Ketë emision, Rudina Xhunga, tregon se ia kushton gjyshërve gjirokastritë.
Atyre që gatuan dhe e trashëguan traditën te mbesat, derisa tradita u kthye në markë dhe ushqimet unike gjirokastrite tani sjellin turistë në Gjirokastër.
Qifqitë janë qofte tipike Gjirokastre. Bëhen në tiganë enkas për to. Vetë tiganët e qifqive janë objekte të trashëgimisë kulturore. Ato trashëgohen nga gjyshja te nëna e te mbesa dhe pajë pas paje, gatuajnë qoftet unike të orizit, që i ka vetëm Gjirokastra. Turistët i kanë një prej atraksioneve gastronomike dhe i gjen tanimë në çdo menu restoranti të qytetit plot turistë.
Oshafi është ëmbëlsire gjyshesh gjirokastre. Ato e gatuanin në shtëpi dhe ia treguan sekretin vajzave, derisa nga ëmbëlsire për miqtë në shtëpi, u shndërrua në ëmbëlsire për miqtë në restorante. Tani nuk ka turist, mik e të ardhur që nuk njeh oshafin, të cilin po e hëngre njëherë e kërkon ngaherë, vetëm se pasi ta bësh do marrësh çatitë me vrap qe ta tresësh.
Se tradita që kthehet në markë, ka sheqer, por ka dhe kujtime, dashuri fëmijërie, ka emra gjyshesh, ka mall dhe trashëgimi që të bën nostalgjik, por të bën edhe të pasur, nëse e kthen ne biznes./dritare.net
Emision pa koke
I hedhim dhiosma dhot guzhinjeria , por nuk ja gjen fjalen ne shqip , as zonja Xhunga nuk e di…..,
Per pak nacionalizem dhe ne pjaten e gjelles ndonjeher ka nevoje
Ne gjuhen shqipe njihet menderz, ka te mbjelle ne cdo shtepi private apo vazo neper shtepia ne Vlore. Cdo krahine ka disa receta receta interesante, kush ka dashuri per guxhinen e trashegon per qef te vet. Gjirokastra paska vetem dy. Rudina promovon nganjehere dhe djathin e bere me niseshte e kushedi se me cfare, qe vetem djath smund ti thuash, neper vende ku kalon, nejse….
kurse Tirona osht qyteti i afsheve dhe qifqefeve
Ka harruar pepekun embelsiren me djath te njome qe eshte mbase me karakteristike edhe se hoshavi me fiq.
Kur ishim te vegjel e mirrnim ne dore dhe e hanim si buke.