqyrje shkollat dhe universitetet.
Shumë qytetarë dhe biznese po shpërfillin masat anti-covid ndërsa institucionet po neglizhojnë kontrollet.
Anëtarja e Komitetit Teknik të Ekspertëve apelon për respektim të tyre ndërkohë që nuk përjashton mundësinë e shtimit të kufizimeve në rast të përkeqësimit të treguesve epidemiologjik.
Për të shmangur rëndimin e situatës dhe rastet e rënda mjekja ndalet tek rëndësia e vaksinimit. Autoritetet shëndetësore shprehen se situata e Covid-19 aktualisht paraqitet e qëndrueshme, por me bashkëqarkullimin e gripit dhe të virozave të tjera respiratore pritet të rëndohet.