Kurti për median kroate: S’ka shkëmbim territoresh, nuk jemi në mesjetë

22 Nëntor 2021, 16:34Rajoni TEMA

Kryeministri Albin Kurti ka deklaruar me bindje të plotë se nuk do të ketë shkëmbim territoresh për Kosovën. 

Në një interviste për medien kroate “Veçernji List”, Kurti shtoise është pro dialogut me Serbinë për intesat e qytetarëve të Kosovës.

“Është në natyrën e autokratëve të mendojnë se mund të shkëmbejnë territore sikur të ishin pronë e tyre. Nuk jemi në mesjetë, me monarkë që i konsiderojnë territoret e shtetit si vendin e babait apo monarkut, dhe populli si familje e atij që sundon”.

Kurti mes tjerash thotë se populli i Kosovës nuk e do shkëmbimin e territoreve, pasi sipas tij këtë e do vetëm presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç.

“Ne jemi Republikë Demokratike edhe kjo është arsyeja pse i fitova zgjedhjet sepse populli i Kosovës nuk e do një gjë të tillë. Unë mendoj se serbët nuk e duan një gjë të tillë atë e dëshiron vetëm presidenti i Serbisë.

Edhe shqiptarët kanë zgjidhje territoriale, por ai dëshiron “boshnjakizimin” e Kosovës në formën e një entiteti autonom serb brenda Republikës sonë, për të na bërë shtet jofunksional dhe nuk e bëri dhe kjo nuk do të ndodhë”, ka deklaruar  Kurti.

1 komente në “Kurti për median kroate: S’ka shkëmbim territoresh, nuk jemi në mesjetë”

  1. Shqipetari-Londer says:

    ALBIN KURTI:OPSJONET E SHKEMIBIMIT TE territoreve,nuk eshte gje e re…dhe duhet Shikuar pse jo??Nese eshte ne pershtatje te Interesave te Shqipetareve ne Pergjithesi….Kuptove??Shqiperia akoma se Bashku me Kosoven Munde ti bejne Balle Ekspansjonit MIjravjecare Serbe qe kerkojne Dalje ne Ballkan….me mire mos Fole Fare..Kurti….se ne funde te fundit ty nuk te Pyet kush….lol

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje