Mësuesja nga Tirana përndiqet nga ish nxënësi, e zuri të dashur pastaj e la

23 Nëntor 2021, 14:52Politika TEMA

Një mësuese në një gjimnaz në kryeqytet ka kërkuar mbrojtje nga ish nxënësi i saj, i cili është fiksuar aq shumë mbas saj saqë lidhi miqësi të ngushtë me të vëllain e më pas e telefononte vazhdimisht.

Dashuria platonike e adoleshentit u denoncua pranë komisariatit numër 2 tha një nga burimet zyrtare që tregoi se si mësuesja me status beqare u ndje e rrezikuar mbasi sjellja e nxënësit dhe këmbëngulja e tij nuk ndalej. Mësuesja përmend pranë oficerëve të policisë se nxënësin me inicialet e fillimit A…, e kishte takuar për herë të parë kur ai ishte në vitin e dytë, ndërsa në vitin e tretë mësuesja e mori klasën e tij në kujdestari.

“Pas përfundimit të vitit shkollor në vitin e dytë mësova se A…, kishte njohur vëllain tim dhe u bënë shokë e ndenjën bashkë”, kujton mësuesja me inicialet e fillimit L…

Kur i vëllai i mësueses është larguar në Britaninë e Madhe, nxënësi i  tha familjarëve të saj se do kujdesej dhe do t’i qëndronte pranë të resë që e kishte mësuese.

Është pikërisht viti kur mësuesja e merr klasën e adoleshentit në kujdestari teksa ai ndërkohë ka kaluar në vitin e tretë.

“I tha tim vëllai se do kujdesej mos më ngacmonte ndonjë person, im vëlla iku në tetor 2020 dhe me A. kam kryer disa herë marrëdhënie intime” detajon mësuesja denoncuese pranë policisë.

Por ngjarjet janë rënduar në muajt vijues sipas saj.

“Në shkurt 2021 ky shtetas foli me vëllain dhe i kërkoi se mos i gjente një makinë për mua dhe vëllai ma gjeti. Por në muajin mars mua më pa dikush që frekuentohesha me nxënësin A. dhe u fiksua keq mbas meje”.

Mësuesja detajon sipas burimeve shumë të sigurta se më pas ky person që i ishte prezantuar si shumë i pushtetshëm dhe që kishte njohje në disa shtete e ka kërcënuar se nëse nuk dilja me të, do ta pësonte familja e saj, vëllai dhe kushdo përreth meje.

“Në muajin prill 2021 u ula së bashku me nxënësin dhe këtë person që nxënësi ma prezantoi. Numrin e këtij personi nuk e kam mbasi vetëm njëherë kam pirë kafe. Të nesërmen nuk pranova të dal më me këtë person dhe sipas fjalëve të nxënësit ai i kishte treguar që isha e dashura e tij. Ky person i kishte kërkuar video  që ta vërtetonte këtë gjë dhe unë i thashë A. që nuk mundem është e pamundur kjo gjë”.

Mësuesja që jep mësim në një nga gjimnazet e Tiranës vijon të shpjegojë sipas burimeve se i tha të dashurit të saj se nuk ka shanse të ndodhë kjo gjë. Muajt në vazhdim kanë qenë ditë presioni dhe kërcënimesh me kërkesën për të bërë një video.

“Me presionin se do më shkatërronte familjen A…, më kujtonte vëllain, por i thashë atij që s’ke pse e sakrifikon, thuaji atij personit të fuqishëm që  të vijë vetë ta kërkojë videon”.

Ditë mbas dite mësuesja e cila këmbëngul se u distancua nga adoleshenti i dha fund njohjes në muajin korrik 2021, kohë në të cilën ish nxënësi trokiti në derën e shtëpisë që e hapi nëna e mësueses.

“Mamaja i tha që nuk ke më punë me vajzën time,” – shpjegon e reja në polici duke kujtuar deklaratën e të moshuarës  që i ka thënë adoleshentes se ka kush e mbron vajzën tonë.

Mbas këtij momenti e reja me profesion mësuese kujton se u ndoq nga nxënësi që në çdo çast i binte borisë sapo kalonte ajo.

“Ai i ra tërë ditën pa pushim telefonit dhe unë nuk ia hapa, pastaj na mori në telefon një miku ynë që na tha të mos kishim merak se do ta zgjidhte ai situatën”.

Mësuesja kujton se ditë mbas dite vërejti që nxënësi kalonte poshtë ballkonit dhe bënte zhurmë.

“Denoncimin e parë e dorëzova në drejtorinë vendore të Tiranës, por në darkë vërejta që ish nxënësi kaloi poshtë ballkoni. Unë po pija cigare, ai kaloi i ra borisë dhe zgjati kokën. Jam dhe ndihem e kërcënuar” mbyll denoncimin e dytë mësuesja.

Burimet nuk dhanë detaje shtesë mbi këtë skandal ku rezulton që një mësuese ka krijuar lidhje me një nxënës, për të sqaruar nëse është apo jo ai nën moshë, mbasi kjo gjë është e ndaluar me ligj

“ Ne do të thërrasim nxënësin, deklaroi policia për të sqaruar gjithë situatën e nderë por edhe mësuesit e kësaj shkolle nëse kanë apo jo dijeni për raportin intim midis mësueses dhe ish nxënësit”.(SI)

15 komente në “Mësuesja nga Tirana përndiqet nga ish nxënësi, e zuri të dashur pastaj e la”

  1. Zhurm, zhurm sa zhurm says:

    …gjithshka mund te ndodh, jetojm ne Tiron…Tirona ne zemrat tona…

  2. Sara says:

    cfare mesuese eshte kjo?!!!

  3. Po po po says:

    Katandisur mos me keq jemi……

  4. Anila says:

    Artikulli eshte konfuz por kjo mesuesja duhet te shkoje ne burg nese ka kryer marredhenie seksuale me nxenesin minoren.

  5. Qako Qoramidhja says:

    Vetë i qenkerka krojtur.
    Pse o, mbahen lidhur demkat e rinj, të ndersyer nga buçkat prefesoresha ?
    Jazëk,i qoftë kësajë sorollopke. Do të marrë më qafë çunat e rinj.
    Sikter nga keto lloj mysybet mesonjesesh.

  6. Emigranti says:

    Ne nje vend demokratik mesueses I hiqet pergjithmone licensa dhe ndiqet penalisht.
    Nuk e di kjo mesuese se sipas kodit te etikes ka cenuar marredhenien profesionale mesues nxenes. Mesuesja dhe shkolla ka per detyre te kujdeset per nxenesin i cili ju eshte lene ne mirebesim nga prinderit dhe per tu edukuar dhe jo abuzuar nga mesuesi. A nuk e di mesuesja qe ka abuzuar seksualisht me nje minoren?
    Nese ka drejtesi, mesuesja duhet te ndiqet penalisht dhe familja duhet te padise mesuesen dhe shkollen/drejtorine aresimore dhe ministrine e aresimit.

  7. Eleni Dushi says:

    Moj karaputanë nuk gjete hu tjetër për të kruajtur b***** po të pëlqeu i njomi i nxënësit?
    Hajt sikter langaraqe!
    Jo vetëm të përjashtohet përgjithmonë nga sistemi arësimor por të shkojë në burg se ka kryer mardhenie me një adoleshent.
    Atje(në burg) do ta kruajë mirë….

  8. Alban says:

    Po u more me qen do zesh pleshta

  9. Ish nxenesi .....e qiu kur kishte mbaruar maturen says:

    ……mesueses i iku jeta pa kar, keshtu i pari qe ja kerkoi ja dha.

    1. zyshi says:

      hahahahhaha sa i modh!!
      kjo paska mbaru per k.
      hajde njeher te ish mesusesi moj, ta shikojm kete mhb, ahahahah

  10. labi says:

    Keto ndodhin kur fshataret zbresin ne Tirane,mendon e ngrata se duke u shkerdhyer me nxenesin behesh qytetare,policia besoj ne fillim do kete pune me ket bucen pastaj me djalin qe ja drejton trunin hajdari.

  11. Loli says:

    Mesues per Shqiperine te Rilindjes .Haa haa haa???!!!

  12. Tur durrsaku says:

    DIKU TJETER KJO BAXHELLA DO ISHTE SHKARKUAR NGA PUNA DHE DO DENOHEJ PER MAREDHENJE ME TE MITUR…

  13. Sofi says:

    Ky quhet perdhunim me minoren.Kjo ,jo vetem qe nuk e ka vendin ne arsim por duhet ndjekur penalisht per kete abuzim.Pergjegjesi ka edhe drejtori i shkolles si dhe trupa pedagogjike qe nuk jane ndaluar per ket rast.Eshte e vertete qe ajo eshte ne moshe madhore por ka abuzuar me minoren.Me e keqia eshte se edhe familja e saj qenka nje familje pa moralin e nevojshem shoqeror.Drejtoria Arsimore Tirane nuk duhet te vonoj ta largoj nga rradhet e arsimit por,te beje edhe kallezim penal kundrejt kesaj “mesueseje”.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje