VIDEO/ Momenti kur avioni italian ulet në anije si të ishte helikopter

23 Nëntor 2021, 13:14Lifestyle TEMA

Një avion italian luftarak F35 është ulur vertikalisht në anijen HMS Queen Elizabeth, gjatë një operacioni stërvitor në Detin Mesdhe. Sipas Ministrisë së Brendshme Italiane, përfshirja për herë të parë të kësaj serie avionësh luftarakë është një konfirmim i kapaciteteve të saj për të manovruar në det. Admirali Giuseppe Cavo Dragone tha se në këtë mënyrë, Italia do të kontribuojë edhe më mirë brenda Bashkimit Europian.

Operacioni stërvitor u zhvillua ndërkohë që në Mesdhe, britanikët dhe amerikanët janë vënë në kërkim të një avioni F-35B Lightning II të Forcave Ajrore të Mbretërisë së Bashkuar, me vlerë rreth 150 milionë euro, të rrëzuar në det javën e kaluar. Mediat britanike thonë që Italia është vendi i tretë që i është bashkuar kërkimeve për aeroplanin ushtarak, për shkak se aleatët perëndimorë nuk duan që ai të bjerë në duart e rusëve, të cilët mund të vjedhin teknologjinë.

Operacioni për gjetjen e avionit të humbur në det është një garë me kohën, pasi në atë zonë operojë edhe anije ruse, të cilat mund të jenë në gjendje ta nxjerrin të ta studiojnë në detaje. Për gjetjen e avionit sa më shpejt janë të interesuara veçanërisht Shtetet e Bashkuara. Edhe më parë, amerikanët refuzuan t’i shisnin Turqisë avionët model F-35A, për shkak se presidenti Erdogan nuk tërhoqi vendimin për të marrë sisteme mbrojtëse nga Rusia. Pentagoni asokohe tha se nuk dëshironte që rusët të studionin profilin e avionëve amerikanë.

 

10 komente në “VIDEO/ Momenti kur avioni italian ulet në anije si të ishte helikopter”

  1. Ne Europe jane shitur me shumice Helikoppteret Made in Ita , te quajtur
    Leonardo ,
    qe jane te niveleve me te larta per kohen .

    Sillni ca ne Albania si kto Avione ti blej Shteti Shqiptare me Kredi nja 50 te tille
    dhe disa Helikoptere ,etj
    Ushtria Shqiptare i ka shume te domosdoshme sot ne kto Situata nji Teknike te tille Ushtarake .
    Jepini Sazanin per disa vjet psh? ose dicka tjeter ,shteti duhet te gjej menyrat per t’u
    fuqizuar si Ushtri e cila kerkon vemendjen me te madhe sot per sot , kur Hienat rreth Shqiperise ,
    kerrcasin dhembet ne Kufi?

    1. Gjon Goti says:

      E pabesueshme se çfare niveli injorance paske more komentues dallkauk. Avioni eshte F-35 prodhim i USA, Italia ka blere prej tyre si anetar i NATO. Dhe more injorant teknologjia e ngritjes vertikale ka nja 40 vite qe eshte shpikur dhe eshte funksionale. Shiko ne wikipedia per me shume (modeli harriet).

      Tung more karabush

      1. Shkodrani says:

        Ngritja vertikale po, eshte zhvilluar edhe me heret, por F-35 e sjell ate ne nivel krejt tjeter.
        Sa per zoterine me perpara, mund te them qe deshira mund te jete por mundesia qe ne te marrim qofte edhe nji, eshte zero. Ka shum kushte qe duhet te plotesohen njeri nga keto eshte ai financiar. Shqiperia nuk ka buxhet qofte edhe per nje te tille (blerja, trajnimi, pjeset, specializimi i teknikeve, simulatoret, kostoja per fluturim 35000$ per nji ore, armatimi etj, etj).
        Ne nqs mundemi duhet te ndertojm ekonomi qe te pakten te mbajme shqiptaret ne shqiperi, pastaj mund edhe te mendojme per nja 4kater f16.

      2. ben says:

        Sakte, kjo teknologji u perdor per her te pare ne avionet Harrier britanke qe u provuan ne luften e ishujve Falklands (Malvinas), por paten shume probleme teknike. Kjo teknologji eshte permiresuar shume dhe ka arritur sot ne F35A-te te prodhuara nga Boing.

      3. Gjon Koti ,

        pom’vika keq se paskam ofenduar njohurite e tuja ,
        o m’hongsh carin ,
        por m’duket se duhet me ken nen mjergullen e alkolit .
        Para 40 vjetesh vetem Qerret e Saukut ngriheshin Vertikal
        dhe Ti poashtu me dy rrotat poshte .
        #
        dukesh se je nga ata morrat qe rri fshehur pas monitoreve dhe pret rastin t’ma kapesh me dor mue?

        1. Gjon Goti says:

          Duhet te te vije keq per nivelin ordiner te njohurive te gjuhes shqipe, pa per avionet nuk pres te dish. Qellimi i komentit ishte qe mos lexo vetem fjaline e pare ku pseudo-gazetari shkruan “avioni italian F-35” dhe o burra e kane prodhuar italianet.
          U kuptua qe je refugjat ne Itali.
          Tani shko haji merden padronit per 1000 eur ne muaj dhe mos ha caj shume ndoc rrokun

          1. anticensurë ??? says:

            gjon
            lene budallain dhe mos i kujto sa i trashë është!!
            budallai është aq i keq sa të vret po ta korigjosh në padijen e tij!!edhe kur ka mundësinë,por jo zotësinë të kërkojë në google për harrier:
            prezantimi i modelit: 1. April 1969
            fluturimi i parë: 28. Dezember 1967
            prodhuesi: Hawker Siddeley, McDonnell Douglas

          2. anticensurë ??? says:

            o hajvan është F-35 amerikan dhe jo prodhim italian!!
            o hajvan është blerë nga ushtria italiane,dhe jo prodhuar nga italia!!
            o hajvan është ulur në një aeroplanmbajtëse angleze,gjë që e zhvilluara itali nuk e ka!!

    2. k says:

      Italia ka F-35,ne kemi sali bërishën me nokën.
      Kush është më i përparuar ?

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje