Pandemia në Shqipëri, Rakacolli: Jemi në situatë të qëndrueshme, meritë e vaksinimit

25 Nëntor 2021, 20:50Sociale TEMA

Mira Rakacolli, zëvendësministre e Shëndetësisë, ishte e ftuar në Ditarin e mbrëmjes në A2 CNN, nga ku foli për situatën aktuale të pandemisë.

Zëvendësministrja u shpreh se jemi në një fazë të qëndrueshme të pandemisë, ndryshe nga vende të tjera të rajonit që kanë pasur rritje të rasteve të reja, përkeqësim të situatës.

Rakacolli u shpreh më tej se 90% e personave të shtruar në spital janë të pavaksinuar dhe të infektuar për herë të parë.

“Jemi më mirë se vitin e kaluar dhe merita është e gjitha e vaksinimit. Treguesit e vërtetë janë rastet e rënda dhe aty e shohim këtë gjë. Ndikimi i vaksinimit po vërtetohet çdo ditë e më shumë. Numri i të shkruarve në spital nuk ka qenë më shumë se 170 persona.

Është një numër relativisht i qëndrueshëm. Shumica dërrmuese e të shtruarve në spital janë të pavaksinuar, të infektuar për herë të parë”, u shpreh zëvendësministrja.

2 komente në “Pandemia në Shqipëri, Rakacolli: Jemi në situatë të qëndrueshme, meritë e vaksinimit”

  1. sabrima_ehhhh says:

    Evo zore evo zore!

  2. Arzt says:

    Kjo bën apo është?!

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje