50 milionë gaforre të kuqe pushtojnë ishullin e Krishtlindjeve në Australi

18 Nëntor 2021, 14:27Lifestyle TEMA

Turistët janë habitur nga pamja e miliona gaforreve të kuqe, të cilat kanë mbuluar ishullin piktoresk të Krishtlindjeve në Australi. Mbi 50 milionë  gaforre të  kuqe pritet të migrojnë nga xhungla në bregun e Parkut Kombëtar, në  veriperëndim të Australisë Perëndimore, shkruan Daily Mail

Vendasit dhe udhëtarët kanë nxituar për të kapur atë që konsiderohet si një nga migrimet më të mëdha të kafshëve në planet, ndërsa ishulli ka marrë ngjyrë të kuqe prej gaforreve. Tanya Detto, një koordinatore e programit të specieve në Ishullin e Krishtlindjeve, tha për Daily Mail se ishulli nuk kishte parë kaq shumë gaforre migruese që nga viti 2005.

Migrimi zakonisht shkaktohet nga reshjet e para të sezonit që ndodhin në tetor ose nëntor.

1 komente në “50 milionë gaforre të kuqe pushtojnë ishullin e Krishtlindjeve në Australi”

  1. Vrkrt says:

    Si shqiptaret m 1991 kur u turren me vaporra rrugve t Italis,veçse,shqiptart dukeshin si garrumbull bubrrecash t zinj nga pangrenesija….kurse gaforret jan skuq prej shnetit …

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje