Prof. dr. Ahmet Kamberi
Kështu deklaroi Sër Rexhinald Hiberti (Sir Reginald Hibbert), autor i librit “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë – Fitorja e hidhur”, (Albania’s National Liberation Struggle: The bitter victory. London: Pinter, 1991.) Sër Rexhinaldi qe një diplomat i shquar anglez. Gjatë Luftës Nacionalçlirimtare në Shqipëri kishte qenë qenë officer i SOE-s (The Special Operation Executive). Ai kishte ardhur në nëntor 1994 në Tiranë si ftuar i qeverisë shqiptare në festën e 50-vjetorit të çlirimit të Shqipërisë. Llibri i tij “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë -Fitorja e hidhur”nuk qe libër kujtimesh si ato të ish oficerëve të tjerë të SOE-s. Ata kishin shkruar mbi bazën e përvojës së tyre dhe krijuan një opinion të shtrembëruar për Luftën Nacionalçlirimtare. Kurse libri i tij hidhte tjetër dritë mbi këtë luftë. Libri i Hibbertit ishte në të vërtetë një studim historik. Një studim që mbështetej jo vetëm në përvojën e tij vetjake, por kryesisht në një analizë të imtë të dokumenteve të arkivave britanike, përfshirë ato të liruara nga shtrëngimi i sekretit (të deklasifikuara) dhe të burimeve të tjera ekzistuese. Sër Alen Kembëll (Sir Alan Cambell), anëtar i Parlamentit të Mbretërisë së Bashkuar, do të shkruante kështu kur ai vdiq në në vitin 2002, në gazetën britanike “The Guardian”: “Në ato vitet e para të vështira të qeverisë së Theçërit (Thatcher-it), midis 1979-ës dhe 1982- shit, Sër Rexhinald Hiberti, i cili vdiq nga kanceri në moshën 82 vjeçare, kreu një nga veprimtaritë më të shkëlqyera në shërbim të kurorës, si ambasador i Britanisë në Francë. Francezët e shikonin atë me respekt dhe admirim për paraqitjen e drejtpërdrejtë të politikës. Ai qe gjithashtu një folës i kthjelltë dhe shkrimtar. Për t’u lavdëruar është libri i tij për Shqipërinë. Pikëpamjet e tij shpesh ndryshonin nga doktrina e pranuar”. (Alan Campbell, Sir Reginald Hibbert – Diplomat with an experienced perspective on the Balkan crisis, The Guardian 15 October 2002). Ndërsa prof. Xhejms Petiferi (James Petiffer) do të shkruante për të: “Vdekja e tij e la kombin shqiptar dhe kosovar pa avokatin trim e të përkushtuar, i cili mori pjesë vetë në betejën ushtarake në rini të tij; i la serbët pa kundërshtarin më të vendosur, të qëndrueshëm dhe të pakompromis”.
Rasti e solli që unë të njihesha me Sër Rexhinaldin dhe të bisedoja gjatë. Reshit Shtëpani, një veteran i nderuar, pjesëmarrës në Luftën Nacionalçlirimtare dhe miku im, kishte shkruar një libër për ngjarjet e luftës, që lidheshin kryesisht me Shëngjergjin dhe zonat përreth. Në Shëngjergj pati shumë zhvillime ngjarjesh gjatë kësaj lufte. Reshiti ishte djali i Ali Shtëpanit, në shtëpinë e të cilit pati qëndruar Shtabi i Përgjithshëm i Luftës Nacionalçlirimtare dhe disa nga oficerët kryesorë të SOEs. Aty qenë bërë takime të rëndësishme midis forcave politike kundërshtare. Librin e tij në dorëshkrim, të shtypur në një makinë shkrimi me shkronja të vogla, rreth 100 faqe, Reshiti ia kishte pas dhënë gazetarit të BBC-së Franko Egro, me qëllim që ai t’ia jepte Sër Rexhinald Hibertit, për t’i marrë atij një mendim lidhur me ngjarjet për të cilat ai mund të kishte dijeni. Dorëshkrimi ishte në gjuhën shqipe. Siç më kishte thenë Reshiti, gazetari kishte marrë përsipër ta përkthente, ose t’i bënte një përmbledhje të ngjarjeve për të cilat Sir Reginaldit i kërkohej mendimi. Por kishte kaluar shumë kohë dhe Reshiti nuk kishte marrë ndonjë përgjigje prej tij. Me rastin e ardhjes së Sër Reginaldit në Tiranë si i ftuar i qeverisë, Reshiti kishte mundur t’i kërkonte atij një takim. Ai e kishte pranuar dhe e kishte lënë takimin në orën 18.00, më 29 nëntor 1994. Reshiti m’u lut mua të isha së bashku me të për të përkthyer. E lamë që të shkoja unë ta merrja atje ku ai ishte vendosur, në një vilë në rrugën “Ismail Qemali”.
Në orën 17.59 unë ndodhesha në sallonin e pasëm të vilës
ku qëndronte ai. Në të njëjtën kohë Sër Rexhinaldi po
zbriste shkallët e katit të dytë. Ishte një burrë i shkurtër, me flokë të krehur shtrirë, me mustaqe të holla të thinjura dhe
me një palë syze që ia hijeshonin fytyrën e tij simpatike.
Mbante një kostum të zi elegant, me këmishë të bardhë
dhe një kravatë me nuancë të kuqe. Iu paraqita dhe i
shpjegova arsyen se pse isha aty. Më pyeti se ku do të
bëhej takimi dhe unë i shpjegova se Reshiti na priste në një kafene aty afër. M’u lut që ajo të mos ishte shumë larg sepse në orën 19.30 do të vinte makina për ta çuar në Pallatin e Brigadave, ku do të shtrohej darka e festës. Kafe “Berlini” ishte fare afër, sapo të merrje kthesën në drejtim të Lanës, në rrugën “Vaso Pasha”. Aty na priste Reshiti, në një tryezë në qoshen juglidore të kafenesë. Në një tryezë tjetër aty afër ishin ulur nja 4 a 5 vetë të cilët, kur hymë ne, e ndaluan bisedën dhe i përqëndruan shikimet drejt nesh në një mënyrë provokuese. Pasi u ulëm, Reshiti më tha se ata ishin punonjës të SHIK ut dhe kishin ardhur aty sapo ai ishte futur brenda. Ia përktheva këtë zotit Hibbert dhe ai na tha, duke vënë buzën në gaz: “Po, mirë, ata le të bëjnë punën e tyre, ne kemi tonën”. Tryezat ishin afër dhe biseda jonë mund të dëgjohej pa vështirësi, sepse nuk kishte as muzikë.
Biseda filloi për dorëshkrimin e Reshitit. Doli se Hiberti nuk e kishte marrë atë. Gazetari Egro e kishte vënë në dijeni, por nuk kishte arritur t’i a jepte, ndonëse kishte kaluar më shumë se një vit që ai e kishte marrë në dorë.
Hibberti e pyeti pastaj Reshitin nëse kishte dijeni për vrasjen e Mustafa Gjinishit. Reshiti kishte qenë në njësinë partizane në malin e Gramës, Dibër, ku ndodhi vrasja. Me këtë njësi kishte qenë edhe Gjinishi me majorin anglez,
Smith. Reshiti i shpjegoi se Gjinishi po udhëtonte kaluar në kalin e majorit Smith; ky i fundit në kalin e Gjinishit. Kur po kalonin buzë një pylli u dëgjuan shkrepje armësh dhe Gjinishi ishte qëlluar për vdekje. Por nuk u mor vesh se kush qëlloi.
Hiberti ndërhyri:
-Po ju, nuk i ndoqët ata që qëlluan?
Reshiti u përgjigj se ishte buzëmbrëmje dhe se ata nuk mund të hynin në errësirën e pyllit.
U duk se ai mbeti i pakënaqur nga përgjigjja, por Reshiti nuk kishte shpjegim tjetër. Biseda vazhdoi me ngjarje të tjera të luftës. Unë mbeta i habitur në çastin kur ai na tha:
-Ju nuk e dini se sa heroike ka qenë Lufta juaj Nacionalçlirimtare. Mirë unë, që isha fëmijë në atë kohë, por Reshiti kishte qenë pjesëmarrës i asaj lufte. Edhe ai nuk e dinte?! Sër Rexhinaldi e vuri re habinë time dhe vazhdoi:
-Ushtria juaj Nacionalçlirimtare, me djem e vajza të reja, veshur keq, mbathur keq, armatosur keq, por me një organizim të admirueshëm, me një ideal të lartë dhe me një disiplinë të rreptë, kishte një vendosmëri të patundur për të luftuar pushtuesin. Kur Brigada I kaloi lumin Shkumbin, për ne u bë krejt e qartë se Nacionalçlirimtarja e kishte të fituar luftën. Unë kam qenë fillimisht pranë Muharrem Bajraktarit. Më pas kam kaluar me partizanët. I kam parë ata edhe në aksion. Unë kam marrë pjesë vetë në betejën e Dibrës. Unë ndërhyra dhe i thashë:
-Por, me sa kam lexuar, Emëri, Meklini dhe Smaili (Amery, MacLeani dhe Smiley) nuk kanë të njëjtën pikëpamje me ju.
-Po, -tha ai, – por Meklini dhe Emëri nuk ndiqnin direktivën e qeverisë sonë, e cila kërkonte sa më shumë forca për të luftuar armikun e përbashkët. Ata u përpoqën më shumë të pengonin fitoren e Nacionalçlirimtares, nga meraku se komunistët që e drejtonin atë mund të vinin në pushtet. Po të ishte për komunizmin, – vazhdoi ai, – ne kishim aleat Bashimkn Sovjetik dhe nuk kishim pse të merreshim me kommunizmin në Shqipëri. Madje, ata nuk mundën ta bëjnë Abaz Kupin të shkrepte edhe një pushkë të vetme kundër gjermanëve. Ballin Kombëtar – jo e jo. Prandaj, më së fundi, qeveria britanike mbështeti Ushtrinë Nacionalçlirimtare, si e vetmja forcë që kishte vendosmërinë dhe konsekuencën të luftonte nazistët. Qeveria jonë iu bashkua mendimit të Emërit dhe Meklinit e Smajlit dy vjet më pas, atëherë, kur pas zgjedhjeve të 1946-ës, u pa se Enver Hoxha po e lidhte Shqipërinë me Bashkimin Sovjetik.
-Por Qeveria juaj i njohu zgjedhjet e 1946-ës si të lira, të drejta e të barabarta, -ndërhyra unë.
-Po, tha ai, kjo është e vërtetë, por prirja për t’u lidhur me Bashkimin Sovjetik ishte e dukshme.
-Domethenë, – ia ktheva unë, – qeveria që doli nga ato zgjedhje ishte një qeveri e ligjshme, apo jo?
-Po, – tha ai, – ishte një qeveri e ligjshme.
-Atëherë, – vazhdova unë, – a është e drejtë që me mjete të paligjshme të përpiqesh të rrëzosh një qeveri të ligjshme? (Unë kisha parasysh që ishte qeveria britanike ajo që organizoi e para dërgimin e grupeve terroriste për të përmbysur pushtetin popullor – siç quhej atëherë – përmes vrasjeve, sabotimeve, intrigave e organizimit të elementëve kundërshtarë të qeverisë. Grupet terroriste që hynin si diversantë në jug të Shqipërisë, stërviteshin në mënyrë sekrete në Maltë nga David Smajli).
Hiberti më nguli sytë dhe qëndroi ashtu pa folur një copë herë të gjatë, që mua m’u duk më shumë se një çerek minute.
-Jo, – tha ai, – kjo nuk ishte e drejtë por, mjerisht, kështu ka ndodhur. Pas kësaj ndërhyri Reshiti. I lavdëroi atij librin “Lufta Nacionalçlirimtare e Shqipërisë – Fitorja e hidhur”. Kur mbaruan lavdërimet për librin, Reshiti iu drejtua Sër Rexhinaldit:
-Ju duhet të shkruani prapë, sepse jeni një njohës shumë i mirë i Luftës sonë Nacionalçlirimtare.
-Jo, – ia ktheu Hiberti, – unë nuk e kam shkruar librin për ju. Librin e kam shkruar për vendin tim, për qeverinë time, për punën që ajo bëri për t’i bashkuar sa më shumë vende e luftëtarë luftës sonë antifashiste. Për këtë qemë dërguar këtu shokët e mi dhe unë. Për luftën tuaj duhet të shkruani ju vetë. Ju keni male me dokumente, ndonëse kam dëgjuar se mjaft prej tyre janë sekretuar (klasifikuar). Në qoftë se ju nuk do t’ia bëni të ditur botës në gjuhët që ajo njeh, ajo periudhë shumë e rëndësishme e historisë suaj do të mbetet në errësirë. Nuk mjafton t’ia bëni të ditur vetvetes. Dhe vazhdoi më tej: -Kam dëgjuar se po dëmtoni monumentet e luftës suaj
Nacionalçlirimtare, madje pllakën e monumentit të Brigadës VI në Përmet e keni thyer.
E pyeta Reshitin nëse ai kishte dijeni për thyerjen e asaj pllake. Ai më tha se nuk dinte gjë për të. Atëherë iu përgjigja Hibertit:
-Për dëmtimin e shumë monumenteve të Luftës Antifashiste Nacionalçlirimtare, jam në dijeni. Disa prej tyre i kam parë edhe vetë gjatë udhëtimeve. Por për këtë pllakën e monumentit të Brigadës Vl, as Reshiti dhe as unë nuk kemi dijeni.
– Ndoshta mund ta verifikoni, – na tha ai.
– Po, – ia ktheva unë, – dhe do t’jua dërgoj fotografinë.
Pastaj ai vijoi me një theksim të veçantë:
– Në qoftë se do të vazhdoni të dëmtoni, të përdhosni dhe të shkatërroni monumentet e Luftës suaj Nacionalçlirimtare, ju nuk e imagjinoni dot se çfarë dëmi do t’i sillni vendit tuaj.
Po afronte ora 19.30. U ngritëm. Ai u përshëndet ngrohtësisht me Reshitin. Unë e shoqërova deri te makina që e priste për ta çuar në Pallatin e Brigadave.
Më mbeti mendja tek ajo pllaka e Brigadës VI. Në klinikën I të kardiologjisë, ku unë punoja atëherë, kishim një mjeke nga Përmeti, dr. Majlinda Çafka, që specializohej në kardiologji. Pas festës së Çlirimit, kur u ktheva në punë, iu luta dr. Majlindës që kur të shkonte në Përmet të më bënte një fotografi të asaj pllake. Në rastin e parë që ajo shkoi me leje, kur u kthye, më solli një fotografi me ngjyra të pllakës. Ajo kishte vërtetë një thyerje. Ishte një thyerje kuptimplotë (!). Kësaj do t’i kthehem në një shkrim tjetër. Por, do të ndalem te veprimet e qeverisë britanike ndaj Shqipërisë gjatë Luftës Antifashiste e pas saj, e për një arsye të veçantë edhe te David Smajli. Kjo lidhet me pyetjen që i bëra Sër Rexhinald Hibertit.
Qeveria britanike pati marrë shumë informacione që dëshmonin se e vetmja forcë që luftonte nazistët dhe që duhej mbështetur tërësisht ishte Ushtria Nacionalçlirimtare. Gjenerali Dejvis (Davis) pati dërguar raportin e tij ku pohonte se kishte dështuar në përpjekjet e tij për t’i bërë ballistët e zogistët të luftonin kundër nazistëve gjermanë dhe të bashkërendonin veprimet e tyre luftarake me Ushtrinë Nacionalçlirimtare. Oficerët e SOE-s, të cilët bashkëpunonin në terren me partizanët kishin dërguar informacione të shumëta për aksionet dhe luftimet e këtyre kundër nazistëve. Ata kishin theksuar gjithashtu edhe nevojën e madhe të partizanëve për armatime e veshëmbathje. Në këto rrethana, qeveria britanike u detyrua t’i jepte mbështetje të plotë vetëm Ushtrisë Nacionalçlirimtare. Për këtë, më vonë, “Musketerët” do të ngrinin akuza kundër eprorëve të tyre, komandës në Bari në Itali dhe qeverisë së tyre se kishin qenë ata që e sollën Enver Hoxhën në pushtet. Kurse Enver Hoxha kishte kërkuar largimin e menjëhershëm të tyre nga Shqipëria, duke kërcënuar se në të kundërtën, ata do të gjykoheshin nga gjyqi partizan si tradhtarë. Dhe, ndonëse pa dëshirë, ata u evakuan me det për në Brindisi, Itali për të mbetur përjetësisht me idenë se qeveria e vet kishte gabuar rëndë, që nuk i kishte dëgjuar propozimet e tyre për të armatosur edhe ballistët e zogistët, pavarësisht se ata nuk shkrepën një pushkë të vetme kundër nazistëve.
David Smaili ishte njëri nga oficerët e SOE-s që hyri në Shqipëri në prill të vitit 1943 nga Greqia me grupin që drejtohej nga majori Billi Meklini. Ata morën kontakte me Frontin Antifashiste Nacionalçlirimtar, me Ballin Kombëtar, dhe me zogistët. Në nëntor të vitit 943, pasi drejtimi i misionit të SOE-s iu
ngarkua gjenerali Davis, Meklini dhe Smajli u evakuan nga Shqipëria. Një vit më vonë, në prill, 1944, Meklini, tashmë i dekoruar me Urdhrin e Shërbimit të Dalluar për veprimtarinë në Shqipëri dhe i graduar nënkolonel, u rikthye në Shqipëri së bashku me kapitenin Julius Emëri dhe majorin David Smajli (grup i ashtuquajtur “Musketerët”). Kësaj radhe grupi kishte misionin të aktivizonte zogistët e Abaz Kupit dhe ballistët në luftë kundër nazistëve gjermanë, me synimin për të bashkërenduar veprimet e tyre luftarake me Frontin Antifashist Nacionalçlirimtar. Të tre “Musketerët” dhanë e morën sa mundën, por nuk ia dolën ta realizonin synimin e qeverisë së tyre, sepse ballistët e Mit’hat Frashërit – jo e jo, por as zogistët e Abaz Kupit nuk kishin ndërmend të ngatërroheshin me pushtuesit nazistë gjermanë. Për të bindur qeverinë e tyre që të mbështeste zogistët, “Musketerët” i raportonin aksionet sabotuese, të organizuara prej vetë Smailit – më i madhi prej të cilëve qe hedhja në erë e Urës së Gjoles (pranë Fushë-Krujës) – si aksione të zogistëve. Por në të vërtetë, edhe zogistët, njëlloj si ballistët nuk luftuan nazistët, po i kthyen armët kundër Ushtrisë Nacionalçlirimtare.
Historiani Roderick Baily, në librin e tij për SOE-t në Shqipëri dhe në Kosovë në kohën e luftës, pas një analize të hollësishme të raporteve të oficerëve të SOE-s, të kujtimeve të shkruara nga disa prej tyre, si edhe në një numër të madh dokumentesh arkivore të liruara nga sekreti (të deklasifikuara) e në shumë burime të tjera, sqaron më mirë se kushdo tjetër se pse qeveria britanike, më në fund, e mbështeti krejtësisht Ushtrinë Nacionalçlirimtare dhe u detyrua të heqë dorë nga mbështetja e ballistëve të Mit’hat Frashërit e sidomos, të zogistëve të Abaz Kupit dhe të nacionalistëve të tjerë.
“Po të kishin pasurnjë kuptim më të mirë për fuqinë e dëshirës së nacionalistëve për të qëndruar asnjanës (neutral), do të kishte qenë e mundur që ato autritete(Shefat e shtabit në Londër dhe Ministria e jashtme- A.K.) të kishin ardhur më herët në njëmendësi (dakordësi) për të mbështetur tërësisht partizanët. Deri në pranverë të 1944-s, situata në Shqipëri ishte shumë konfuze, për të përligjur mbështetjen tërësore të partizanëve. Por, duke filluar nga qershori, oficerët e lartë të SOE-s në Bari [(Bill Harkurti (Bill Harccourt-i), në terren Filip Liku (Philip Leak-u), Alën Palmeri (Alan Palmer-i), Norman Huilëri (Norman Wheeler-i) madje dhe Billi Meklini)], dhe në Londër [(Kolin Gëbinsi (Colin Gubbins-i), David Kesuiku (David Keswick-u), David Tallbot-Rajsi (David Talbot-Ric-i)] ishin të gjithë në një mendje që tashmë partizanët ishin të vetmit shqiptarë të aftë që t’u shkaktonin gjermanëve dëmtime të qenësishme (substantial). Shefat e shtabit në Londër dhe gjenelali Uillson (Wilson) e nënmareshalli i aviacionit Elliot në Itali kishin të njëjtin mendim dhe nuk pushuan së mbështeturi takimet dhe përpjekjet e oficerëve të SOE-s me lëvizjen e Hoxhës. Këta vendimmarrës kyç ishin gjithashtu të vetëdishëm se sa më gjatë
të mbaheshin oficerët e SOE-s te Abaz Kupi, aq më shumë do të zemëroheshin partizanët dhe aq më të tensionuara do të bëheshin marrëdhëniet e Britanisë me ta. Por, pasi tabloja filloi të sqarohej, çështjet mbetën të ndërlikuara për shkak të besimit të kotë të disa diplomatëve britanikë në Londër se Kupi më së fundi mund të luftonte kundër gjermanëve dhe prandaj mund të arrihej njëfarë modus vivendi me partizanët. Pajtimi që shpresonte Forin Ofisi (Foreign Office-i – Ministria e jashtme- A.K.) do të mund të maksimizonte rezistencën dhe të shpëtonte Shqipërinë nga rënia e plotë në luftë civile; ndoshta, kjo mund të shpëtonte vendin nga komunizmi. Vetëm në shtator, Forin Ofisi në Londër pranoi që Kupi nuk do të luftonte dhe se ishte koha që të lejohej komanda e SOE-s të tërhiqte misionin e Meklinit”. (Roderick Bailey. The Special Operations Executives (SOE), and British policy towards wartime resistance in Albania and Kosovo, 1940-1944, p.221. Tezë e paraqitur në Universitetin e Edinburgut për gradën Doktor në Filozofi, vjeshtë 2003)
Por pas luftës qeveria britanike, e pakënaqur nga mosrealizimi i planeve të saj për Shqipërinë dhe nga vendosja e regjimit të demokracisë popullore – siç quhej atëherë – iu vu përpjekjeve për rrëzimin e këtij regjimi dhe për vendosjen në pushtet të atyre që ajo nuk i kishte hequr ga vëmendja që në kohën e luftës. Gjatë luftës interesi parësor i qeverisë britanike ishte luftimi me efektivitet kundër gjermanisë naziste, neutralizimi i sa më shumë forcave të saj dhe mbajtja e tyre larg frontit të aleatëve. Pas luftës asaj nuk i interesonin më ata që i luftuan nazistët sepse ajo tani kishte nisur luftën e ftohtë me kampin socialist ku Shqipëria bënte pjesë. Prandaj ajo nisi veprimet aktive për rrëzimin e qeverisë së ligjshme të Enver Hoxhës. Duke e zëvendësuar atë me njerëzit e saj të Ballit Kombëtar e Legalitetit, qeveria britanike mendonte se e vinte Shqipërinë nën influencën e saj, i shkëpuste kampit socialist një vend me pozitë strategjike në Adriatik dhe forconte pozitat e perëndimit. Nga ana tjetër i pritej një rrugë mbështetjeje e furnizimi edhe komunistëve grekë gjatë luftës civile në Greqi.
Kështu, në vitin1949 ajo ia ngarkoi njërit nga ish ‘Mysketerët’, nënkolonelit David Smajli, tashmë një ekspert i njohur në këtë fushë, organizimin tepër sekret të stërvitjes në Maltë të diversantëve shqiptarë që do të përdoreshin për veprime subversive e terroriste për përmbysjen e qeverisë së ligjshme të Enver Hoxhës. Smajli shkruan se ata: ”Ishin patriotë të ndershëm që vullnetarisht po vinin jetën në rrezik për të çliruar vendin e tyre nga tirania komuniste”. Ata “…u rekrutuan nga gjeneral Abaz Kupi, kryetar i Lëvizjes së Legalitetit, ose nga Abaz Ermenji, Kryetar i Ballit Kombëtar, parti nacionaliste, që megjithëse nuk ishte në favor të Mbretit Zog, u bashkua me zogistët në urrejtjen e përbashkët të komunizmit”. (David Smajli. Vitet Shqiptare ’43-’45. Tiranë, UET Press, 2012, fq 141). “Kishte zona – shkruan Smajli – ku kishte ende rezistencë e ku pasues të Ballit Kombëtar e të Legalitetit vepronin ende. Nëse do të ishte e mundur hyrja në kontakt me këto grupe që vepronin në zonat malore dhe ato të
ndihmoheshin me armë dhe të holla, ndoshta do të ishte e mundur përmbysja e regjimit komunist…Regjimi kishte pak mbështetje nga populli”. (David Smajli, po aty, fq 140). Por, përceptimi i qeverisë britanike dhe i Smajlit e shokëve të tij që e kishin bindur, se me këto mënyra do ta ngrinin popullin shqiptar kundër qeverisë së vet, ishte shumë larg së vërtetës në atë kohë. Operacionet e Smajlit dështuan keqas. Mbi 100 shqiparë naivë u stërvitën në mënyrë sekrete në Maltë dhe në grupe prej 4 deri 6 vetësh u futën në Shqipëri nga deti, me anije peshkimi me ekuipazhe të marinës britanike, për të përfunduar të vrarë nga forcat e mbrojtjes së vendit dhe kush shpëtoi gjallë përfundoi në burg. Vetëm një numër i vogël prej tyre mundi të kthehej gjallë nga kishte ardhur. Kështu David Smajli do të mbetej i dëshpëruar nga dështimi i misionit të vet të pamundur, gjatë të cilit u viktimizuan rreth 100 shqiptarë të stërvitur në shkollën sekrete në Maltë të drejtuar prej tij. Kurse qeveria britanike, atë mision të pamundur të nisur prej saj, do t’ia kalonte amerikanëve, për të dështuar edhe ata përfundimisht në vitin 1953.
David Smajli vdiq në vitin 2009 në moshën 92 vjeç. Gazeta britanike “Telegraph”, Londër, më 9 janar 2009 në nekrologjinë e tij shkruante: “Kolonel David Smajli ishte njëri nga agjentët e fshehtë dhe spiunët më të shquar të Luftës II Botërore, që shërbeu në prapavijat e armikut në Shqipëri, Greqi, Abisini dhe në Tailandën Lindore të pushtuar nga japonezët”. “…Pas lufte ai organizoi operacione sekrete kundër Rusisë dhe aleatëve të saj Shqipërisë dhe Polonisë”.
Ai kreu gjithashtu edhe një numër shërbimesh të tjera të këtij lloji, për të cilat edhe nderohet në vendin e vet.
Por në të vërtetë, siç e ka pohuar eprori dhe miku i tij Billi Meklini, David Smajli i përçmonte shqiptarët. Në shënimet e tij për sjelljet e këqija të britanikëve në Shqipëri, Meklini shkruan kështu:
“Në një rast, kur një partizan kishte ardhur në mëngjes herët në Vendqëndrimin tonë, Smajli i tha atij: -Shporru, bastard! – unë nuk do të pres shqiptarë këtu para se të kem ngrënë mëngjesin”.
Dhe më i keq ende ishte reagimi i tij, kur sollën aty një partizan të plagosur:
“O Zot, filluan të na sjellin edhe të plagosur këtu tani!.. Më e mira gjë që ai mund të bëjë është të vdesë dhe të na shpëtojë nga ushqyerja e tij. Dhe kur partizani i plagosur vdiq ai tha:
Falemnderit gjithësesi, o Zot! Kjo na shpëtoi nga një kosh telashesh.” (BILLY MCLEAN, BOXES AND BRITS BEHAVING BADLY. Https://soetrails.wordpress.com/tag/billy-mclean/)
Ndoshta për “merita” të tilla David Smajli, kur u kthye si triumfator në Shqipëri pas vitit 1990, do të dekorohej nga President i Shqipërisë, me rastin e 50-vjetorit të çlirimit të Atdheut, me dekoratën e lartë “Urdhri i Skënderbeut.(!)
Tashmë, kishin marrë udhë kritere të reja vlerësimi për nderimin e mosnderimin e të huajve, patriotizmin e tradhëtinë, anësinë e asnjanësinë, urtësinë e veprimtarinë kriminale, burrërinë e lajkatarinë, atdhembrojtjen e atdhevrasjen, krenarinë e përulësinë, etj. Dhe, thesit të madh të dekorimeve nga presidentët e Shqipërisë, këtu e mbrapa, do t’i shqyhej gryka.
Te lumte i nderuar prof,dr,Ahmet Kamberi per kete shkrim te jashtezakonshem me te cilin jo vetem mbron me fakte dhe argumenta te verteten historike,por verteton edhe ate se ju keni mbetur nje ATDHETAR i flakte i popullit shqiptar!
Me kaq fakte dhe arsyetime te pa kundershtueshme qe dhate ju,vetem bashkepuntoret me pushtuesit mund t’u kundershtojne,sepse ata nuk mund te poranojne TRADHETINE E MADHE qe i kane bere popullit shqiptar!
LAVDI LUFTES ANTIFASHISTE NACIONAL CLIRIMTARE te udhehequr nga PKSH dhe ENVER HOXHA!
Lavdi legjendarit ENVER HOXHA.
Lavdi LANC.
Lavdi deshmoreve te kombit.
LAVDI LUFTES qe bene shqiptaret dhe Deshmoreve te Atdheut!!! por JO atyre qe pordhosen fitoren e shqiptareve perkrah aleateve fitues …. Kjo dihet si shkoj pas vitit 1946.. ,,, Si puna e demokracise qe u pordhos nga Salehi me banden e tij…
Ja nje artikull dinjitoz qe me fakte evidenton epopene e lavdishme te Luftes N.Cl , me te cilen mund te krenohemi me plot te drejte.
Artikujve te tille o Z. M.Baze beji vend ne gazeten tende e jo ato te mender E.Robellit.
FL ..shume gjera i dime por duhen rikujtuar per brezin e ri..por edhe qe te mos shtremberohet historia ,te mos. rrezikohet paqja,bashkimi,dinjiteti,e drejta ,zhvillimi..shume ngjarje Jane kethyer permbys ,Jane bere vrasesit heronj,perfaqesues te erresires ne zoter teee drites,bashkepunetore te nazifashizmit si luftetare te lirise e panvaresis,e verteta historike e luftes ncl eshte nje siguri per paqen e sotme e te ardhemen ..lavdi partizaneve..perulemi perjete para te reneve per liri vllazeri e drejtesi..
E konsideroj te gabuar dhe djallezore,qe prej 30 vjetesh te konsiderohet shpallja e pavaresise si feste kombetare,ndersa CLIRIMI i Shqiperise te baltoset aq shume sa te quhet pjelle sllave!
Doemos qe urrejtjen ndaj Luftes Antifashiste Nacional Clirimtare e kane ne shpirt ata qe bashkepunuan me pushtuesit,keshtu qe ata nuk mund te pranojne se kane luftuar kunder interesave te popullit shqiptar!
Por cfare eshte 28 nentori 1912?
Ajo quhet sot diota e shpalljes se pavaresise,vetem se u zhvillua nje ceremoni paqesore festive,ku u ftuan te marrin pjese perfaqesues nga te gjithe ish vilajetet shjqiptare te kohes se Perandorise turke,shumica bejlere,agallare etj,qe pasi moren lejen e fuqive europiane dhe te vete Stambollit organizuan ceremonine duke shpallur pavaresine,qe ua dhane te tjeret,pa lufte!
Dhe kjo dite prej 30 vjetesh (per inat te sime vjerre,shkoj e fle me mullixhine) eshte shpallur feste kombetare!
Si mund te gezojne sot shqiptaret per kete feste,kur ne 28 nentor 1912 u shpall pavaresia vetem e nje pjese te vogel te trojeve shqiptare,sepse Europa kurve ia shqeu Shqiperise te gjitha krahinat e tjera duke ua falur fqinjve armiqesore?
28 nentori duhet te ishte DITE ZIE e jo feste,aq me teper per shqiptaret qe mbeten jashte shtetit te vogel te Shqiperise londineze,por e gjitha kjo behet se nuk duan te vleresojne LUFTEN ANTIFASHISTE per faktin qe ajo LUFTE u organizua dhe drejtua nga PKSH dhe Enver Hoxha,qe u be pjese e KOALICIONIT BOTEROR ANTIFASHIST duke fituar mbeshtetjen e fuqive te medha te botes,per me teper qe SHBA dhe Britania e Madhe derguan edhe perfaqesuesit e tyre prane Shtabit te Pergjithshem te Enver Hoxhes!
LUfta Antifashiste ishte pjese e LUFTES SE DYTE BOTERORE,me e pergjakshmja ne tere historine e njerezimit,u be lufte 3-4 vjet rresht,u vrane,plagosen miliona njerez,u shklaterrua e tere Europa,u bashkuan \shteti komunist i BRSS me kapitalistet e SHBA dhe Britanise se Madhe,me qellimin e vetem qe te shfarosej bisha nazi-fashiste,por ballistet dhe zogistet shqiptare,si armiq te eger te popullit shqiptar jo vetem qe nuk u bashkuan me koalicionin boteror antifashist,por bene te kunderten,BASHKEPUNUAN ME PUSHTUESIT duke derdhur gjak shqiptari dhe kete e qwuajne LUFTE CIVILE,sepse UNCL i trajtoi ballistet e zogistet njelloj ARMIQ si pushtuesit!
E pare nga keto bfakte,atehere eshte llogjike,qe 28 nentori te kremtohet si feste zyrtare vetem per shtetasit e Shqiperise,ndersa kurresesi per shqiptaret jashte teritorit te saj,qe duhet ta konsiderojne TRAGJEDI!
Por keta tru shkulur jane aq idiote sa nuk arrijne te kuptojne se duke kerkuar sot “SHQIPERI ETNIKE” ,ne fakt nuk e njohin 28 nentorin,sepse ajo date i shkeputi ata nga dheu i nenes dhe i babes duke ua shqyer familjet ne 4 shtetet armike te perjeteshme te shqiptareve!
Pra edhe gezon te ashtuquajturen pavaresi(pra shqyerjen qe na beri Europa kurve) dhe nga ana tjeter kerkon “Shqiperine etnike”!
Ndersa 29 nentori eshte DITA E CLIRIMIT TE SHQIPERISE,qe eshte dhe perfundimi dhe simboli i nje LUFTE ANTIFASHISTE,qe e NDERON PER JETE KOMBIN SHQIPTAR QE DHA KONTRIBUTIN E VET MODEST NE SHFAROSJEN E BISHES NAZI_FASHISTE!
Nuk ishte nje lufte kacakesh,por nje lufte qe pati nje organizim te pa pare deri atehere nga te gjitha luftrat qe kane bere shqiptaret ne mijra vjet!
Dhe kjo LUFTE ANTIFASHISTE duhet te nderohet perjete nga te gjithe shqiptaret dhe nuk ka asnje lidhje me cfare ndodhi pas 29 nentorit 1944!
Eshte aq e vertete kjo,sa edhe fakti,qe ne Luften e Dyte Boterore bashkepunuan me Bashkimin Sovjetik komunisdt edhe SHBA dhe Britania e Madhe kapitaliste dhe askush nuk ka thene se keto shtete kapitaliste paskan ndihmuar ne fitoren e komunizmit ne Bashkimin Sovjetik!
RROFTE 29 NENTORI,FESTA KOMBETARE E SHQIPERISE!
Lufta Nac.-Cl. eshte pa dyshim epopeja me lavdishme e popullit shqiptar, pas asaj te Gjergj Kastriotit 500 vjet me pare. Kete e thone jo vetem autore shqiptare, por edhe shume te huaj, qe kane qene prezent ne ate periudhe, ne Shqiperi. P.sh. ka shume italiane qe kane shkruar libra per ate kohe, sepse i kane perjetuar ne vete te pare ngjarjet per te cilat flasin. Keta italiane nuk kane qene as komuniste dhe as simpatizante te qeverise komuniste shqiptare te vendosur pas luftes. Shkruajne per partizanet gati me superlativa per heroizmin e tyre, patriotizmin, per shpirtin e sakrifices, ndoshta i kalojne edhe hymnizimet qe i beheshin atyre nga shkrimtaret shqiptare te periudhes moniste.
Kush kerkon te hedhe balte mbi kete periudhe heroike te popullit shqiptar, eshte, ne rastin me te mire, nje cope halabak ordiner.
E dime sa heroike ka qene. Vrau shqiptari shqiptarin. Sepse ne krye te luftes nacional clirimtare ishin serbet. Koqe.
shume miree the. vrau fitimtari tradhtarin bthqr, me emrin ballist
NESE SHQIPERIA NUK DO TE ZHVILLONTE LUFTEN ANTIFASHISTE E ANTINAZISTE (siç e kreu realisht dhe per fat te mire kjo..), SHQIPERIA NUK DO TE RRESHTOHEJ NE NJE ALEANCE POLITIKE ME TRE ALEATET E MEDHENJ DHE KESHTUQE TERRITORI I SAJ REALISHT DO TE COPTOHEJ: SHTETI GREK (Mbreteria Greke) E KISHTE VENDOSUR LIGHIJ E LUFTES ME SHQIPERINE NE 1941, DHE FILL PAS 1944-45, ATHINA BERI CMOS QE TE ANEKSONTE JUGUN E SHQIPERISE DERI NE VLORE, KUCOVE E POGRADEC: VIHEJ NE DYSHIM EKZISTENCA E SHQIPERISE SI SHTET !!!!!!
ME LUFTEN ANTIFASHISTE NACIONAL-CLIRIMTARE QE BERI SHQIPERIA, U RIVENDOS I SIGURTE Teresia Territoriale e Shtetit Shqiptar!!
E KUPTON KETE APO JO?
NESE NUK E KUPTON ATEHERE koqja JE TI, SEPSE ARSYETON SI TRADHETAR, ARSYETON SI nje cope gdhe-je, ARSYETON ME TRU TRASHANIKU !!!
Shko e kulturohu SEPSE KAFSHE E DENJE PER T’U MBAJTUR ENDE BRENDA NE NDONJE STALLE !!!