Kafshët shtëpiake me aftësi ndryshe kërkojnë vëmendje, durim dhe punë intensive, por dashuria që merrni në këmbim është një nga ndjenjat më të bukura.
Sally është një prej tyre.
Pronari i kësaj maceje simpatike Janez Jeretic tregon disa nga detajet:
“Po shëtisja me një shoqe në park kur pashë Sally-n aty pranë. Mendova se kishte ngotdhur sepse nuk po lëvizte. Në një moment e pashë të lëvizte putrat e përparme, e mora dhe e çova te veterineri. Kreu një radiografi dhe ata zbuluan se ajo kishte një plumb gjuetie në qafë dhe se macja ndoshta nuk do të mund të ecë më kurrë”, tha ai.
Megjithatë, kjo nuk e pengoi Sally të shijonte jetën.
“Kostumi i sirenës nuk e shqetëson atë dhe e ndihmon të mbajë nxehtësinë në pjesën e poshtme të trupit të saj të paralizuar. Unë dua që njerëzit ta shohin Sally në të njëjtën mënyrë siç unë e shoh atë – si një krijesë të bukur që ka vuajtur shumë, por tani është e lumtur,” shtoi ai.
Megjithatë, gjëja që e kënaq më shumë është kur rrotullohet dhe e përkëdhel, sepse shpërblimi i tij më i madh është kur e sheh atë krijesë të lumtur.