Pushimi i hetimeve për Dvoranin, presidenca: Vendimi i papranueshëm, do e ankimojmë

23 Nëntor 2021, 15:03Politika TEMA
Pushimi i hetimeve për Dvoranin, presidenca: Vendimi i papranueshëm,

Presidenti Ilir Meta ka reaguar përmes zëdhënësit të tij Tedi Blushi lidhur me vendimin e GJKKO për të pushuar hetimin ndaj Ardian Dvoranit.

Blushi thotë se vendimi i sotëm është i papranueshëm dhe do të ankimohet sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Ndër të tjera, Blushi shton se kushdo që ka konsumuar vepra penale do të përgjigjet përpara drejtësisë dhe se rëndësia e kësaj çështje nuk mund të sfumohet duke u zvarritur në kohë dhe as me hetime të cekëta.

“U deshën plot 2 vite, që SPAK të kërkonte pushimin e procedimit penal ndaj personit nën hetim, z.Ardian Dvorani dhe ndaj ish-Ministres së Drejtësisë dhe vartësve të saj. Vendimi i sotëm i Gjyqtarit të Seancës Paraprake, që miratoi këtë kërkesë të Prokurorisë për pushimin e çështjes penale të nisur 2 vite më parë, me kallëzim të Presidentit të Republikës, është I PAPRANUESHËM dhe do të ANKIMOHET sipas rregullave procedurale dhe afateve, që përcakton Kodi i Procedurës Penale.

Kushdo, që ka konsumuar vepra penale dhe ka abuzuar me ushtrimin e funksionit publik, qoftë ish-anëtar i Gjykatës së Lartë, ish-Ministër Drejtësisë, apo funksionar tjetër i lartë do të përgjigjen para drejtësisë. Faktet janë aty dhe veprimet e faktuara kriminale nuk zhbëhen dot, pavarësisht vlerësimit jo objektiv të SPAK për të mos u thelluar në hetimin e mekanizmit dhe bashkëpunimit kriminal dhe në arsyetimin krejtësisht të gabuar mbi rrethanat e faktit dhe elementëve të veprave penale të konsumuara nga shtetasit e kallëzuar.

Rëndësia e kësaj çështjeje, pikërisht për shkak të cenimit të besimit të publikut tek Drejtësia, nuk mund të sfumohet duke e zvarritur në kohë, dhe as me hetime të cekta, që derivojnë nga thelbi i çështjes. Edhe një trupë ndërkombëtare ekspertize si Komisioni i Venecias veproi më shpejt dhe më objektivisht se SPAK.

Mjafton që SPAK t`i ishte referuar gjetjeve dhe vlerësimeve të Komisionit të Venecias, dhe do gjente aty një vlerësim objektiv dhe një lexim të qartë të asaj, që ligji dhe Kushtetuta e Republikës së Shqipërisë sanksionon, por edhe fajtorët se kush tentoi t’i rrëmbente Presidentit të drejtën e emërimit të gjyqtarit kushtetues, si dhe kush e la vendin 3 vjet pa Gjykatë Kushtetuese dhe pa Gjykatë të Lartë. SPAK refuzoi ekspertizën e huaj dhe me vendimet e tij i dha mundësinë autorëve të krimeve penale të vijojnë në mbijetesën e tyre. Drejtësia ka ende kohë për të folur!  E ardhmja u takon të vërtetave!”, shkruan Blushi.

2 komente në “Pushimi i hetimeve për Dvoranin, presidenca: Vendimi i papranueshëm, do e ankimojmë”

  1. Sali_Iliri hajduti says:

    Hajdut in ndyre !!!!

    Apeloje o legen.

  2. Franci says:

    Pirdh pirdh ,te telendisi Dvorani dhe se kaperdin dot qe nuk ke mundesi ti besh absolutisht asnje gje , ik e merjani nje here me llap Dvoranit , lere nje here Blushin qe ka eksperience ne lepirje dhe pastaj ti hajdut …. pse ckujtuat ju bythqira se do ta lenin amerikanet zbuluar Dvoranin ta shqyenit ju ???
    Fshatar i Cepanit , numuro ditet o hajdut i rendomte ….

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje