Një natë e tillë, në Egjipt, ndoshta nuk ishte parë që nga koha e faraonëve. Një spektakël madhështor me pjesëmarrjen e qindra figurantëve ishin skenari me të cilin vendi i Afrikës veriore përuroi dje rikonstruktimin e një prej rrugëve më të njohura të Egjiptit të lashtë, i ashtuquajturi Bulevardi i Sfinksave, ose edhe Bulevardi i Zotave.
Bëhet fjalë për një rrugë rreth dy kilometra e gjatë, e ndërtuar fillimisht 3 mijë vjet më parë dhe që lidhte tempullin e famshëm të Luksorit me atë të Karnak, kur qyteti i Luksorit në jug të vendit ishte kryeqendra e kulturës egjiptiane. Bulevardi ishte i rrethuar nga sfinkse të shumta, rreth 1 mijë statuja tashmë të rikontruktuara duke shndërruar ketë rrugë në një atraksion fantastik për turistët e shumtë që priten.
Rruga antike përdorej mijëra vite më parë për disa nga ceremonitë më të shenjta egjiptiane, ku i bëheshin homazhe disa prej zotëve më të rëndësishëm, dhe mbahej festivali Opet, ku njerëzit falënderonin zotet për begatinë e dhënë nga lumi Nil, por edhe për faktin që kishin shpëtuar nga përmbytjet e tij. Rruga ndër shekuj ishte lenë në harresë, e mbuluar nga pluhuri dhe inertet, dhe u rizbulua vetëm në vitin 1949.
Ceremonia filloi në mesnatë, një orar i pazakontë por i vendosur nga vetë presidenti egjiptian Abdel Fatah el-Sissi për të risjellë traditën e festës tradicionale të lashtësisë.
bravo! sa e shume ti rikthehemi e ti afrohemi urtesise se lashte aq me shpejt do leme pas gjithe fatkeqesite qe monoteizmi i ka sjelle njerezimit
Dmth po sugjeroni që gjithë të këqiat tona vinë ngaqë nuk kemi më shumë perëndi?
A nuk është e kundërta, a nuk mund të themi që me perqafimin e dijeve dhe periudhën e ndriçimit njerëzimi është në rrugë të mbarë, ja ka kaluar shumë nga ish prrlnditë mitologjisë. Tani nga shumë na ka mbetur vetëm një për të hequr qafe.