Osmani uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë

28 Nëntor 2021, 10:40Rajoni TEMA

Presidentja e Kosovës Vjosa Osmani uroi shqiptarët për 109-vjetorin e Shpalljes së Pavarësisë së Shqipërisë. Osmani konfirmoi se Kosova do të mbështesë Shqipërinë në çdo aspekt.

“Më 28 nëntor të vitit 1912, populli shqiptar e kurorëzoi aspiratën për Shqipërinë e pavarur. Ky akt së bashku me ngritjen e flamurit në Vlorë janë akte të shenjta të historisë sonë të përbashkët, të cilën e ndërtuam me mund dhe sakrifica.

Kjo datë ka shumë peshë historike. Në këtë ditë ka lindur komandanti legjendar Adem Jashari dhe po në këtë ditë, Ushtria Çlirimtare e Kosovës u paraqit për herë të parë publikisht. Të dy këto ngjarje i japin edhe më shumë kuptim nëntorit, sepse bartin në vete frymën e lirisë, idealin e brezave që nga Skënderbeu, Ismail Qemajli, Isa Boletini e shumë patriotë të tjerë.

Në 109- vjetorin e pavarësisë, uroj që Shqipëria krahas Kosovës të ketë sukses në të gjitha fushat! Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë në të mirë të interesit të përbashkët, duke thelluar më tej lidhjet tona ndërmjet motrave e vëllezërve, sikurse edhe ato strategjike!

Gëzuar Dita e Flamurit, urime dita e Pavarësisë së Shqipërisë!

Zoti i bekoftë Republikën e Shqipërisë dhe Republikën e Kosovës!”, shkruan Osmani.

3 komente në “Osmani uron 109-vjetorin e Pavarësisë: Kosova do të vazhdojë të jetë në krah të Shqipërisë”

  1. mjerimi says:

    Haha.Kjo lloj femre me kujton Salen kur shkoi ne Qipro e deklaroi qe Shqiperia do jete gjithmone ne krah te popullit Qiprot,pasi babai i tij i kishte treguar per historine e tyre,nderkohe qe ai skisht shkuar as deri ne Tropoje

  2. "BOHOTINA" says:

    Mjerimi. Je i pa pare. Bukur. Po une do ta bej nje korigjim. Nuk e tha per Qipron Sala, por per Kuvaitin. Per ate i kishte “folur” Rama, i ati.

  3. vlora.vlora says:

    ha ha sa e trashe, si dose qe eshte ashtu e ka dhe mendjen,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje