Kim Kardashian nuk i ka dhënë shpresa Kanye West për t’u rikthyer sërish bashkë. Kohët e fundit, reperi 44-vjeçar është shprehur se dëshiron të rregullojnë marrëdhënien e tyre. Por burimet pranë yllit televiziv kanë thënë se vazhdon t’i qëndrojë kërkesës për divorc që bëri në shkurt.
“Mos u gaboni. Kim nuk do të kthehet më me Kanye-n. Kim nuk i ka dhënë atij asnjë shenjë që dëshiron të rikthehet.”, tha një burim për HollywoodLife. Në fakt, Kim duket mjaft e lumtur në krahët e të dashurit të ri, Pete Davidson.