“Duhet të përballem mes jetës dhe vdekjes”, aktorja dhe deputetja tregon se i është rikthyer tumori në kokë

29 Nëntor 2021, 13:09Lifestyle TEMA

Aktorja e njohur dhe deputetja në Kuvendin e Kosovës ka njoftuar lajmin e hidhur se asaj i është rikthyer sërish tumori në kokë pas 9 vitesh. Me anë të një postimi prekës në rrjetet sociale, Matoshi shkruan se të mërkurën duhet të përballet srish mes jetës dhe vdekjes, por e di që do vazhdojë, pasi rrugëtimi i saj është shumë i gjatë.

Aktorja ka falenderuar mjekët me të cilët e ka luftuar sëmundjen këtë herë dhe u ka bërë të gjithëve thirrje që ta duan jetën dhe veten.

Postimi i plotë:

“Jetes pas sfidave besoj qe veç i shtohet vlera, se tek at’her fillojme me e pa te bukuren ndryshe, me vlersu te drejten, me e njofte forcen e brendshme edhe me e pa dashnine e sinqeritetin e njerzve rreth vetes.

Nje nder sfidat qe mu ka dashte me kalu para 9 vjetve kur u pata diagnostifiku me tumor ne hipofize, ate kohe isha shtatzane pritsha me sjelle ni mrekulli n’kete jete. Komplikim i dyfisht shkaku edhe i shtatzanise, po efekti te une nuk u vrejke aspak. Asni moment te vetem nuk jom dorzu e as nuk kom besu qe munet me m’ndodhe diçka, se dashnine per jeten e kisha shume ma t’madhe sesa friken prej vdekjes. Nuk kisha as kohe me menu asi sene se n’shpi m’pritshin fmite, prind, m’pritke puna, projektet…

Tash 9 vite ma vone, tu mos pushu kurre sa duhet, m’kapi lodhje prej angazhimeve te mija te shumta, stresi i akumulum mrena, mbingarkesat, krejt kto m’bonen me menu qe e kom tepru. Ja kom thy limitet vetes.

Po aty e kuptova qe tumori ne tru ish rikthy prap.

Me misionin e njejt prap po m’doket, me m’tregu qe koha osht teper e vlefshme edhe duhna me kalu ma shume kohe me prind e mi, fmite e mi, te dashurin tem, me krejt shoqnine, koleget e njerzt qe duhemi pa kushte. Gjithçka po du ma shume.

Te merkuren duhna prap me u perballe mes jetes edhe vdekjes, ama e di qe rrugetimi jem ka me vazhdu se osht shume i gjate. Kom shume qytete t’botes pa i pa, shume skena te filmit pa shkele, shume role pa lujt, i kom fmite qe duhna me i bo t’zot e vetes…”

3 komente në ““Duhet të përballem mes jetës dhe vdekjes”, aktorja dhe deputetja tregon se i është rikthyer tumori në kokë”

  1. Tajari says:

    Shërim te shpejte.

  2. Sara says:

    te lumte, per guzimin, lufto e kurre mos u dorezo

  3. IB says:

    Me forca dhe besim. Filloni nga mjekimet popullore, shkoni te nje mjek popullor/naturopath ne EU, France, Gjermani,

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje