Vuçiç i shqetësuar: Serbia po shuhet si komb

25 Nëntor 2021, 15:27Rajoni TEMA

Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiç deklaroi se popullsia e vendit të tij po bie me ritme të shpejta. Madje presidenti e konsideron gjendje aq alarmante sa u shpreh se: “Serbia po zhduket si komb”.

Për këtë arsye, Vuçiç njoftoi se do të trefishohet shuma për nënat që lindin për herë të parë, duke shkuar që nga janari në 2.550 euro shkruan Bloomberg.

Po kështu, do të rritet ndihma ekzistuese për familjet që kanë më shumë fëmijë.

“Jemi më pak çdo ditë që kalon, duhet të shtojmë fëmijët”, ishte komenti i kreut të shtetit serb.

Sipas tij, mirë është që çdo familje të ketë minimumi dy fëmijë, ose më shumë. Po kështu, ofrohet mbështetje për nënat që lindin fëmijën e tretë apo të katërt.

Për fëmijën e tretë, ato do të marrin nga 85 euro në muaj për 10 vjet rresht: , ndërkohë për fëmijën e katërt do të përfitojnë 150 euro në muaj për 12 vjet.

 

2 komente në “Vuçiç i shqetësuar: Serbia po shuhet si komb”

  1. Dardani says:

    Zoti I ka pare per nje kohe te gjate krimet e ketij kombi te perzjere. .kombet shuhen permbi dhe Por shqiptaret do te rrojne do te rrojne se jemi ne.

  2. Gostivari says:

    QË në FËMIJËRI, 60 e sa vite më parë, herë-herë, me intervale, kur projektoheshin AMANDAMENTET e KUSHTETUTËS 74 të RSF Jugosllavi, me intensitete të ndryshme dhe vecmas pas 81-it shqiptar dardan, mediat jusllave, në aksin Shkup – Beograd – Titograd ulërinin nga rreziku i reduktimit të elementit sllavoortodoka në të ardhmen, nga rreziku i “EKSPANSIONIT SHQIPTAR DEMOGRAFIK”. Gjithë kjo po bëhej për të përligjur represaliet dhe represionin mbi popullatën shqiptare, njëherit për të shfrenuar urrejtjen sllavoortodokse me objektiv shqiptarët.
    Dicka e parë me kohë dhe që rikonsumohet në luftën psikologjike kundër nesh, si parahap i luftës së armatosur.

    Ja, refreni i jehonës shekullore.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje