Përse u riaktivizua Ilir Meta?

23 Nëntor 2021, 11:44Politika TEMA

Nga Adriatik Doçi

Ilir Meta ka pranuar se ka përdorur Presidencën dhe Kushtetutën në funksion të pazareve me Lulzim Bashën, sigurisht për intetes të partisë së tij familjare që u asgjësua politikisht për shkak të damkës së korrupsionit, luftës kundër SHBA, reformës në drejtësi dhe largimit nga sofra e pushtetit.

Dy vjet pasi betohej për Kushtetutën dhe justifikonte anulimin e zgjedhjeve lokale në emër të Kushtetutës, pluralizmit, demokracisë, integrimit etj,

Ilir Meta pranon se dekreti i anulimit të zgjedhjeve ishte pjesë e lojës politike me Bashën dhe Berishën, por që Basha e preu në besë, pasi nuk e ndoqi deri në fund skenarin politik që u mbombardua nga Komisioni i Venecias, SHBA dhe BE.

Shumë njerëz janë përqëndruar tek spektakli i akuzave të Metës kundër Bashës me pabesi, lutje, lot etj., kur në fakt dalja e Metës është një konfirmim i degradimit dhe pengmarrjes së Presidencës nga kryetari i LSI-së, i cili ka gjuajtur me dekrete për llogari politike dhe interesa pushteti.

Akuzat e Metës ndaj Bashës konfirmojnë përtej çdo dyshimi se Ilir Meta dhe Sali Berisha janë arkitektët e djegies së mandateve, bojkotit të zgjedhjeve lokale, flakadanëve dhe grupeve paramilitare në zgjedhje.

Lulzim Basha vërtetë i humbi zgjedhjet, por po çlirohet nga tutorët Meta-Berisha.

Tani kush është halli i Metës dhe pse iu rikthyen krizat që pas çmendurisë së prillit?

Së pari, Meta nuk ka më garanci nga Basha për votën e Marsida Xhaferllarit në Gjykatën Kushtetuese. Kjo gjykatë do vendosë në janar për fatin e Metës. Deri kur Basha e shpalli Metën si pjesë e trekëndëshit të së keqes, vota e Xhaferllarit kontrollohej nga Meta dhe Berisha.

Pas këtij momenti, vota e Xhaferllarit kontrollohet nga Basha, pasi Xhaferllari është bashkëjetuesja e Enkelejd Alibeajt, i rreshtuar në krah të Bashës. Xhaferllari konsiderohet votë vendimtare për fatin e Metës.

Tashmë Meta dhe Berisha kontrollojnë vetëm votën e Vitore Tushës, e cila është nën markimin e Argitës dhe votën e Sonila Bejtes, gruas së Andi Bejtes, analistit në oborrin e familjes Berisha dhe nën patronazhin e Monikës. Por, këto dy vota nuk e shpëtojnë dot Metën nga shkarkimi.

Së dyti, Ilir Meta, me rrezikun e shkarkimit nga Gjykata Kushtetuese ose të mbarimit të mandatit, dhe në kushtet e shkrirjes së LSI, mbetet pa imunitet dhe mbrojtje politike. Ikja nga Presidenca mbart dy rreziqe: I hap rrugë DASH për publikimin e vendimit të shpalljes non grata si dhe bën Metën subjekt të SPAK.

Për t’i paraprirë këtij fati, Ilir Meta po sulmon Bashën, për t’u afruar me Foltoren. Ai kërkon të bashkohet me Berishën, duke synuan krijimin e një partie të përbashkët anti-amerikane, për mbrojtjen e vetes, familjeve dhe rrethit të mbështetësve, të cilët kryesisht janë ish- ministra dhe drejtorë të korruptuar.

17 komente në “Përse u riaktivizua Ilir Meta?”

  1. "BOHOTINA" says:

    Dy perbindshat e ketij kombi. Nuk kane lene gje pa bere.

    1. shelegura says:

      ESHTE PAK TI QUASH PERBINTSHA ,KETA JAN EKEQJA ME E MADHE E KETIJ VENDI.

    2. k says:

      Sepse ndjehet I zënë në çark, degjenerata i korruptuar.

  2. Ari says:

    Tashme te dy, Berisha dhe Meta, jane te larguar..pak rendesi ka se kur ikin nga skena politike!
    Por, mendoj, vete shqiptaret nuk do te arrinin asnjehere ti largonin, palé ti denonin. Aleati i Madh iu gjend ne krah Demokracise ne Shqiperi ne keto momente te rendesishme te historise se saj. Pasi, jane ne perplasje dy drejtime / kahe politike: demokratike dhe anti USA, totalitare dhe autokratike.

  3. Dardan says:

    Ne Shqiperi duhet kthyer Denimi me Varje ne Litar:
    I pari te varet Berisha, i dyti Ilir Meta dhe i treti Calamani.

    1. vp says:

      po ky Calamani kush eshte o Dardan

  4. Do ketë filluar të pijë nga sikleti , dhe kur pi ky behet trim , si punë e miut qe kur piu raki , kerkonte maçokun t’a çante më dysh !

  5. Sokoli says:

    Dalja e Metes ne konference shtypi ishte nje tyrp per te ,ishte nje llogjike feminore ,por zbulloi ate qe thot populli se dobici rri 40 dite i fshehur e pastaj del n shesh. Te gjithe njerezit,edhe pse bidseda kafeneje,por kafenete jane parlamenti me mire ,sepse aty 95 % e bisedave jane te verteta. Se pari ,thuhej se Ikir Meta eshte ne sherbim te opozites .E tha vet me gojen e tij se anulloi zgjedhjet per aresye se qau LulzimBasha. Pse nuk e the me pare ,o president i popullit ? Pse nuk pranove e te thoje : O,popull une ekam shkelur kushtetuten per kete aresye . Te gjitha ato qe the per Lulzim Bashen ,se eshte i paafte ,e dim te gjithe ,por perse tani ,si kofini pas te vjelave ? Ia hedh fajin Bashes per djegjen e mandateve dhe thoni se ishtit jashte shtetit , Bukur ! Po kur je jashte shtetit nuk i ndjek zhvillimet ne Shqiperi ? PO ajo gruaja jote pse i dogji mandatet,apo edhe ajo nuk ta vari teneqene si Lulzim Basha. Po pse ia thoni tani Lulzimit ? Pse e zgjodhet perseri kryetar i PD-se . Pse jotshoqe e shan tani ? ne kemi pare ne shtyp dhe televizione me ze e figure ,”dashurine ‘e madhe qe kishte midis Lulit dhe Monikes ? A eshte edhe jotshoqe pjesemarres ne djegjen e shkaterrimin e objekteve ? A eshte dhe jotshoqe pjesemarrese ne plagosjen e civileve dhe policeve ? Pse e kutove sot ate policen e plagosur ? Pse nuk fole per te,por cave gojen dhe bythen per ate sekretarin e PD qe u rrezua dhe policet e goditen ,ate Seit Dollapin ? Pse vetem protesta e fubdit qe e dhuneshme ? Po shtate te tjerat nuk paten molotov e djegje ? Pse nuk fole,por jotshoqe therriste ; Rama iku,Rama u hodh ne Lane ? Ndaj ti duhet te largohesh nje ore eme pare nga ajondertese. Pse nuk ke besim tek gjykata kushtetuse,qe na thoni per gjykata nderkombetare,apo don qe ta shtydhe perjashtimin me procedura. Pastaj pse eshkel Bashen me kembe ,apo e harrove se Basha te erdhi naten ne shtepi kur te corren masken me vidion e Dritan Priftit… Jo,jo ti ,Saliu e ata qe u lepijne bythen jeni me te poshter nga Lulzim Basha.

  6. Feri says:

    Ky stan te korruptuarish te LSI ministra dhe drejtus te tjere duhet te marre denimin qe u takon. Por pa u sekuestruar parate e zhvatura, shtepite dhe tokat e fshehura nuk ka kandar qe i peshon. Ata dhe sot ndertojne, shtojne kate, sepse ne pushtet kane sorollopin e tyre te ps, me te cilet i lidhin hajduterite
    pislleqet jep merr.

  7. Toma says:

    Plani eshte rremuja,duhet rremuje dhe me Berishen cjap te permbysim Ramen.

  8. laramani njengjyresh says:

    Gazeta Tema dhe komentuesit e saj duhet ta shpallin Meten non grata, pike!
    Shpejt se ua kaloi Kimi.

  9. Taulant says:

    Per qejfin e ketij hajduti ‘vrasesi me pagese’ Edi Rama organizoj varsjen e 4 qytetareve ne bulevard 11 Janar te vitit 2011.
    2 vjet me mbas Rama beri aleanc me Meten .
    4 vjet mbas vrasjes me pagese ne bulevard Rama e beri edhe President.

  10. Moni says:

    Keta bastarde duhen zhdukur..

  11. fshatari.pafshat says:

    More z.Doci, me kete llogari qe ti na ben per Xhaferllamarin dhe Bejtellarin na tregon padashje se per Ty Reforma ne Drejtesi paska deshtuar etj., etj,.

  12. Skrapari says:

    Sa më shumë korupsion, tendera, ppp, konçesione, pasiguri, krim për faj të keqqeverrisjes së edi ramës, aq mē shumë të zëmëruar tē varfër dhe të pashpresê për fat të keq do ti bashkohen llumit të përbindēshit me dy koka berisha-meta! Mjafton të shikoni lëvizjet dhe rigjallërimin së fundi të presidentit për të kuptuar se diçka e keqe po kurdiset të ndodh në tiranë !

    1. Tahipi says:

      E keqe per ke? Se ma keq zor se behet. Rama si asnje tjeter ka marre totalisht pushtetet. Dhe aksioma pushteti absolut çon ne korrupsion absolut eshte me aktuale se kurre. Meta e Berisha jane nje keqe per Shqiperine por Rama eshte e keqja absolute. Ska pike dyshimi per kete. Kot lodhet Tiku tu mbushe mendjen njerezve. Nuk mundet se thika ka shkuar ne kocke dhe njerezit do ti besonin edhe djallit qe te shpetonin nga ky satrap megalloman qe tallet me popullin e tij.

  13. Ladi says:

    Aspak nuk ka deshtuar reforma ne drejtesi – Xhaferllari edhe pa kete situate eshte e matur, e zgjuar, e drejte dhe e di mire cdo te thote te vihesh ne anen e Metes dhe berishes. jane dy krijesat me te poshtra te kombit shqiptar dhe si te tille duhet kontributi i te gjitheve qe keta te dy jo vetem te eliminohen nga skena politike por ti dorezohen drejtesise.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje