Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë: Si përfunduan të burgosur, ose të dënuar me vdekje

30 Nëntor 2021, 11:29Dossier TEMA

Nënshkrues të Aktit të Pavarësisë së shtetit shqiptar ishin 40 persona, ata që u gjendën në Vlorë më 28 nëntor 1912. Qëndrimi i regjimit komunist për pjesën më të madhe të familjeve ishte negativ. Në mungesë të shumicës, hakmarrja ra mbi trashëgimtarët e tyre. Për “fatin” e mirë të tyre, shumica e firmëtarëve vdiq para vitit 1945. Lista kronologjike është si vijon:

1-Veli Harçi (1850-1914)

2-Dom Nikollë Kaçorri (1862-1917)

3-Bab Dud Karbunara (1842-1917)

4-Murad Toptani (1867-1918)

5-Ismail Qemal Vlora (1844-1919)

6-Xhelal Koprencka (1876-1919)

7-Pandeli Cale (1879-1923)

8-Luigj Gurakuqi (1879-1925)

9-Elmas Boce (1850-1925)

10-Sali Gjuka (1876-1925)

11-Abas Dilaver (Çelkupa) (1850 – 1926)

12-Iljaz  Vrioni (1882-1932)

13-Dhimitër Tutulani (1875-1937)

14-Vehbi  Dibra Agolli (1867-1937)

15-Myrteza Ali Struga (Dibra) (1876-1937)

16-Zyhdi Ohri (1872-1938)

17-Hajredin Cakrani (1860-1940)

18-Nuri Sojliu (1870-1940)

19-Abdi Toptani (1864-1942)

20-Xhemal Deliallisi (1880-1941)

21-Nebi  Sefa (1861-1942)

22-Ymer Deliallisi (1873-1944)

23-Dhimitër Mborja Emanoil (1884-1945)

24-Dimitër Zografi (1878-1945)

25-Thanas Floqi (1884-1945)

Vdiqën pas vitit 1945:

1-Jani Minga (1872-1947)

2-Mit’hat Frashëri (1880-1949), jashtë Shqipërisë

3-Qemal Karaosmani (1875-1949)

4-Aristidh Ruçi (1875-1950)

5-Spiridon Ilo (1876-1950)

6-Mustafa Merlika Kruja (1887-1958) jashtë Shqipërisë

7-Rexhep Mitrovica (1888-1960) jashtë Shqipërisë

8-Dhimitër Berati (1888-1970) jashtë Shqipërisë

9-Qemal Mullaj (1881-1966)

U dënuan me vdekje:

1-Bedri Pejani (1885-1946)

Nënshkroi në dokument “Bedri Pejan”. U arrestua në Shkodër dhe u dërgua 1.7.1945 në Pejë. Atje u dënua me vdekje. Vdiq para se të ekzekutohej.

2-Lef Nosi (1873-1946)

Nënshkroi në dokument “Lef Nosi”. U arrestua më 8.8.1945 nga forcat komuniste në Tiranë.

U përfshi në një proces së bashku me At Anton Harapin dhe Maliq Bushatin. Gjyqi ndaj tyre u zhvillua në Tiranë më 1 – 12 shkurt 1946. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.24, datë 12.2.1946, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me vdekje për aktivitetin si regjent në vitet 1943-1944.

U la në fuqi me vendimin nr.9, datë 14.2.1946 të Gjykatës së Lartë Ushtarake. U pushkatua në Tiranë më 20.2.1946.

U dënuan me burgim:

1-Qazim Kokoshi (1882-1947)

Nënshkroi në dokument “Qazim Kokoshi”. U arrestua më 19.3.1946. Ndaj tij u zhvillua një proces i parregullt gjyqësor, të cilit i mungon dispozitivi. Gjykata Ushtarake Vlorë, me vendimin nr.64, datë 23.7.1946, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me burgim. Nuk reziston gjatë dhe vdes në burgun e Vlorës në vitin 1947.

2-Shefqet Daiu (1882-1946)

Nënshkroi “Shefqet Daji”. U arrestuar me 16.2.1945 ai akuzohej për lidhje të ngushta me Ballin Kombëtar. Këshilli Gjyqësor, pranë Komandës së Qarkut Elbasan, me vendimin nr.63, datë 27.6.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 30 vjet burgim. Përpara gjykatës me kërkesën e avokatit mbrojtës, i pandehuri deklaroi: “Në vitin 1912 kam qenë delegat i Elbasanit në kuvendin e Vlorës, madje kam nënshkruar aktin e pavarësisë. Në kohën e pushtimit turk unë, duke lënë karrierën në fushën e drejtësisë, jam bërë mësues i thjeshtë për t’i mësuar shqiptarëve gjuhën shqipe, duke shërbyer në Dibër”. Vdes në burg në vitin 1946.

3-Zihni Abas Kanina Hamzaraj (1885-1957)

Nënshkroi në dokument “Zihni Abbas Kanina”. U zgjodh drejtor i përgjithshëm në ministrinë e Punëve të Jashtme. Me fillimin e Luftës së Dytë Botërore, Kanina u bë pjesë e Ballit Kombëtar, përkrah Mit’hat Frashërit. Në vitin 1951 u arrestua dhe u burgos. Nuk ka të dhëna rreth dënimit të tij.

4-Ferit Vokopola (1887-1967)

Nënshkroi në dokument me emrin e plotë të tij. U arrestua më 20.2.1945. Gjykata Ushtarake Tiranë, me vendimin nr.166, datë 11.8.1945, e deklaroi fajtor dhe e dënoi me 2 vjet burgim. Lirohet më 19 shtator 1947.(Kujto.al)

10 komente në “Fati tragjik i firmëtarëve të Pavarësisë: Si përfunduan të burgosur, ose të dënuar me vdekje”

  1. qe te kuptosh says:

    Te gjithe KOLABORACIONISTET e fashizmit moren denimin e merituar! Nuk ka piken e rendesise nese ishin “firmetare” apo jo, nese ishin katunare apo jo, nese ishin hajdute apo jo, nese ishin shkrimtare apo jo, nese ishin pallcare apo jo, nese ishin kengetare apo jo …. Ata ishin KOLABORACIONISTE TE FASHIZMIT dhe moren denimin e merituar!!!!

    1. Matrapiku says:

      “nuk e kuptova”
      Per Camet colaboracionist (ky fakt u njof dhe nga qeveria Komuniste Shqiptare), perse quhet genocid dhe Jo nje denim i merituar ???
      .
      Greku thjesh “i deboj” kurse Ju Arnauta i masakruat Shqiptaret, Camit Teme Sejkos, pasi e mbytet me litar ne xhipin e Sigurimit, i ngulen kazmen ne koke dhe e groposen pa nje varr te rregullt njerezor.
      .
      Te njejtin fat paten dhe Camet e tjere si Taho Sejko, Avdul Resuli, Haxhi Bilali, Hajri Mane, Ali Xhelo Arapi, … pa harruar dhe burgimet e mijra Camve te tjerë nga rregjimi Komunist.

      1. qe te kuptosh says:

        GOMAR Matratiktak! Ka patur edhe came kolaboracioniste ashtu sic ka patur edhe shqiptare te tjere kolaboracioniste, madje madje ka patur shume e me shume greke kolaboracioniste (vetem formacionet ushtarake profashiste greke Taxmata Asfalias numeronin 25 mije vete). Kuptove o kokpatate!? Por popullsi te tera me mijra e mijra, me gra e femije, qe te quhen kolaboracioniste, kane shpikur vetem pisoglendat e tu, andej nga Graqia!
        Kuptove o deficent Matrataktuk!?

    2. Shmil ARBNESHI says:

      NUK do KUPTOSH KURRË!
      POS PARULLAVE, DEBIL DEBILI -nga dera e madhe e SHPIRT´KATRANËVE
      FASHIZMI, krahasuar me komunizmin stalinist, është humanizëm.
      Sadistë, mos e qelbni botën!

      Merrni udhën për KORE…mbi meridianin….

      1. u dhime duke qare says:

        Analfabet Shmil, shko mbaro shkollen fillore, mjaft ngele ne xhami o teveqel!

  2. A ka ma plehra se tru shperlaret , po ta vini re duket se komentojne shume triu bunkere , por ne te vertete keta tru pjerdhur nderrojne shpesh emrin ne koment vetem gjoja te duken sa ma shume siç ben ku tru pjerdhuri ma siper ….. fare e keqe , jashteqitja e kombit ….

  3. Korabi says:

    Edhe. kolaboracionistve.komuniste kelyshve. te. kurves sllavoruse. ua. qii nenna me. kallam se ketij komentusit ketu lart

  4. Te dogji shoku shef i sigurimit fame keq i koleres komuniste , nena e grate ju jane Q…r juve nga ish koleget tuaj te pa bese mbasi ju ishit me sherbim , e ne fushime , por nevojitej te dergonit rrogen te gruaja me keta shoket e sigurimit fame keq …. nderrove perseri emer jashteqitje e kombit …..

    1. informacion says:

      KOLABORACIONISTE E FASHIZMIT

      Harry Fulc (shefi i Zyres per Shqiperine,i Sherbimit te Inteligjences Amerikane gjate Luftes), në raportin që i dërgon Uashingtonit në shtator 1944 shkruan: “…duke qenë tepër feudalë në pikëpamjet e tyre, i përziejnë ato me metodat fashiste dhe nazizmin gjerman…Këto gërshetohen mirë, prandaj nuk është e rastit që anëtarët e një grupi të tillë përkrahën planet fashiste, duke krijuar një truall të përbashkët me nazistët gjermanë, ata nuk i besojnë popullit të tyre me pretekstin se është injorant dhe primitiv, ndërsa në të njëjtën kohë adaptojnë masa të cilat e mbajnë në kushte injorance, varfërie dhe primitiviteti…Ata preferojnë që njerëzit të jenë të nënshtruar…ata nuk kanë hezituar dhe nuk hezitojnë të përdorin mjetet më vicioze dhe më të ashpra për ta mbajtur popullin në kushtet e nënshtrimit dhe frikës.
      Anëtarët e këtij grupi me pozita shtetërore, nuk kanë hezituar t’i venë emrin komuniste, çdo shfaqjeje të pakënaqësisë, apo çdo shprehjeje të dëshirës për kushte më të mira. Elementë të këtij grupi janë:
      1.Bejlerët, pronarët e mëdhenj të tokave në Shqipërinë e mesme dhe të jugut:
      Vërlacët, Vlorat, Libohovat, Vrionët etj.
      2.Bajraktarët, dhe kapedanët mysliman të Matit, Dibrës, Lumës:
      Dinet, Elezët.
      3.Katolikët fashistë të Mirditës, Shkodrës, Dukagjinit:
      Markagjonajt, Krujat,Bushatët, Çobat, Harapët.
      4.Elementët ballistë, shumica e të cilëve, ka dalë nga grupet e mësipërme si dhe shtresa e bejlerëve të mesëm e të vegjël, kasta e oficerëve profesionistë të ushtrisë dhe xhandërmarisë, zyrtarët profesionistë dhe tregtarët e pasur, doktorët dhe gjykatësit e privilegjuar, me ndonjë përjashtim të vogël shumica janë me prirje nazifashiste dhe përfaqësojnë interesat thelbësore më antidemokratike të vendit”.
      (Dokumenti original në arkivin e DASH: A. M 1211/16/875.01/9-2244)
      Cfare ndodhi ne Evrope pas renies se fashizmit (dhe s’kishte pse ne Shqiperi te ndodhte ndryshe) :
      “…Sipas të dhënave të vendeve të ndryshme, në periudhën 1945-1955 në Europë janë zhvilluar 13607 procese gjyqësore kundër Kolaboracionisteve. Vendi që ka vuajtur më së shumti nga kolaboracionizmi ka qenë Franca, prandaj aty edhe qëndrimet ndaj tyre e dënimet kanë qenë radikale. Për të vendosur mbi baza ligjore dënimin e tyre, Asambleja Konsultative e Francës, në gusht-shtator 1944, aprovoi dy ligje për dënimin e atyre që “i kishin dhënë ndihmë Gjermanisë dhe aleatëve të tyre, që kishin dëmtuar unitetin kombëtar, të drejtat dhe barazinë e shtetaseve francezë”.
      Sipas të dhënave zyrtare, në Francë u zhvilluan procese gjyqësore ndaj 170 mijë kolaboracionistëve, ku 120 mijë vetë u dënuan, nga të cilët, 4785 vetë me vdekje. Vetëm 4 muajt e parë, mbas çlirimit të Parisit, janë dënuar me vdekje 6763 vetë nga të cilët 1500 prej tyre janë ekzekutuar menjëherë… Sipas shifrave që japin studiues të ndryshëm, në Francë janë ekzekutuar me gjyqe të rregullta, gjyqe të shpejtuara ose pa gjyqe, 20-30 mijë kolaboracionistë”.
      “Statistikat flasin qartë për urrejtjen dhe qëndrime të pafalshme ndaj kolaboracionistëve në Norvegji, Belgjikë dhe Holandë. Kështu në qoftë se në Francë janë dënuar 12 vetë ndër 10 mijë banorë, në këto vende janë dënuar nga 40 deri në 64 vetë për 10 mijë banorë. Tepër të prerë e kategorikë kanë qenë holandezët ndaj kolaboracionistëve. Qeveria Holandeze që ndodhej në Londër prej disa vitesh, kishte filluar përgatitjet për “spastrimin e madh” Që në Londër ajo kishte bërë ndryshimet e duhura në Kodin Penal. Për këtë qëllim ishte ndryshuar dhe përfshirë në kodin e ri dënimi me vdekje për tradhtarët e atdheut…
      Norvegjia konsiderohet vendi ku kolaboracionistët janë dënuar më rëndë se kudo në Europë. Megjithëse një vend me popullsi prej rreth 3.3 milionë banorë, në Norvegji u akuzuan për kolaboracionizëm 92 mijë vetë, u nxorën para gjykatave 46 mijë kolaboracionistë, nga të cilët 37150 vetë u dënuan me afate të ndryshme burgimi, ndërsa 60 vetë u dënuan me vdekje (kryeministri Kuisling u dënua me vdekje dhe u ekzekutua në sy të turmave që kërkonin me ngulm ta shihnin me sytë e tyre vdekjen e tij).
      Viktima të urrejtjes popullore u bënë edhe 50 mijë vajza e gra që kishin pas marrëdhënie intime me oficerë apo ushtarë gjermanë, 14 mijë prej të cilave kishin lindur fëmijë nga këto marrëdhënie. Ato u arrestuan dhe 5 mijë prej tyre u dërguan nëpër kampe përqendrimi…
      Në Danimarkë menjëherë mbas çlirimit u arrestuan 20 mijë vetë të akuzuar për kolaboracionizëm. Më 1 qershor 1945 parlamenti danez, ratifikoi një ligj të ri që parashikonte dënime të rënda për bashkëpunëtorët e pushtuesve. Para gjyqit dolën dhe u dënuan 15742 vetë, nga të cilët 3641 vetë me mbi 4 vite burgim, 62 vetë me burgim të përjetshëm dhe 78 vetë me vdekje.
      Në Belgjikë kolaboracionistët u ligjëruan ‘me shtetësi të humbur’, madje u vu në përdorim një term i ri, “joshtetas” (pa shtetësi). Para gjykatave u nxorën 57 mijë vetë, nga të cilët u dënuan 23584 vetë për “kolaboracionizëm politik”, 31831 vetë për “ndihmë ushtarake” pushtuesve, ndërsa 20652 personave ju hoqën të drejtat civile. 42 vetë u dënuan me vdekje, disa prej tyre u ekzekutuan në prani të turmave. Rreth 2 mijë vetë u dënuan me burgim të përjetshëm, ndërsa rreth 5 mijë vetë u dënuan me nga 10 deri në 20 vjet. Tërheq vëmendjen një fakt interesant. Për disa vite mbas lufte, çdo belg që donte të zinte një vend pune, ka qenë i detyruar të merrte një çertifikatë garancie politike, ku kryesorja ishte qëndrimi i tij gjatë luftës…
      Në Luksemburgun e vogël, janë dënuar për kolaboracionizëm rreth 10 mijë vetë, nga të cilët 12 prej tyre me vdekje.
      Tepër ashpër u sollën me kolaboracionistët në Çekosllovaki, madje ekzekutimi i tyre kishte filluar pa mbaruar lufta… Gjatë dëbimit të tyre nga Çekosllovakia, në vitet 1945-1947, janë vrarë 20 – 30 mijë vetë, por numri më i madh i tyre janë eliminuar, ditët e para mbas largimit të pushtuesve gjermanë, apo siç është quajtur, gjatë “dëbimit të egër”.
      Në Austri u shpallën 130 mijë vetë në kërkim, nga të cilët 23 mijë iu nënshtruan proceseve gjyqësore, ku u dënuan 13.600 vetë, ndër të cilët 43 vetë me vdekje…”

  5. PATRONAZHISTI says:

    Ne komente pa vlere dhe shani si njerez ordiner.Kolaboracionistet ne vitet pas luftes se dyte boterore u denuan kudo.Fatkeqesia ne Shqiperi ishte se ato vazhduan.Ketu mbeti armik gjyshi qe ishte fajtor,i biri ne pune te tij dhe nipi i porsa lindur.Ne diktaturen tone u zbatua “Inkujzicioni katolik i Spanjes”,per denime ne shtate breza.

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje