Ish-zyrtari i PD i jep zemër demokratëve: Pas 11 dhjetorit marrëdhëniet SHBA-PD do të jenë më të forta, Berisha do jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë

19 Nëntor 2021, 16:12Politika TEMA

Pas garancisë që dha emigrantja Evi Kokalari se Departamenti Amerikan i Shtetit do ta heqë ndëshkimin “non grata” pasi ajo po bisedon, kanë qenë të shumtë ata që kan shfrenuar imagjinatën.

Një prej tyre është ish-nënkryetari i FRPD-së, Lisandër Hoxha i cili ka folur sot në lidhje me situatën në Partinë Demokratike.

I ftuar në “Breaking”, në Top News, Hoxha shprehet i bindur se marrëdhëniet mes SHBA dhe Partisë Demokratike do të përmirësohen me rikthimin e Sali Berishës, edhe pse ambasadorja amerikane në Tiranë, Yuri Kim deklaroi krejtësisht të kundërtën.

Hoxha shtoi më tej  se me rikthimin e Republikanëve në pushtet në SHBA, Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë, duke nënkuptuar tezën që mbështet ish-kryeministri se “non-gratën” e ka për shkak të lobimit të Soros te Sekretari amerikan i Shtetit Antony Blinken.

“Unë ju siguroj ju se pas datës 11 marrëdhëniet mes PD dhe SHBA do të jenë më të forta se ndonjëherë. Ju garantoj edhe një gjë, se me ndyrshimin e administratës në SHBA, dy vite e gjysmë, zoti Berisha do të jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë. Ka sondazhe që garantojnë rikthimin e Republikanëve në pushtet”, deklaroi Hoxha.

3 komente në “Ish-zyrtari i PD i jep zemër demokratëve: Pas 11 dhjetorit marrëdhëniet SHBA-PD do të jenë më të forta, Berisha do jetë i ftuar në Shtëpinë e Bardhë”

  1. Derdep Sokaku says:

    Prit GOMAR,
    Sa të mbijë BAR,
    Se kështu,
    Thotë një KRIÇ
    I pa larë…….

  2. Futja kot says:

    O ZOT SA JANE SHTUAR BUDALLENJTE DHE IDIOTET KETU ME SHQIPERI.
    NDER EMIGRANTET SHQIPTATE BUDALLALLEPSJA ESHTE GJEJA ME NORMALE.

  3. american16al says:

    Kush e fton ne shtepine e bardhe kete funderrine te pabese dhe intrigant. Keto jane fjalet e deshperimit te kampit Berisha.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje