Zv.drejtori i Institutit të Shëndetit Publik, Dritan Ulqinaku thotë se varianti “Omicron” i COVID-19 mund të nxjerrë jashtë loje vaksinat ekzistuese kundër virusit.
Mjeku epidemiolog u shpreh gjatë emisionit “Now” se është ende herët pasi nuk dihet se si d të reagojë dhe nëse do të mund të përhapet masivisht përtej Afrikës Jugore.
“Varianti “Delta” nuk kishte shumë ndryshime të mëdha dhe pritej që vaksina të reagonte mirë ashtu edhe trajtimi që përdorej për COVID-19. Padiskutim që efikasiteti i vaksinës nuk ishte në ato shifra që pritej, por në rastin e Omicron vaksina mund të dalë jashtë loje.
Ekziston mundësia që vaksina të mos jetë efikase. Por jemi shumë shpejt për të bërë një parashikim dhe ndoshta natyra bën që ky virus të eliminohet dhe pas dy javësh mund të mos jetë fare në qarkullim”, deklaroi Ulqinaku.
Këtë ide e mbështeti dhe mjeku Ilir Alimehmeti, i cili tha se me variantin “Beta” dhe variantin brazilian ndodhi që nuk gjetën shumë terren dhe Evropë.
“Të gjitha variantët që kanë ardhur nga hemisfera jugore nuk janë bërë dot dominant në hemisferën jugore pavarësisht se kanë qenë variante shumë shqetësuese. Duhet të presim”, tha ai.
Po flasin shkencetaret shqiptare! Keta punojne nate dite mbi mikroskope dhe bejne analiza mikrobiologjike… dhe pas nje pune dyvjecare po sjellin perpara publikut konkluzionet e tyre te fundit. E ndersa lexoj keto intervistat e tyre, me vjen ne mend nje pyetje per ta; pikerisht ate me te zakonshmen qe u ben bashkeshortja kur kthehen nga puna ne shtepi: A ke bo noi lek sot?
Rilindja ka te njejtin avaz . Ju kujtohet para nje viti si ziente kazani qeveritar se vaksinat nuk do te jene zgjidhje ? Megjithate ne e kemi shpetimin . Kemi kujdesin atnor te naltmadhnise . E cfare do te kishim bere ne pa kete kujdes ?
K
Lun Shqiperia qè tè ka
Nga I di ku mjeku?
Keto qe thot ky jane opinione