Pavarësisht se Bashkia e Tiranës ka pezulluar disa herë licenca të transportit urban, sërish nga ana e kompanive shërbimi vijon të lerë ende për të dëshiruar.
Të shumtë janë qytetarët të cilët shfaqin ankesa për probleme që kanë linjat me vonesat, tejmbushjen por edhe arrogancën e punonjësve të shërbimit.
Edhe pse kompanive i janë plotësuar nga Bashkia Tiranë një sërë kërkesash qysh nga rritja e çmimit të biletave apo edhe kompesimit financiar të humbjeve të pretenduara prej tyre, sërish shërbimi i ofruar nuk njeh asnjë progres.
Ndër më problematikët raportohet se paraqitet linja e qytetit “Studenti” i cili sipas banorëve ka vonesa të shumta si dhe tejmbushje udhëtarësh përtej çdo limiti njerëzor.
Qytetarët shprehen se e kanë më të lehtë për të përshkuar rrugën në këmbë sesa duke pritur me minuta të gjatë për të marrë shërbimin e transportit urban.
Në një situatë të tillë kur kompanitë nuk garantojnë zbatimin e marrëveshjes, pritet që institucionet përkatëse të marrin masa për të zgjidhur situatën duke i kthyer taksapaguesve shërbimin e merituar.
Nuk janë plotësuar “nga ana e kompanive një sërë kërkesash”, por janë plotësuar nga ana e Bashkisë në favor të kompanive. Ose mund të ndërtohej ndryshe: “Edhe pse kompanive iu janë plotësuar një sërë kërkesash…”.
Shkruani më me logjikë.
kjo eshte skandaloze linja
nga stocjoni i trenit kalon nga petro nini del ne liqeni that
futet ne autostrad dhe nuk qendro ne sauk te vjeter.
se nuk duan pronaret ,
kur munt te shkoje nga liqeni that permes saukut vjeter dhe del ne tgu ,dhe anasjelltas .
kjo eshte baskia e qytetareve ,e erjon velis llafazanit .
sa her del televizor thot jam shum i kenaqur.
ajo eshte linja e tegut o plak qe nuk ndalon ne sauk
se ka dy autobuze njeei nga liqeni i thate dhe tjetri nga rruga e vjeter …
Ky është një shkrim që duke “kritikuar” kompanitë pa bërë të ditur emrat, në fakt vetëm mashtron realitetin super-skandaloz të transportit urban në Tiranë.
Transporti urban është jashtë çdo standarti si në unazë, kombinat kinostudio, Tirana e Re, Institut…në të gjitha linjat e tij. Shkrimi fsheh shkaktarin e vërtetë të këtij shërbimi të shëmtuar dhe që është Bashkia Tiranë me në krye kryetarin e saji vili duket të jetë një person, të paktën i papërgjegjshëm.
Është e pafalshme edhe për kryeministrin që e pranon këtë situatë të këtij shërbimi kaq të rëndësishëm por që është plotësisht i papranueshëm.
Kryeministri duhet ti jap fund kësaj gjëndje duke vendosur standarte të larta si për qytetarët që e përdorin këtë transport ashtu edhe për kompanitë që e ofrojnë këtë shërbim.
Qe te mos kemi anomalira ,ne transportin urbane ne Tirane,te markohen autobuzat sipas partive politke .Psh. PS 32667 Kinistudjo _Kombinat. PD 64777 Zogu i Zi -Zogu i bardhe . Te tjerat skane rendesi .Do shikoni sa mire do te funksjonoje urbani ne Tirane .
Lali bythq…ri. vetem te pallatet e ka mendjen, se cdo behet me trafikun e si do levizin njerezit nuk e ka ne liste…