Rritet numri i të infektuarve me koronavirus në Kosovë, asnjë viktimë në 24 orë

22 Nëntor 2021, 15:26Rajoni TEMA

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 10 raste të reja, nga 1, 231 teste të realizuar për COVID-19. Ministria e Shëndetësisë konfirmoi gjithashtu se nuk është shënuar asnjë viktimë në 24 orë.

Ndërsa 13 qytetarë janë shëruar, duke e çuar numrin e përgjithshëm të të shëruave në  157,711 persona.

Autoritetet shëndetësore i bëjnë thirrje qytetarëve të mos hezitojnë, por të vaksinohen kundër Covid për të parandaluar përhapjen e virusit.

“Ministria e Shëndetësisë, sipas të dhënave nga Instituti Kombëtar i Shëndetësisë Publike të Kosovës, informon:

Nga 1.231 testime, 10 qytetarë kanë rezultuar pozitiv me COVID-19.

– Gjatë 24 orëve të fundit, nuk është shënuar asnjë rast i vdekjes.

– Sot janë shëruar 13 qytetarë, derisa numri i përgjithshëm i të shëruarve është 157.711.

– Në total numri i rasteve aktive është 232”, thuhet në njoftimin e policisë.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje