Të gjitha vaksinat mRNA janë efektive dhe ofrojnë mbrojtje të konsiderueshme, por Moderna është më efektive se Pfizer / BioNTech, sipas një krahasimi rreth efektivitetit të tyre. Krahasimi u bazua në një analizë të të dhënave elektronike mjekësore të gati 450,000 personave që ishin vaksinuar me të dyja vaksinat.
Sipas studimit, vaksina Moderna ul me 21 % më shumë rrezikun e infeksionit dhe me 41% rrezikun e shtrimit në spital në krahasim me Pfizer/BioNTech.
“Të dyja vaksinat janë efektive. “Por pavarësisht se cili lloj mbizotëronte – fillimisht Alfa dhe më pas Delta, Moderna ishte pak më efektive,” tha Juan Kazas, një profesor i asociuar në Shkollën Mjekësore të Harvardit dhe Spitalin Brigham & Women’s në Boston, raporton abcnews.al.
Efektiviteti u krahasua në bazë të pesë treguesve: rastet me Covid-19, rastet simptomatike, shtrimet në spital, shtrimet në ICU dhe vdekjet nga Covid-19.
Krahasimi u bë fillimisht te 219,842 veteranë të ushtrisë amerikane që ishin vaksinuar me Pfizer midis janarit dhe majit 2021 dhe po aq të tjerë që ishin vaksinuar me Moderna. Në 24 javët e ardhshme pas vaksinimit (në një kohë kur varianti alfa ishte i përhapur), rreziku i infeksionit me koronavirus u vlerësua në 4.52 raste për 1000 njerëz të vaksinuar me Moderna kundrejt 5.75 për 1000 me Pfizer.
Gjithashtu, krahasuar me të vaksinuarit me Moderna, të vaksinuarit me Pfizer kanë zhvilluar më shumë simptoma (0.44 për 1000 persona), shtrime në spital (0.55/1000), shtrime në ICU (0.10/1000) dhe vdekje ( 0,02 / 1000).
Rreziku më i ulët pas vaksinës Moderna u konfirmua për një periudhë më të gjatë kohore (korrik-shtator 2021), kur varianti Delta ishte tashmë i përhapur. Në këtë krahasim, rreziku për t’u diagnostikuar me Covid-19 gjatë 12 javëve pas vaksinimit ishte 6.54 raste për 1000 perona me Pfizer në krahasim me Moderna.
“Duke pasur parasysh efikasitetin e lartë të vaksinave Moderna dhe Pfizer, është e rekomandueshme që të gjithë të vaksinohemi me njërën nga vaksinat”, tha Dickerman.
Por megjithatë, nevojitet një vlerësim i mëtejshëm i efikasitetit dhe sigurisë të dy vaksinave mRNA.
Kur jane kaq shume efektive , pse duhet te besh nje buster cdo 6 muaj , per gjithe jeten?
Ku qenka efektiviteti ketu.
I vetmi efektivitet jane te ardhurat e Pfizerit qe jane 24 bilione dollare vetem ne 3 muajt e fundit.
Eshte thjesht biznes. Ne paguajme taksa , me taksat tona blihen vaksina qe ti bejme me detyrim dhe nuk e dime ca efekti keto vaksina kane per nje kohe te gjate, por dime qe shkaktojne tromboze, atak ne zemer, hemorragji , vdekje etj etj.
Per moshat nen 50 vjec , me shume kane vdekur nga vaksinat se sa nga corona virusi.
Ka disa shkencetare qe shpjegojne vdekjen e sportistave me shpejtesine e qarkullimit te gjakut ne zemren e sportistit.
Kjo do te thote qe shume sportiste po vdesin ne fushe dhe po te besh nje llogari te thjeshte. nje sportist vdes pas nje muaj os 2 muaj pas vaksines se dyte, ne mund te themi se njerezit qe nuk bejne sport mund te vdesin pas 2 shumezim 10 qe jep 20 muaj. sepse gjaku i nje sportisti rrjedh 10 here me shpejt ne zemer. pra sic e kane thene , pas 2 vjetesh do fillojne ataket ne zemer ne mase. Mjere ne … do na fshijne si komb, do mbeten vetem ata qe nuk e kane bere vaksinen dhe kane rezistuar me fort. Por edhe ata do e kene te veshtire se do i gjemoje ushtria e vdekjes qe po behet gati te hyje ne veprim per te eliminuar ata qe do shpetojne.
“per moshat nen 50 vjec, kane vdekur me shume nga vaksinat se sa nga virusi” ????!!!!?
Je i papam !!?? Je njish….koke shkence je!
Mos e bej o daku!! Ishalla nuk vaksinohet edhe 80% e popullsise ne shqiperi, se me ate rast nga 2022 do rriten te ardhurat per fryme ne shqiperi .
Meqe virusi, sipas parashikimeve po edhe sipas FAKTEVE, do te qarkulloje gjate ne bote, do rivendoset levizja e lire sic ishte para covidit.
Sa te fillojne prap hyrje daljet ne shqiperi, do shkojne fatalitetet ne maje!!
Deri tani shqiperine e ka ndihmuar, periudha e veres, ato pak vaksinime dhe kufizimet e levizjeve ne dimer.
Edhe afrika doli popull me i pergjegjshem se ne!!