20 vite më parë i mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat, shkodrani shkon në Fier dhe firmos peticionin për dënimin me vdekje

19 Nëntor 2021, 19:09Politika TEMA

Teksa në qytete të ndryshme të vendit vijon mbledhja e firmave për të rikthyer dënimin me vdekje, pas nismës së familjes së 8-vjeçarit të vrarë në mënyrë makabre në Fier, një moment vërtet i dhimbshëm është regjistruar në Fier.

Çesk Simoni ka udhëtuar nga Shkodra drejt Fierit për të firmosur peticionin e dënimit me vdekje, pasi vrasja makabre e Mateos i kujton mbytjen e djalit 3-vjeç dhe bashkëshortes së tij, 20 vite më parë nga vrasësi serial, Sadik Kuniqi.

Ai foli për mediat dhe u shpreh se vrasjet e fëmijëve janë kthyer në modë, ndërsa shteti vetëm vjedh dhe e ka kthyer Parlamentin në një spektakël argëtimi.

“E njëjta gjë më ka ndodhur edhe mua, sot e 20 vite më parë. Sa herë ndodhin të tilla fatkeqësi unë e kujtoj këtë dhimbje. Më kanë mbytur gruan dhe djalin 3-vjeç në krevat, mi mbyti Sadik Kuniqi. Ka pasur listën për të mbytur 40 veta me radhë, por shyqyr përfundoi tek unë. Ndodhi në 2002, përsëriten këta çdo 6 muaj. Shteti di vetëm të vjedhë, e ka kthyer parlamentin në Big Brother. Duhet të veprojë drejtësia.

Kam ardhur nga Shkodra për tu ngujuar, me familjarët. Do i them familjarëve të ngujohem, unë jam kryesori. Jam pro vendosjes së dënimit, e kam kërkuar 20 vite më parë. Çdo vit ndodhin, e kanë kthyer në modë. Tani fëmijët duhet t’i çosh në shkollë, janë bërë tmerr. E mbytën në burg, më ka vrarë dy vetë. Çdo viktimë që është fëmijë, e përjetoj. Duhet zhdukur ai njeri, ha bukë në burg. Thotë Rama s’të dënon shteti, por të dënon ligji. Ta dënojë ligji”, tha ai për Report TV.

Ngjarja tragjike në jetën e Simonit ndodhi në vitin 2002, kur Sadik Kuniqi vrau 4 persona me çekiç dhe misri. Më 28 janar të vitit 2002 ai i shkoi në shtëpi mikut të tij, Isuf Sula dhe në befasi vrau atë dhe të bashkëshorten e tij Sadeten. Pas kësaj vrasje Kuniqi telefonoi edhe vajzat e viktimave të tij të cilat ishin strehuar te xhaxhai i tyre duke u thënë se ishte çështje kohe dhe ekzekutimi i tyre.  Dy muaj më vonë në Mars të vitit 2002, shkoi në shtëpinë e një tjetër miku të tij, Çesk Simonit dhe në shtëpi gjeti gruan e Çeskut, Mirën, sëbashku me djalin e tyre 3 vjeçar, Xhekun.

8-vjeçari Mateo Vasiu u vra në mënyrë makabre nga Klodian Çalamani të martën, 16 nëntor, duke krijuar jo pak zemëratë dhe revoltë te qytetarët. Familjarët mësynë ditën e djeshme të gjykata e Fierit, ku do t’i jepej masa e sigurisë Çalamanit, për t’u përballur me vrasësin e të voglit të tyre, duke krijuar jo pak tensione. Ata kërkojnë dënimin me vrasje dhe vënien e drejtësisë në vend për Mateon.

Nga dje, familjarët e të miturit kanë nisur me mbledhjen e firmave në qytete të ndryshme të vendit në një peticion me qëllim rivendosjen e dënimit me vdekje. Ndërkohë, për shkak të zemëratës së madhe, Çalamani, të cilit iu caktua dje masa ‘arrest me burg’, u fut në izolim në burgun e Vlorë, për shkak të frikës së një sulmi në burgun e Fierit.

10 komente në “20 vite më parë i mbytën gruan dhe djalin 3 vjeç në krevat, shkodrani shkon në Fier dhe firmos peticionin për dënimin me vdekje”

  1. zefi says:

    Organizatoret e REFERENDUMIT duhet te shtrihen ne te gjitha qytetet e Shqiperise sepse mbare populli do ta firmosi pervec famijet kriminale…

    1. Ndryshimi i mentaliteti dhe i politikanve eshte zgjillja Jo denimi me vdekje says:

      O njerze edhe munde te jet denimi me vdekje????Por në çofte se Evropa nuk na lejone dhe nuk zgjedhe problem nuk duhet kemgulure kaqe shume ne ket pike….. Zotrija ne fjale e thote shume mire problem jemi ne si shoqri si kombe se pse politikanet dhe rrethanate e jetes na kane shkatrrue komplet si njerze dhe kombe… Kemi 80 vite që ullhiqem nga hajdute dhe vrase prandaj jemi ku jemi sote.. Ne duhet të bëme çdo gjë qe të ndryshome mentalitet tone shoqrore dhe politikanet… Se pse e keqja më e madhe e Shqiprise sote Jane 4 veta Edi Rama Sali Berisha ilir Meta dhe Lulzim Basha.. Se pse palament eshte kthyer ne nje burime të perhpjes se ofendimeve dhe dhunes në shoqri… Ne nje vende si Shqiprija me 2 miljone banore që jetone sot në të dhe një pllembe vende krime të tilla nuk duhet të ndodhni kurre…

  2. Vedat Shehu says:

    Përse është hequr dënimi me vdekje për vrasësit pa diferencim të shkakut dhe rrethanave të kryerjed se vrasjes? Eshte e padiskutueshme domosdoshmëria e dēnimit me vdekje, duke përcaktuar qartë e vrasjes që dënohen me vdekje.

  3. Shqiptar says:

    Vrases seriale ka plot edhe ne Amerike ku denimi me vdekje perdoret gjeresisht. Atehere ku qendron vlera parandaluese e ketij denimi?
    Ne qofte se eshte vetem per hakmarrje, atehere ku do vihet viza? Se po lexojme lloj lloj delirantesh neper rrjete sociale qe pershkruajne fantazi sadiste me pjekje ne hell e kukurec zorresh qe, per mendimin tim, nuk jane edhe aq larg vrasesit per nga botekuptimi. Mendoj se nuk nderohet kujtimi i viktimave te pafajshme duke kerkuar gjak, qofte ky edhe gjaku i nje funderrine.

  4. Peticion on line says:

    Ju lutem pregatisni nje peticion on line ta varim kete monstren.

  5. Lala i Lushnjes says:

    Përse pa komente?
    Në “Tema,, komentojnë edhe persona me njohuri dhe kulturë.
    Dënimi me vdekje u hoq vëtëm për kriminelët, nga një sistem kriminel që kujdesetpër pjellën e vet, KRIMIN. Nuk ka të bëjë aspak me humanizmin. Në se jetën ka të drejtën të ta marë ai që ta jep d.m.th. ZOTI, atëherë me çfarë të drejte ai mostra në Grecalli të Fierit ia merjetën fëmijës? Ai mostra i Shkodrës përse ia mer jetën gruas së “shokut,, me fëmijën në gjumë në krevat? Ai mostra e Tiranës me ç’të drejtë e përdhunon fëmijën e vret dhe e hedh në plehra? (Mik dhe ky). Mor zotërinj nuk janë të “sëmurë,, siç i rregullon ligji i krimit, plehra që duhen pastruar janë.

  6. Martin says:

    CALAMANI DUHEJ TE LIHEJ NE BURGUN E FIERIT.
    TRANSFERIMI NE VLORE TREGON SE POLICIA RUAN KRIMINELET DHE INJORON VIKTIMAT

  7. Al paci says:

    Per mostra te tille duhet ligji si ne Arabi saudite me prerje koke ne meste sheshit. Ligji me vdekje u hoqe me preteksin per tu futur ne evrope, po e verteta eshte se e hoqen politikanet per ti sherbyer ortakeve te tyre krimineleve. Vende te zhvilluar ShBA Japoni Kore e jugut e kan ligji me vdekjet. Per mostra te tilla kush vret per grabitje duhet te shkoi ne plumbe.

  8. Komunisti i papenduar says:

    Edhe evropa ka pasur denimin me vdekje , deri kur shoqeria arriti ne sjellje normale midis njeri-tjetrit. Ne Shqiperi akoma nuk kemi arritur ate nivel , te pakten per nje periudhe 20-25 vjecare duhet vendosur denimi me vdekje.

  9. mrel drejtesia says:

    Do jete shume mire te rikthetet denimi me vdekje !

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje