Lideri i “no vax” shërohet nga Covid dhe ndryshon mendim: Vaksinat shpëtojnë jetë

1 Dhjetor 2021, 12:34Bota TEMA

Dikur ishte një ndër zërat më kritikë kundër vaksinave të koronavirusit, por pasi u infektua ndryshoi totalisht mendim.

Kjo është historia e liderit të lëvizjes “no vax” në Veneto, Lorenzo Damiano i cili ka një “vizion të ri për botën” pasi kaloi 1 javë i shtruar në terapinë intensive me oksigjen në spitalin “Vittorio Veneto”.

“I them po vaksinës sepse shpëton jetë”, shprehet 56-vjeçari për “il Gazzettino”, ndërsa për pasaportën e gjelbër ka ende disa kritika dhe shton se duhet të përshtatet në varësi të situatës pandemike.

“Ndonjëherë duhet të kalosh vështirësi për të kuptuar se si funksionojnë gjërat”, konfirmon lideri i lëvizjes “Norimberga 2”, nën siglën e të cilës kandidoi për kryebashkiak të Coneglianos.

Damiano, i cili më herët shprehej se virusi ishte një sajesë, kishte marrë pjesë në shumë grumbullime kundër pasaportës së vaksinimit.

Në aktivitetin e tij kundër vaksinave, ai kishte qëndrime të përziera kundër sistemit, duke bërë thirrje për një “Nurnberg 2”, ndaj promotorëve të vaksinimit me parullat e zakonshme kundër “diktaturës shëndetësore”.

3 komente në “Lideri i “no vax” shërohet nga Covid dhe ndryshon mendim: Vaksinat shpëtojnë jetë”

  1. anticensurë ??? says:

    ka njerëz që nuk e besojnë atë që e ka provuar se të dhëmb byçka kur ulesh në presh!!
    prandaj e provojnë dhe fillojnë e ulërasin!!
    dhe ky lali duhej ta provonte patjetër preshin që të thotë se ” të dhimka me të vërtetë”!!
    por ka dhe më keq,pasi shtrëngojnë dhëmbët e u dalin lotë nga sytë,prej preshit!?
    për tu treguar burra thonë”jo mër,nuk dhem fare”!!
    e përfytyrojeni se sa burra mbeten,pasi hanë preshin!!

  2. Sara says:

    sa hajvane sic ka qene ky ka ketu… ja mer “avokatin e modh” Altin Goxhajn p.sh.

  3. visar says:

    Per keta idjot nuk duhet me i harxhu ilacet ti lene te mjekohen vete qe te shkojne ne ferr…

Lini një Përgjigje

Adresa juaj email nuk do të bëhet publike. Fushat e domosdoshme shënohen *

Lini një Përgjigje