Bardhi i përgjigjet Ilir Metës: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës

23 Nëntor 2021, 22:10Politika TEMA

Në një intervistë për Euronews Albania, sekretari i Përgjithshëm i Partisë Demokratike, Gazment Bardhi ka folur për herë të parë për akuzat më të fundit të presidentit, Ilir Meta si dhe të Lëvizje Socialiste për Integrim.

Sekretari i Përgjithshëm i PD sjelljen e kreut të shtetit e ka lidhur me arsyetimin e Departamentit Amerikan të Shtetit për shpalljen “non grata” të Berishës duke thënë se në vendim ka një detaj që prek Metën.

Në mënyrë indirekt z. Bardhi iu referua citimit të DASH ku thuhet se Berisha ka mbrojtur dhe favorizuar aleatë të tij politikë”.

“Ka në mënyrë të përsëritshme një tentativë nga LSI dhe së fundmi nga Meta për t’u përfshirë në debatet e brendshme të PD. Nëse do i riktheheni deklaratës së DASH për shpalljen ‘non grata’ të z. Berisha, mund të ketë edhe aty motive për këtë reagim të pakuptimtë për opinionin publik”, tha ai.

Për dy Kuvendet e PD të thirrura më 11 dhe 18 dhjetor, z. Bardhi tha se Kuvendi i thirrur nga Berisha është një tubim i ish-kryeministrit Berisha, Ramës dhe Metës.

“Ka vetëm një Kuvend të thirrur nga kryesia e Partisë Demokratike në datën 18 dhjetor. Me gjithë faktet e bëra publike, në datën 11 me shumë gjasë do të ketë një tubim të Berishës, Ramës dhe të Metës”, tha z. Bardhi.

Sekretari i PD u përgjigj gjatë intervistës edhe për akuzat se është zgjedhur në këtë post në mënyrë të paligjshme.

“Procedura e zgjedhjes së tij është identike me atë të zgjedhjes së Sekretarit të Përgjithshëm dhe e të 4 nënkryetarëve, z. Paloka shpallet legjitim, ndërkohë që Sekretari i Përgjithshëm dhe nënkryetarët e partisë, duke qenë se kanë vendosur të mbrojnë interesin e demokratëve dhe jo interesin e Berishës iu kërkohet dorëheqja dhe shpallen ilegjitim”, u shpreh z. Bardhi.

2 komente në “Bardhi i përgjigjet Ilir Metës: Në arsyetimin e DASH për Berishën, do të kuptoni reagimin e Metës”

  1. taipi says:

    Kujdes gazi po vjen grupi lemeria me saliun dhe do tu heqi nga shqupi.rethojeni seline meroje. Duhen edhe 5 qene qe ti turen grupit lemerija.qente mundesishte te jene stani.

  2. Asd says:

    Ne jete rast, Bardhi ka te drejte. Meta eshte brenda perkufizimit “nongrata” te salmutit.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje