"O idiot, si e thua çfarë pune kemi ne me SHBA", Basha: Për 8 vite kam vendosur për interesat personale të Berishës

25 Nëntor 2021, 22:34Politika TEMA

Kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha shprehet se për 8 vite me rradhë është vendosur përpara interest personal të Sali Berishës, dhe çdo herë ka marrë anën e tij.

Sipas tij, situata aktuale në PD nuk është e njëjtë, ndaj Basha nuk mund të mbante të njëjtin qëndrim si më parë.

Kryedemokrati ka zbuluar se ka pasur një debat edhe me një prej kryetarëve të degëve lidhur me marrëdhënien me SHBA-në.

“Nuk mund të pretendosh as ti dhe asnjë shqiptar tjetër me mend në kokë, siç ma tha një nga kryetarët e degëve, kur më thonë ‘ç’punë kemi me Amerikën‘.

Un i them o idjot, si ç’punë kemi me SHBA-në. Po të mos ishte për SHBA-në dhe mbështetjen e tyre, zoti e di se sa do zgjaste komunizmi këtu. Po të mos ishte SHBA nuk do e kishe as Kosovën e pavarur, as Shqipërinë në NATO.

Mos të bëjmë sikur jemi murgj të izoluar në manastir dhe nuk e dimë peshën e SHBA-së në 30 vite pluralizëm. Ne kemi mbajtur një qëndrim.

Berisha ka mbajtur këtë qëndrim se kemi qenë të bindur se SHBA-në e kemi aleat në kauzat tona. Përmes betejave kundër korrupsionit kemi futur Shqipërinë në NATO.

8 vjet kryetari i Partisë, me dhjetra herë kam vendosur përpara interesit personal të Sali Berishës. Kam zgjedhur çdo rradhë anën e tij. Ky nuk është një moment i tillë. SHBA vuri një vijë të kuqe për PD-në” – shprehet Basha.

4 komente në ““O idiot, si e thua çfarë pune kemi ne me SHBA”, Basha: Për 8 vite kam vendosur për interesat personale të Berishës”

  1. Poni says:

    Kjo ashte e vertet se po te mos ishte SHBA ti Lul Basha dhe Sali Berisha sot duhet te ishit kalbur ne burg si vrastare dhe si hajdute.Ndersa sa per çeshtjen kombetare minimumi vete ju nuk mund te flisni per te si furnizues te makines luftarake sserbe me karburant dhe si spihun duke i nxjerre ne prite e bere denoncime te rreme ne Hage kunder Kom.legjendar te Luftes se Kosoves. Ju jini dy tradhetare te ketij populli e kombi e qe fale stemabe poshte jakes se xhaketave vazhdoni te kontriboni per te mbajtur peng kete vend.

  2. Asd says:

    Bravo Basha! Bere mire qe u shkepute nga nje “njeri” me formim kafshe.

  3. Shqiptari says:

    Kjo tregon se ke qene nje “Qole e vogel” e nje individi te brumosur komunist,bolshevik revolucionar, nje manekin ibindur pa kellqe per t’a kundershtuar padronin.
    Kuptohet gjendja jote,por ti nuk ke arritur te kuptosh filozofinr e enveristit Berisha,kultin e individit dhe botekuptimin e tij prej komunisti egoist,te brumosur gjate 25 viteve ne Partine gjakatare te Enver Hoxhes.
    Po ku pyesin komunistet per Imperializmin Amerikan,mor Lul Basha.Per interesa te tyre ata kane vrare,burgosur dhe syrgjynosur dhe pjesetaret e familjeve te tyre,jo me ty.
    Shume shpejt shqiptaret do e kuptojne se cili kriminel dhe bandit i ka drejtuar duke futur ne çdo pore te shtetit,ne çdo shtepi kulturen e sherrit,shkaterrimit,banditizmit dhe vrasjen e drejtesise,tolerances,rregullit dhe ligjit.Tani po e shikon dhe po e beson se ke mbrojtur nje individ negativ,te korruptuar,antidemokrat,njeri te zhytur ne krim politik dhe poshtersi qe po te sulmon thjeshte per interesat e tij dhe te familjes,Por ke fat pasi SHBA dhe administrata Biden e ka
    Seriozisht me kete mbeturine te komunizmit ne Shqiperi qe ka zaptuar dhe shpartalluar te djathten shqiptare.
    Do shohim!

  4. Jorgo says:

    po ti kesh thene ti atij “o idiot” ne sy halla ka hallate!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje