"E vërteta mbi ‘haremin’ dhe ‘derrkucin’", Gjekmarkaj sqaron përplasjen me Ballukun

17 Nëntor 2021, 11:10Blog TEMA

Nga Agron Gjekmarkaj

Një titull i gazetes së dashur Panorama me terhoqi vemendjen që në të gdhirë sot “Haremi i Gjekmarkajt” fut në sherr deputetet “! Duhet të sqaroj opinionin që në sallen e parlamentit nuk kam përdorur asnjëherë këtë koncept!

Dje zonja Balluku në menyrë artificiale citoi keq një artikull tim të fillim shtatorit kur u formua qeveria e re, e risolli publicistiken time të shkruar para se të ulesha ne atë sallë si argument per t’u perballur me opoziten e cila fyhet ore e çast nga Kryeministri.

Nëse ka një gjë që nuk i shkon kesaj qeverie, zonjave dhe zoterinjve të saj është viktimizimi. Nuk ka situatë me qesharake sesa ata që janë në krye të çdo pune të lige viktimizohen , më cinike sesa ti shohesh vjedhesit e zgjedhjeve të ndihen të bullizuar nga opozita.

Jam munduar ta sqaroj asokohe që termi “harem politik” nuk nënkupton haremin si koncept siç e kemi në vetedijen popullore! Kjo ndeshet heret si afinitet , si lidhje , si nënshtrim politik pa kushte në kembim të beneficeve, del herët ne greqishten e lashtë si nocion , në latinisht e më vonë turqisht në kuptimin më të përdorshëm. E gjejme atë në veprat e medha të njerzimit. Nga ky term nuk janë kursyer as papët  e Romes , as perendoret e mbreterit e as Presidentet e demokracive bashkëkohore ! E perdorin Zhan Zhak Rusoi, Volter, Benedeto Croce, Bernard Henri Levi, Çomski e shumë të tjerë. Harem është perdorur edhe per burrat jo thjeshtë për gratë.

Haremi ka qëne edhe shkollë madje. Burrat e qeverisë sonë nuk reaguan nuk u ndien të fyer e kuptuan që ishte koncept politik. Dje pas disa muajsh e rifuti ne diskurs me ndonjë sms të ardhur ministrja Balluku, pasi ambasadorja amerikane kishte reaguar kunder fyerjes ndaj zonjes Tabaku. Lipsej  për shenje barazie. Duke gjykuar në fillim shtator se u keqkuptova nuk hezitova të kerkoj falje publike për të gjithë ata që mund të kisha lenduar padashje. Një nxitje më shumë ishte edhe një sms i zonjës Helena Kadare një mike që në çdo rast ja çmoj gjykimin dhe jo forca kercenuese e Kanunit.

Të kerkosh falje është burreri ta besh se dyti në menyrë artificiale është dobesi e ketë kenaqesi nuk kisha pse ja jap askujt! Dje Zonja Balluku e cila është aty si politikane , si deputete dhe si ministre si person publik dhe pastaj si grua se ciles kurre dhe në asnjë rast nuk e kam cituar as atë dhe as familjaret e saj per arsye jashtë politike e njerzore , dje duke i rrotulluar fjalet si peshtymen, permes insinuatash, mori në gojë famijen time të gjithen. Asnjehere nuk do gjindet një fjali dhe një rresht që unë ti kem përmendura dikujt familjen e as do të ndodhe. Nëse une kam lenduar dike le ta marrin hakun mbi mua aty ballë per ballë si një person politik e publik ndaj të ngjashmit të vet.

E ftoj Zonjen Belinda të mos e bejë kurrë më por ani si ta ketë. Nderkohe do deshiroja shumë që të zgjeronte rrugen e Veriut se hyme e dalim si në një hinke e duhen ore per te shkuar në Lezhe sidoms gjate veres. Tuneli i Llogarase për të shkuar tek Vilat e Palases e Dhermiut priste edhe ca. Kryeparlamentarja, zonja Nikolla se ciles i rrezellin si smeral merzia atje siper ku rri e drejton punet e parlamentit kujdeset të të mos i permbyllim mendimet, kujdeset të na marrë kohen e një replike  siç ma bëri mua dje në salle e shqetesuar vetem kur bezdiset  qevera Kryeministri e ministret, dhe në fund të na qortojë me moralizma që me kujtojnë Bep Shiroken e paharrueshem tek filmi “Koncert në vitin 1936″ në rrolin e xhandarit ,me një thuper që i bertiste turmes e cila  kendonte ” praj mor ti, prani more teveqela” !

Teksa me hiqte verejtje dje mendova ishallah nuk shkrehet në të qara nga lendimi se do mbyteshim në lot të kripur se godina e kuvendit nuk ngjan me arken e Noas e s’do kishim shpetim! Në galanterinë e saj  më shumë besim kam patur. Kokë per të bërë avokatin e opozites siç ka premtuar ka ende. Deri tani po i bën prokurorin asaj. Dhe tjetra që meriton vemendje ështe etiketimi ndaj Braçes me nofken “derrkuc” nga ana ime !

Sigurisht gabim dhe i lyp ndjese  pa hezitim por nuk i nderhyj askujt, nuk i bej askujt zhurmuesin, i degjoj të gjithë pa asnjë koment, kur me pelqejne a jo, ndersa dje sa hapa gojen në anen time degjoheshin zhaurima si në një zgjua bletesh, britma dhe thirrje ku zeri i Braçes spikaste! Mu hakerrue me fjalen “idiot” shpresoj te terhiqet edhe ai nga percaktimi.E ndjeva nevojen e ketij sqarimi per te cilin e mbushi kupen titulli i sotem dhe e mbushen goten ata te djeshmit për leshim goje aqsa ishte merzitur edhe gazetari i shquar zoti Rosaku!

 

5 komente në ““E vërteta mbi ‘haremin’ dhe ‘derrkucin’”, Gjekmarkaj sqaron përplasjen me Ballukun”

  1. Them une says:

    Ne si shoqri e kemi shume të veshtire të mose bime në kurrthen e dhunes shipifjeve sharjeve dhe krimeve mostroze siqe ishte ai dje në Fier… Se pse ne jemi nje shoqrie e kalitur nën dhune që nga pushtimi Otomane Turke Enver Hoxha Sali Berisha Edi Rama ilir Meta dhe Lulzim Basha.. Se pse keta njerze dhe perdorija Otomane Turke.. veq dhune vjedhje sharje dhe kercenime i kane dhen kombin Shqiptare dhe shoqrise Shqiptare as gje tjeter prandaje ne jemi bër si bisha të egra dhuna dhune sjedhe as tjeter në çofte se ne nuk ndryshojme mentalitetin Turke Otomane Komuniste ne jemi të mbarume si shoqrie dhe Kombe

    1. Tharpi thive thuret me thane thiu theret me thikë gjë që e di mirë GJEKAMARKI idiot pa edukate says:

      Gjekimarki, ka shkollë me të vjedhur, ka një kulturë prej allçije, por ka mungesë të theksuar edukate, gjë që është edhe vetë familja e tijë brez pas brezi, tamam si tharpi i thive me shumë thi, t’pa larë për tu bërë të shënjtë.

    2. Tharpi thive thuret me thupra thane thiu theret me thikë gjë që e di mirë GJEKAMARKI idiot pa edukate says:

      Gjekimarki, ka shkollë me të vjedhur, ka një kulturë prej allçije, por ka mungesë të theksuar edukate, gjë që është edhe vetë familja e tijë brez pas brezi, tamam si tharpi i thive me shumë thi, t’pa larë për tu bërë të shënjtë.

  2. shijakasi says:

    po tamam se atje ku je lind e rrit ti vetem derrkuca ka

  3. dom pali says:

    Agron Gjekmarkaj pat shkruar diku nga viti 2019 se PD duhet te pastrohet nga femijet e gjyqtarve dhe te prokurorve te komunizmit. Por sa u be deputet dhe antar kryesie nuk u kujtua me per ta. Tani rri ne nje tavoline dhe pi kafe me femijet e gjyqtarve dhe te prokurorve te kohes komunizmit, si Clirim Gjata djali i Rrustem Gjates, Ivi Kaso djali i Spiro Kasos, shto ketu dhe mbesen e nje ish sekretari te pare komunist te nje rrethi qe spo ja permendim emrin derisa te ja permende vete Agroni. Ndersa per vet Agronin gjene me brilante e ka thene Kastriot Myftaraj: si ka mundesi qe nje katolik mban emer pagan?? Sepse te vetmit katolike qe ju vune emra pagan femijve te tyre ishin katoliket komuniste, ata pak qe ishin, per shkak te servilizmit te tyre.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje