Kurti pas aksidentit tragjik në Bullgari: Të tronditur nga ky lajm, Kosova e gatshme të ofrojë ndihmën e saj

23 Nëntor 2021, 11:40Rajoni TEMA

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti iu është bashkuar ngushëllimeve për viktimat në aksidentin tragjik në Bullgari, ndërsa ka ofruar gatishmërinë për ta ndihmuar Maqedoninë e Veriut në çfarëdo kapaciteti.

“I trishtuar dhe i pikëlluar nga lajmi për aksidentin tragjik në Bullgari.

Shpreh ngushëllimet më të sinqerta dhe ndaj dhimbjen me familjet e viktimave, dhe u bashkohem lutjeve për shërim sa më të shpejtë të të lënduarve. Momente të vështira si këto lehtësohen duke i qëndruar pranë njëri-tjetrit.

Republika e Kosovës bashkëndjen me Maqedoninë e Veriut, popullin e saj dhe të gjithë shqiptarët e tronditur nga ky lajm i kobshëm, dhe shprehë gatishmërinë e plotë për të ofruar ndihmën e saj në çdo kapacitet”, shkruan Kurti në Facebook.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje