Më 11 dhjetor, data kur Sali Berisha ka paralajmëruar mbledhjen e Kuvendit Kombëtar të Partisë Demokratike, thotë se do të jetë dita kur kryedemokrati Lulzim Basha do të arkivohet në historinë e turpit të këtij vendi.
Në takimin me demokratët e Burrelit gjatë takimit të Foltores, Berisha tha se Lulzim Basha ka hyrë në lojë të rrezikshme kundër pluralizmit politik.
Ndërsa për kryeministrin Edi Rama u shpreh se në 11 Dhjetor do të marrë përgjigjen që nuk e ka marrë asnjëherë në 30 vite histori të pluralizmit.
“Ata që menduan se erdhi fundi i pluralizimit politik në Shqipëri, ata që menduan se narkoshteti do të jetë e sotmja dhe e ardhmja e shqiptarëve, gabuan rëndë. Edi Rama merr në 11 Dhjetor përgjigjen më të hidhur që mund të ketë marrë kush në këto 30 vite.
Pengu i tij Lulzim Basha i cili është futur në lojën më të rrezikshme 30 vitet e fundit në atentat ndaj lirisë së shqiptarëve dhe pluralizmit politik do të arkivohet në arkivat e turpit të historisë së këtij vendi.
Mafia e George Soros e cila bëri gjithçka për të shndërruar opozitën shqiptare në ministri të narkoshtetit do të dështojë me turp dhe këtë dështim e mirëpret Shqipëria, e mirëpresin forcat konservatore në Shqipëri, SHBA dhe kudo në botë”, tha ndër të tjera Sali Berisha.
Pi..h te çfryhesh Sali
Turpi te ka mbuluar Teresisht dhe Familisht O Delenxhi i “Perparimit”.Qepe o Langaraq se te ka ardhur SOSJA.Prit me qetesi dhe mos bej Marrezira.Ke Marre KUM KE BOVA o Koqe Kanari.
Nqs Basha do arkivohet ne historine e turpit, ti je arkivuar me kohe ne historine me barbare te krimit, dhe shume shpejt do arkivolohesh.
Plere.
Ky monster po pergatitet per mbrojtjen afatgjate….. nisi te flase per “mbeshtetje nga forcat konservatore ne SHBA dhe kudo ne bote”…….. Autosugjestioni i “drejton” trurin e semure ! Lymi Tutit