Zaev jep të tjera detaje nga aksidenti tragjik: Kam biseduar me një të mbijetuar, 7 pasagjerë kanë arritur të ikin nga dritaret

23 Nëntor 2021, 10:11Rajoni TEMA

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut, Zoran Zaev nga Bullgaria, ku ndodhet pas aksidentit tragjik më 46 viktima atje, ka dhënë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë. 

Zaev ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret.

Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” tha Zaev.

1 komente në “Zaev jep të tjera detaje nga aksidenti tragjik: Kam biseduar me një të mbijetuar, 7 pasagjerë kanë arritur të ikin nga dritaret”

  1. Sara says:

    vijojne sherbimet sllave terrorizmin ndaj shqiptareve

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje