Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti, ka qenë i ftuar në institutin austriak Karl-Renner në Vjenë ku ka folur për idenë e bashkimit me Shqipërinë, njohjen e mundshme të Kosovës nga Spanja si dhe Marrëveshjen e Washingtonit dhe administratën e re në ShBA. Kurti tha se deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia.
“Në rastin e Kosovës dhe Shqipërisë unë kurrë nuk do ta imagjinoja bashkimin tonë duke shkaktuar luftë për ta bërë atë ose për të shkaktuar konflikte jo demokratike të çfarëdo lloji. Për këtë çështje, do të doja që ta theksoj faktin që Deklarata e Pavarësisë së Kosovës nuk është menduar asnjëherë si pavarësi nga Shqipëria, por si çlirim nga Serbia dhe ne kurrë nuk do ta harrojmë këtë. Pra, të gjithë shqiptarët që do ta dëshironin këtë bashkim, ai asnjëherë nuk është kundër dikujt tjetër dhe nuk është asnjëherë qëllimi që të na bëjë neve më të mëdhenj, por për të kontribuuar në mirëqenie dhe liri, pra, si shprehje e lirisë, jo si shprehje e agresionit. Si kryeministër, në këtë mandat, siç keni theksuar ju, unë kam fituar me “biletën” për punë dhe drejtësi dhe këto janë prioritetet e mia të para dhe më të rëndësishmet”, ka thënë Kurti.
Shefi i ekzekutivit u pyet edhe për hapin që pritet ta ndërmarrë Spanja sa i përket hapjes së Zyrës Tregtare dhe Kulturore në Prishtinë, hap të cilin kryeministri Kurti e cilësoi si hap në drejtimin e duhur.
“Unë besoj që Spanja duhet të lëvizë në drejtimin e Sllovakisë dhe Greqisë të cilat e njohin pasaportën e Kosovës dhe me qeverinë progresiste unë jam optimist se këto shenja që i shohim nga Spanja janë në drejtimin e duhur dhe së shpejti mund të presim disa zhvillime pozitive”, tha ai.
Ai foli edhe për Marrëveshjen e Washingtonit për të cilën tha se ka pasur elemente pozitive siç është njohja nga Izraeli.
“Sa i përket Marrëveshjes së Washingtonit, ka shumë elemente në atë marrëveshje nuk them që asnjë nga to s’është e mirë, përshembull njohja reciproke me Izraelin është pozitive, por përsëri më duhet të them se angazhimet bilaterale të Kosovës dhe Serbisë më 4 shtator të vitit të kaluar ishte më shumë lëvizje taktike e administratës Trump para zgjedhjeve atje. Ishte menduar që të ndërtohet diçka e qëndrueshme për një të ardhme afatgjatë. Unë e shoh në ato pikat e marrëveshjes një përpjekje për rregullim të shpejt që do të ndihmonte në imazhin ndërkombëtar dhe politikën vendore të ish-presidentit sesa ishte për të ndihmuar Kosovën dhe Serbinë për të lëvizur përpara”, tha Kurti.
Kurti e cilësoi si situatë tjetër në ShBA tash që në krye të Shtëpisë së Bardhë është Joe Biden dhe u shpreh optimist sa i përket presidentit të ri.
“Sa i përket Shteteve të Bashkuara të Amerikës, unë mendoj se situata është ndryshe tani për të mirë natyrisht, presidenti Biden është ndoshta lideri për progresist në botë, nëse e sheh programin e tij është socialdemokrat dhe mendoj se kjo është ajo që na nevojitet, psh. Për ndryshimet klimatike, të drejtat e punëtorëve, të drejtat e grave, kështu që unë jam shumë më optimist tani sepse së pari ne e njohim se kush është presidenti Biden dhe së dyti për programin e tij”, tha shefi i qeverisë së Kosovës.
Ai përmendi po ashtu edhe idenë e shkëmbimit të territoreve për të cilën tha se definitivisht ka dështuar por që nuk do të thotë se ka vdekur.
“Unë e kam refuzuar idenë për shkëmbim territoresh mes Kosovës dhe Serbisë sepse ajo do të thoshte konflikte të reja dhe gjakderdhje. Qëllimi ka qenë ndarja e Kosovës e jo shkëmbimi. Unë mendoj se dialogu mes Kosovës dhe Serbisë duhet të jetë transformues për jetërat e popujve. Unë besoj se Republika e Kosovës duhet ta mbrojë veten si shtet dhe populli i Kosovës nuk do ta pranojë idenë e shkëmbimit të territoreve. Nuk po them që ideja e shkëmbimit të territoreve dhe ndarjes së Kosovës ka vdekur, por ideja që u bë projekt definitivisht ka dështuar”, tha Kurti.
Sharlatan!
Imagjinoi Austria te kerkoje bashkim me Gjermanine vetem se kane te njejten gjuhe.
=
Nderkohe, historia i ka ndare perfundimisht Kosovaret me Shqiptaret. Nuk behet fjale per turqit shqipfoles te Maqedonise.
=
Askush nuk flet se cfare i bashkon shqiptaret me kosovaret sot.
I bashkojn shume gjera o koqe plehr serbo-greke.
te bashkohesh me kosiven eshte njelloj si te bashkohesh me turqine
RROFSHIN PARULLAT ANTIKOMBËTARE SHQIPTARE!
KURTI e MURTI, format e bashkimit shpirtëror…e të shkrirjes së gjithanshme do sjellin në bashkimin kombëtar modern ashtu sic pikin gjethet në vjeshtë, pa pasur nevojë të pikin nga erërat e shtrëngatat e mëdha.
Mjaftni me idiotizma inferiorësh. Shqiptarët janë një – ARBNORË. KULTURA POLITIKE KOMBËTARE është motori i mbarësisë sonë.
Personalisht, më gumëzhin koka nga idetë e shumta antiformale, që shpiejnë në bashkimin imanent kombëtar.
Karvani kombëtar vazhdon rrugën, armiqtë pëlcitshin nga sëkëlldia.
Mire qe u terhoqe sepse imagjinata jote i kalon caqet e nje njeriu normal. Ti bashke me opoziten shqiptare cila te fryu ne bythe aq shume sa per nje moment hodhe ne garen elektorale shqiptare partine tende VV,imagjinove Shqiperine e madhe,bashkimin e Shqiperise me Kosoven si dhe Albin Kurven kryeminister apo president. Albini e ka pare reagimin e shqiptareve qe askush nuk e do kete bashkim. Persa i perket asaj qe Albini thote se nuk do te shkaktoje lufte mendoj se ka te drejte dhe “lufta” nuk do jete nga pale te treta por do jete nga brenda midis nesh. Ju e keni pare se sa here jane munduar forcat e errta te shtyra nga politika e mbrapshte e Berishes duke shfrytezuar persona te tille si Bukoshi,Haradinaj,Kurti etj.pra lufta do jete vella vrasese gje qe i interesin atyre qe imagjinojne gjera te pamundura.
ROBERTO, ne kemi një Shqipëri – ETNIKE.
Shqipërinë e “MADHE2 ta kanë fryrë në bythë ARMIQTË dhe enveristët dhe ka lëshuar rrënjë në trurin tënd moçalik.
Akoma me budallalleqe ju andej??? Ca Shqiperi etnike mo?? Mos flisni budallalleqe. Ka Shqiperi ka dhe Kosove. Kaq.Ju vazhdoni akoma sikur te jeni 100 vjet mbrapa. Prandaj politika e mbrapshte ju shfrytezon juve,disa njerez si ty qe ju thote shpejt,ngrihuni dhe mbroni trojet tuaja se po na sulmon Greku. I harrove bashibozuket dhe grupet qe dergoi Kosova per ta “cliruar” jugun qe kishte “sulmuar”Greku??? A i mban mend deklarimet e atyre Kosovareve te paditur si puna jote qe thoshin se nuk e dinim por ne na thane qe po sulmon greku Shqiperine???? Po ju o Gostivar benit kryq per Enverin dhe harroni Saliun nje kriminel qe bashkepunonte me Sllobodanin,me Arkanin te cilet masakruan burra e gra,pleq e plaka,femije te pafajshem bile vrane edhe grate shtatezena???? Harrove naften qe i shiste Saliu,Azemi me kompani Serbise kur kishte nje embargo nga e gjithe bota??? Gostivar ! Nuk ma mori mendja qe akoma ne vitin 2021- 2022 ti ke mbetur ne batakun e ketyre njerzve qe populli yne i urren ne kulm prej poshtersive dhe krimeve qe kane bere ne Shqiperi-Kosove kur nga njera ane i strehonin dhe mjekonin luftetaret Kosovare dhe nga ana tjeter i nxirnin neper shtigje te qellimshme per te rene ne pritat e ushtrise Serbe. Turp te kesh ti dhe te gjithe si puna jote. Mos fol kur nuk di asgje por kerko falje.
“BUDALLALLËQET TONA”
Kur disa nga diplomatët tanë të mencur, ose gazetarë, pjesëmarrës takimesh ndërkombëtare, nxjerrin para të huajve nocionin “Shqipëri ETNIKE”, kundështarët tanë mbyllin veshët dhe trurin dhe anashkalojnë muhabetin.
Nuk jemi të cakrisur të rikthejmë territoret tona të rrëmbyera, katër (4) KATËR REPUBLIKAT (pashallëse) e dikurshme, por aty ku jemi popull shumicë, brenda një tërësie tokësore, aty shtrihet SHQIPërIA ETNIKE, një FAVOR dhe ARGUMENT BETONARME.
Sekretari i parë i TITOS, gjallë pak vite më parë, të gjelbërtit e Serbisë – pjesa mike, Liberalët e Serbisë, e shumë parti në Evropë, e dinë dhe aspak nuk e bëjnë të diskutueshme cështjen – se në ILIRI (Bakllan) i vetmi problem i pazgjidhur është rrumbullaksimi i formimit të shtetit etnik shqiptar, sic e kanë të zgjidhur shumica (jo gjithë) e popujve të Evropës.
Minoritarë do ketë, e do mbesin kudo. si njolla të papërfillshme etnike.
Prishtinali jam dhe voues i pdk me kujtohet nje interviste e Mustafes se LDK ku theksoi bashkimi i kosoves eshte ne interes te kosoves e jo te Shqiperse
E rendesishme eshte qe kryetari Vetfundosjes e nxori koken si nje mashtrues ordinere .
Ketu ne kosove nuk duan bashkim por autonomi brenda Serbis e perkthyere ne gjuhen moderne kosovo- centriste
dhe jane shume si LDK , Vjosa Osmani nje pjese e AAK nje pjese e Vetfundosjes pluse etnite e ndryshme dhe afer 20 % e kosoves jane per bashkime .
Tani Shqiptaret kane mundesin ta njohin mire dhendrin e Serbise shokun kurti
Prishtinaliu nga jugu hahaaaaa
Mjafton me pa komentin tend dhe shihet qarte nga je
Megjithate me vjen mire qe shumica juaj eshte mbledhur ktu kunder kombit dhe Tema eshte foleja juaj
Shqiperia do bashkohet dhe kurti ska terhequr asnje presje nga bashkimi thjesht tha qe nuk do behet me lufte
Me vjen mire per temen qe per te mbrojtur ramen po ja kalon dhe serbise me anti kombtarizem
Kurti e rama jane kalimtar kurse bashkimi kombtar eshte dicka jetsore per kombin ndersa tema kujton se eshte e kunderta rama jetsor dhe bashkimi kalimtar
Kurti eshte i vetmi politikan i sotit qe eshte i lire
Sa politikan apo parti sot ne shqiperi jan pro bashkimit dhe pse nuk shprehen ?
Sepse nje politikan me dosje nuk mund te jete atdhetar sepse i lejohet te bej vetem lepe peqe
Mashtruesi!
Ku e keni te shkruar qe eshte terhequr?- apo lexoni vetem dy rreshta.
Eshte mjaft i qarte.
Ne kete mandat jam angazhuar per pune dhe mireqenie.
Pavaresine e Kosoves e kemi menduar si clirim nga Serbia dhe jo pavaresi nga Shqiperia.
Jam kunder bashkimit qe shkakton luftra, qe do te thote bashkim ne rruge diplomatike dhe qe ka deklaruar se per kete mund te angazhohet ne mandatin tjeter.
Bujari jari jari plasi se qarri .
Para dy ditesh te kanal Arte france dha nje emisione bashkimi dy gjermanive dhe krijimi i monedhes euro.
Per bashkimin e gjermanise ishin kundra itali angli france e te tjera nese kumunisti kurti mendone qe bashkimi do behet me bekimin e shteteve te tjera mos ti genjeje votuesit politika do bythe do force nuk do oda te cajit dukd kenduar me cifteli per trimeri ne kosove jane me shume pro Serbis mos degjo cfare thone dge jyne ata qe demtohen dhe jo Shqiperia jane te getoizuar pa dalje ne det pa infrastrukture nuk jane shtete kush te garantone qe neser Serbi hyne dhe e mere per dy ore histo3ris perseritet dhikoni nagorni karadak afganistsnin .
Duhet bizedime tirane prishtine beograde
Tirana pasi jane Shqiptare Serbia pasi jane ne territore Serbe dhe prishtina pasi jetojne atje si dhe nje konsesus nese kosova ngelet ne duart e kurtit haradinaj haaaa njd marveshje europe Serbi dhe hopa mbarone filmi
Ky derdimen, nuk ka nje ide te qarte ne koke. Vertitet si pordha neper breke duke bere deklarata kontraditore dhe shpesh te demshme per Kosoven dhe Shqiperine, vetem e vetem per te treguar se shte nje lider klasi.
1- Ne lidhje me Bashkimin Kombetar, nuk u shpreh aq qarte sa thote autori i ketij shkrimi. Ai e beri lemsh duke thene se bashkimi i Kosoves me Shqiperine, nuk eshte njelloj si bashkimi i Kosoves me Serbine…Me e pakta qe mund te thuash ne keto deklarime eshte se ai thjeshte “hedh” benzine ne zjarrin ballkanik… Asnje shqiptari ne bote nuk do i vente mendja qe trajtimin e Bashkimit Kombetar, do e vinte ne nje kandar me Bashkimin me Serbine. Ky eshte Albini yne qe kombin e ve ne vartesi te shtetit….
2-Ne komentin per Marreveshjen e Vashingtonit, tregohet miop dhe cinik. Fitorja me e madhe e kesaj marreveshje ishte se Vuciqi nenshkroi qe Kosova te hapte ambasaden e saj ne Izrael dhe jo “njohja reciproke” midis Kosoves dhe Izraelit.. Kete fjalen “reciprocitet” Kurti e ka devalvuar dhe e ka transformuar ate si nje kalama qe beson atyre qe thote. Kurti edhe ketu i jep perparesi “pordheve” te tij dhe jo fakteve qe flasin ne favor te Kosoves…
Me nenshkrimin e marreveshjes ne menyre te njeanshme me Trampin ku Serbia pranon qe Kosova te hap ambasaden ne Izrael dhe Izraeli te hap ambasaden ne Kosove, Vuciqi praktikisht pranon qe Kosova eshte shtet i pavarur. Albini nuk i sheh keto gjera me kete sy dhe kjo koicidon me nderimin e mendjes nga Vuciqi per kete marreveshje… Kurti po te ishte patriot i vertete dhe jo bythelevizur duhet te ecte ne kete drejtim dhe kete premtim te Vuciqit per njohjen e Kosoves qe i beri Trampit ta mbeshteste me te tere forcat dhe jo te behej shkaktar per cvleftesimin e njohjes nga Serbia, me argumentin se Hoti nuk kish te drejte per neneshkrim. Ne thelb kjo marreveshje nga ana e Trampit dhe Vuciqit nuk eshte nenshkruar fare nga Hoti. Kurti kete e thote thjeshte sepse ai nuk do qe Serbia te njohi Kosoven. A vjen kjo si rezultat i idjotesive te tij apo vjen si rezultat i “misterit” qe mbulon Kurtin, koha do e tregoje.
Keshtu me rradhe mund te vazhdoja me gjate me kontraditat e Kurtit qe me shume ndihmojne Vuciqin per te na baltosur ne qe nuk jemi dakort me politiken Amerikane dhe Evropiane te bisedimeve, se sa ndihmojne Kosoven dhe ceshtjen kombetare. Perdorimi i fjales “lufte” nga goja e tij, kur te tjeret flasin per paqe, thjeshte tregon se sa anakronik eshte ai….
Nga shumica komentuesve ketu, vetem njeri paska lexuar tekstin, dhe jo vetem titullin. Po ta lexosh tekstin e kupton qe titulli ska te bej asnje gje me tekstin, eshte manipulim. Kjo tregon shume per shoqerine Shqiptare!
Kurti biles, eshte nga te paktet shqiptar te Kosoves qe nuk heq dore nga bashkimi. Shumica jane kunder.