Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Të flasim si diplomatë e të veprojmë si patriotë! Fati ynë është në BE

26 Nëntor 2021, 11:04Politika TEMA

“Të flasim si diplomatë dhe të punojmë si patriotë”. Kështu tha kryeministri i Kosovës, Albin Kurti në mbledhjen e përbashkët të qeverive që po mbahet në Elbasan.          

Më tej, Kurti shpjegoi se të punuarit si patriot forcon më shumë dy shtetet.

“Cfarëdo që po them, po analizohet mirë se ku desha të dal, po edhe sikur të mos them asgjë, prap do thoshim edhe ky është mesazh. Ajo që ndjej në Kosovë, ka një lloj ndrydhje të ndjejave kur flitet për Shqipërinë, një lloj e represionit të shkaktuar nga trauma e simboleve që ka rezultuar me një tonditje kolektive. Shoqëria në Kosovë përjetoi një zëvendësim që nuk u pyet.

Pra, një kërkesë për të ndrydh një dëshirë e një mendim. Të thuash se jemi të ndarë, do ishte marrëzi, të thuash jemi më të fortë se jemi dy, do ishte tepri e shkurtpamësi të thuash se angazhohesh për pajtim kombëtar, do të quanin nacionalist, e të thuash se do bashkohemi në BE të shquajnë për diplomat. Kështu le të flasim si diplomat e të veprojmë si patriotë. Sa më i porjektuar horizonti i marrëdhënieve tona, aq më i mundëshëm është integrimi në BE, që është fati ynë.

Si patriot duhet t’i forcojmë dy shtetet, patriotizëm është të luftosh korrupsionin, gjyqësor të pavarur, liri të mediave. bashkëpunimin me njëri tjetrin e këmi detyre, jo dëshirë. Sa më të njësuar të jemi në qëndrime, aq më të fortë e fuqishëm do të bëhemi. Duhet të gjejmë thirrjen tonë të përbashkët. Cdo e mirë e njërit shtet mund të përcillet në anën tjetër. Linja Prishtinë-Durrës, është cilësi ekologji e fuqi e tokës në det, rritje e portit kryesor të shqiptarëve. Rrit dhe forcon shqiptarët por edhe ndihmon rajonin. Jetojmë me fqinjët tanë. Marrëveshjet që kemi para do lehtësojnë procedurat” u shpreh Kurti.

6 komente në “Mbledhja e dy qeverive, Kurti: Të flasim si diplomatë e të veprojmë si patriotë! Fati ynë është në BE”

  1. Ari says:

    Me ne fund po flet si udheheqes. Tani, te shohim veprimtarine politike ne terren.

  2. Iso says:

    Malpin kurti =mashtrues!

  3. Lapsi.al INFO says:

    I biri KRISTAQIT DO ME E FUT SHQIPERINE NE SERBINE E MADHE

  4. gomari says:

    Sa i zgjuar eshte ky vellau tem, flasim si diplomat thote….. Ahaaaaa

  5. Niku says:

    Gomar qenke megjithmend

  6. Te flasim si Vllezer (mes nesh)
    dhe veprojme si Atdhetare
    (nderkohe qe fatit nuk i dihet asnjiher , referuar Experiencave Historike )

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje