Nis mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan, Rama: Rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve, sfida jonë

26 Nëntor 2021, 10:23Politika TEMA

Ka nisur në Elbasan mbledhja e përbashkët mes dy qeverive të Shqipërisë dhe Kosovës në Elbasan.

Në fjalën e tij në nisje të mbledhjes, Rama u shpreh se “sfida e përbashkët është rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve dhe të realizojmë një sinergji të plotë mes të dyja shteteve, në të gjitha fushat”.

“Sot e sjellim bashkëpunimin më pranë njerëzve, çojmë në një fazë tjetër lehtësimin e lëvizjes së lirë, të punësimit dhe ndërveprimin më të madh mes dy bashkësive në dy anët e kufirit.

Më vjen mirë që sot angazhohemi për heqjen e lejeve të qëndrimit të përkohshëm dhe hapjen e pikës kufitare të përbashkët në Shishtavec”, shtoi kryeministri.

Ndër të tjera, Rama deklaroi se sot firmoset marrëveshja për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave.

“Jemi të qartë që nga të dyja anët kemi nevojë të përmirësojmë kushtet për hapjen e tregjeve. E dimë që një pjesë e madhe e kësaj problematike lidhen me burokracitë dhe jo arsyet objektive për të mos vazhduar me zhbllokimet e mëtejshme, që të integrojmë plotësisht tregjet tona.

Prandaj më vjen mirë që sot firmosim marrëveshjen për zbatimin e lehtësirave në kontrollin e mallrave”, deklaroi kreu i qeverisë shqiptare.

1 komente në “Nis mbledhja e dy qeverive Shqipëri-Kosovë në Elbasan, Rama: Rritja e zbatueshmërisë së marrëveshjeve, sfida jonë”

  1. Visi says:

    Zbatoni marrëveshjet e kaluara, s’ka nevojë për tjetër shou,mos hqrxhoni letër kot.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje