Akuzohet për blerje votash, SPAK dërgon për gjykim çështjen e ish-kandidatit të LSI

26 Nëntor 2021, 10:06Politika TEMA

SPAK ka dërguar për gjykim çështjen në ngarkim të Etion Jokës, ish-kandidatit të Lëvizjes Socialiste për Integrim në zgjedhjet e 25 prillit.

SPAK thotë se pas publikimit të pamjeve filmike si dhe nga tërësia e veprimeve hetimore të kryera në kuadër të këtij procedimi penal, rezultoi e provuar se Joka i ka ofruar një shumë prej 100 dollarë amerikanë shtetasit Elis Babo, në këmbim të sigurimit të votave.

SPAK e akuzon Jokën për korrupsion aktiv në zgjedhje, por edhe Elis Babon, personin që mori paratë, për korrupsion pasiv.

32-vjeçari ishte shpallur në kërkim nga SPAK më 24 prill, një ditë para zgjedhjeve të përgjithshme në vend, ndërsa u arrestua më 16 dhjetor në kryeqytet. Në prill u arrestua personi tjetër që shfaqej në video, Elis Babo.

Joka ishte renditur i 22-i në listën e LSI-së për Tiranën. Në zgjedhjet e 25 prillit, kjo forcë politike siguroi 4 mandate në Parlament.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje