Lulzim Sulejmani nga Presheva është njëri nga shtatë të mbijetuarit e tragjedisë shqiptare në Bullgari. Ai arriti që të thyente xhamin dhe të hidhej nga autobusi në momentin që u përfshi nga flakët dhe dyert u bllokuan.
Sulejmani madje arriti që të ndihmonte edhe gjashtë persona të tjerë të që dilnin nga autobusi duke i shpëtuar. Veprimi i të riut me kombësi shqiptare dhe shtetësi serbe pasi jeton në Luginën e Preshevës ka bërë jehonë në media në Beograd, që i kanë kushtuar hapësirë të veçantë.
Me germa kapitale, “Blic” shkruan “NJË HERO I VËRTETË”. “Një shtetas serb, edhe pse i plagosur, ndihmoi në evakuimin e shtatë pasagjerëve në një aksident të tmerrshëm në Bullgari” vijon më tej artikulli.
Autoritetet serbe i kanë uruar shërim të shpejtë, ndërsa ambasadori e ka vizituar në spital në Bullgari. “Shtetasi ynë Lulzim Sulejmani, vetë i plagosur në një aksident të tmerrshëm në afërsi të Sofjes, ka ndihmuar në evakuimin e pasagjerëve” shkruan Ministria e Jashtme serbe.
E kane thene shkoqur nje shtetas serb.
pertej serb e shqiptar akti i tij eshte ne rradhe te pare njerezor, a thua se nuk e dine lexuesit e Blic-it qe ky “shtetas serb” eshte shqiptar etnik… ua njohin edhe emrin edhe trimerine mos kini merak, nuk merrni dot klikime me keto lajme!!!
Po shqiperia nuk mund te shpallte nje dite zie per 45 bashkobasit tane ?
Apo nuk lejohet nga fqinjet???
Asgjë e re. Tërë historinë dhe kanë të rrejshme , të vjedhur dhe të ndërtuar në mite. Nuk skuqen për asgjë përkundrazi krenohen me gënjeshtrën dhe mashtrimin. Përpiqen që të tregohen se janë dikushi por në të vërtetë janë kurrkush dhe mbesin mashtrues hajna dhe gënjeshtar ordiner.