Varianti afrikan i Covid-19, Von der Leyen thirrje vendeve europiane: Ndaloni udhëtimet në shtetet që kanë konfirmuar mutacionin

26 Nëntor 2021, 16:57Bota TEMA

Komisioni Europian ka propozuar që vendet anëtare të ndërpresin udhëtimet me vendet në të cilat është identifikuar varianti afrikan B.1.1.592 i SARS-COV-2.

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen deklaroi se e mira është që Evropa të qëndrojë e bashkuar dhe të veprojë e vendosur me ardhjen e këtij mutacionit të ri.

“KE u ka propozuar sot shteteve anëtare që të aktivizojnë ndalimin e emergjencës për udhëtimet nga vende të Afrikës Jugore dhe nga vende të tjera ku mutacioni është konfirmuar për të limituar përhapjen e tij”,u shpreh Von der Leyen.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje