Plas sherri te Spitali i Traumës, mjeku dhe kryeinfermieri rrihen me njëri-tjetrin

17 Nëntor 2021, 18:20Kronika TEMA

Një ngjarje e pahijshme ka ndodhur ditën e sotme në ambjentet e brendshme të Spitalit Universitar të Traumës në Tiranë.

Sipas informacioneve nga spitali bëjnë të ditur se në orët e paradites, kryeinfermieri i Ortopedisë së Parë me inicialet O.K është konfliktuar fizikisht me mjekun kirurg ortoped J.R.

Shkak mësohet se është bërë një pacient të cilin mjeku në fjalë e kishte në dhomën e vizitës, por kryeinfermieri i ka kërkuar pacientit të dilte jashtë. Në këtë moment ka nisur konflikti mes tyre i cili ka agravuar deri në dhunë fizike, por ndërhyrja e personelit tjetër dhe pacientëve në koridor ka shmangur pasojat e mëtejshme.

Burime pranë spitalit, thanë se mjeku J.R e ka referuar ngjarjen edhe në Drejtorinë e SUT.

Ndëkohë po punohet për zbardhjen e plotë të ngjarjes.

1 komente në “Plas sherri te Spitali i Traumës, mjeku dhe kryeinfermieri rrihen me njëri-tjetrin”

  1. E çfare prisni says:

    Haha Jane rrahure për leket e vjedhur se mu më takone kaqe ty aqe mentalitet Otomane Turke

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje