Tradita e festimit me madhështi të Pavarësisë së Shqipërisë, ka marë një përmasë të re për komunitetin shqiptar, këto ditë në Londër. Ajo ka kulmuar me takimin e organizuar nga Forumi i Bashkimit të Shoqatave shqiptare në Britaninë e Madhe, në prani të Ambasadorit të Shqipërisë z. Qirjako Qirko, ku aktiviteti i veçantë artistik për të pranishmit e shumtë u dominuan nga ngjyrat kuqezi.
“28 nëntori është dita e sakrificave të pafundme, luftrave për liri dhe e përmbushjes së vizionit të etërve tanë themelues, që u kurorëzua me shpalljen e Pavarësisë,- e nisi fjalën e tij kryediplomati shqiptar në kryeqytetin britanik: Për fat të keq gjysma e kombit mbeti atëherë jashtë kufirit politik të Shqipërisë, por sot duhet të jemi të lumtur sepse ky është shekulli i shqiptarëve, pasi me mbështetjen e aleatëve tanë të mëdhenj amerikanë e britanikë edhe Kosova e fitoi lirinë dhe pavarësinë.”
Sot Ministria e Arsimit e Kosovës, Ministria e Arsimit e Shqipërisë sëbashku me dy ministritë tona të Jashtme sëbashku, i kanë pajisur shkollat ku mësohet gjuha shqipe në Britaninë e Madhe, me tekste dhe materiale didaktike. Isha tek disa shkolla të shoqatës ‘’Nënë Tereza’’ dhe ne njërën prej tyre takova një djalë spanjoll. E pyeta se çfarë lidhje kishte me Shqipërinë, e ai mu përgjigj: Më pëlqen shqipja! Kur një spanjoll që jeton në Angli mëson shqip, si mund ti lemë ne fëmijët tanë pa i çuar në shkollë një ditë në javë që të flasin me njëri-tjetrin në gjuhën amtare?- vijoi Ambasadori dhe shtoi:
“Çdo fëmijë emigrantësh shqiptarë duhet të mësojë gjuhën tonë, historinë tonë, vlerat dhe traditat tona të përbashkëta. U lutem prindërve; dërgojini fëmijët në shkollat shqipe. Siç ka thënë edhe i madhi At Fishta: Pra, mallkue njai bir Shqyptari,/ qi këtë gjuhë të Perëndis’,/ trashigim, që na la i Pari,/ trashigim s’ia len ai fmis;/ edhe atij iu thaftë, po, goja,/ që përbuzë këtë gjuhë hyjnore;/ qi n’gjuhë t’huej, kur s’asht nevoja,/ flet e t’veten e lèn mbas dore.”
Duke përfunduar fjalën e tij emocionuese z. Qirko këmbënguli që ta ruajmë gjuhën shqipe, sepse “është ajo që na bashkon. Fëmijët e bukur e të mrekullueshëm shqiptarë nesër do të integrohen këtu dhe do të bëhen shtatas të Britanisë së Madhe, por që brenda tyre gjithmonë do të thonë me krenari se jemi nga vendi i shqiponjave.”
Veshjet popullore nga të gjitha krahinat shqiptare, poezitë, këngët dhe vallet tona, elektrizuan sallën dhe e bërë akoma edhe më të ngrohtë atmosferën e rrallë që përçon çdo fund nëntori, festa e Pavarësisë së Shqipërisë.
T gjith kta shqiptart klysha maunesh jan..kan shku n angli me maune ilegalçe dhe kan lebetit dynjon aqsa anglest votun per brexit dhe duln pri juropi..
Edhe minj maunesh edhe shesin pordh….
Pajdhani ke Lexmark ndonjeher liber ti se dukesh I lodhur shum nga te shkruarit ,nje njeri qe nuk njeh prejardhjen e vet shqiptaret po festoon festen e circuit po ti ca feste festoon????? o mi makine ,te Fala janulles