Berisha- Bashës: Ndave apo jo para me Taulant Ballën për çështjen "Toyota Yaris”

23 Nëntor 2021, 18:21Politika TEMA

Sali Berisha i ka kërkuar Lulzim Bashës që të sqarojë pozicionin e tij për çështjen e parave që u gjetën në “Toyota Yaris”. Nga Burreli ku zhvilloi “Foltoren” e radhës, Berisha pyeti Bashën nëse ka ndarë apo jo para me Taulant Balllën për çështjen e “Toyota Yaris”.

“Meqë jam sot këtu para jush do ti kthej një përgjigje. 3-5ditë më parë u ankua se po e sulmoj me fjalët e Edi Ramës. Peng Basha nëse Edi Rama thotë një gjë që qëndron, Sali Berisha nuk e mohon kurrë. Është e vërtetë që Edi Rama të ka përmendur ty Toyta Yaris, por është e vërtetë që e mban peng me atë.

Prandaj peng Basha, dil dhe sqaro aferën e Toyta Yaris, ndave apo nuk ndave para me Taulant Ballën me atë aferë. Doli në Parlament tha se të shtunën do të vijnë Toyota Yaris me miliona Euro. I thashë ku e dije, më tha që kishte informacione. Euro erdhën por nuk u kthyen. Prisni, prisni….

Tani Eurot nuk u kthyen mbrapsht, por erdhën direkt në Durrës, erdhën në Durrës 1.5 milionë më pak. Kanë ardhur disa herë hetuesit belg dhe Basha u fshihet. Rama të mban peng dhe unë të kërkoj transparencë dhe demokratët duan transparencë”, tha Berisha.

1 komente në “Berisha- Bashës: Ndave apo jo para me Taulant Ballën për çështjen “Toyota Yaris””

  1. Durrsaku says:

    Ky eshte njeriu me i ndyre qe ka prodhuar Shqiperia. Basdard i ndyre shkerdhat shpellar spiun siç jane maloket ne pergjithesi.Se nuk zhduket ky moster Shqiperia nuk do kete pare.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje